-
VIDEO
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi “Prrenjas-Pogradec”! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike
- Reshjet e dëborës kanë sjellë disa probleme në disa qytete të Qarkut të Elbasanit, si zona e Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit, ndërsa në qytetin e Elbasanit bora ka zbardhur Funarin dhe Gjinarin.
Në Bashkinë Librazhd, në njësinë administrative Stebleve dhe zona e Fushë Studen, niveli i dëborës ka arritur në disa centimatra duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.
Aksi Prrenjas-Pogradec është i bllokuar, duke bërë që makinat të mos kenë mundësi lëvizjeje. Nga ana tjetër, pas disa minutave bllokim, është bërë i mundur qarkullimi në Qafë-Thanë, ku kalimi po bëhet me zinxhirë dhe me kujdes nga automjetet.
Në disa fshatra të Qarkut Elbasan mungon energjia elektrike ndërsa grupet e OSHEE janë në terren. Gjithashtu dhe borëpastrueset ndodhen në terren për pastruar rrugët nga dëbora.
-
VIDEO
“T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran partisë që të përdorin ty si ‘top balte’, se kërkoja dorëheqjen e Berishës
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet një prej qytetarëve që komentoi për foton e tre dekadave më parë, kur u dhunua barbarisht me leva në rrugë nga njerëzit e Berishës. Teksa e këshillon që të mos përdoret dhe të jetë dinjitoz. Kreu i qeverisë: 'Katran partia' të ka bërë lavazh truri se unë jam drogaxhi! Ja si u dhunova dhe pse
-
VIDEO
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Bypass-Qafë Murrizë i pakalueshëm,
Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Ka rrugë të bllokuara, ndërsa meteorologët paralajmërojnë përmirësim të motit duke filluar nga nesër.
-
VIDEO
Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni
Në Fier e Elbasan erdhën në jetë më pak bebe gjatë vitit 2024. Kjo, ndikuar nga emigracioni, lëvizjet e popullsisë dhe zgjedhja e nënave të reja. Në Fier sidomos kushtet janë të këqija, detyron nënat e reja të lindin në Tiranë. Drejtoresha pranon se materniteti s’ka as tualete të mjaftueshme.
-
VIDEO
Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas, gjendja e tij mbetet kritike
Pas më shumë se dy javësh në gjendje të rëndë shëndetësore, e pasi iu nënshtrua një operacioni ditën e premte në Athinë, Kryepeshkopi Anastas vijon në gjendje kritike
-
VIDEO
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
21 deputetë kanë munguar në 84 ditë nga punimet e Kuvendit gjatë muajit dhjetor. Për këtë arsye, atyre ju janë mbajtur lekët nga paga me shumën totale të 8 600 eurove. Deputetët që mbajnë rekorde për neglizhimin e përgjegjësive janë ata që vijnë nga fusha e biznesit, Tatjana Piro, Agron Çela dhe Agron Shehaj.
-
VIDEO
Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore
Si në shumë qytete dhe zona të Shqipërisë, reshjet intensive të dëborës kanë zënë në befasi edhe shoferët në Dibër, veçanërisht ata që kanë përshkuar Qafën e Ulzës.
Mungesa e zinxhirevë dhe gomave dimërore, ka bërë që shumë prej tyre të bllokohen në këtë zonë.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se automjete të shumta janë bllokuar në Qafën e Ulzës për të paktën 1 orë e gjysmë.
Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.
Sa i perkët furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kw ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.
-
VIDEO
SPAK arreston Kreshnik Farrukun: Nga Durrësi organizatonte pritjen dhe magazinimin e drogës në Itali! Në 6 muaj trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro
Kreshnik Farruku rezulton të jetë anëtari i një grupi të strukturuar kriminal që kishte arritur të trafikonte kokainë në vlerën 5 mln euro brenda 6 muajve.Gjithashtu SPAK ka identifikuar dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate kriminale.
-
VIDEO
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, autori i arrestuar: Urdhrin e mora nga burgu! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet
SHKODER - Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në katin parë të një hoteli në Theth, që funksiononte si market gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, (12 janar 2025) kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse tek dera e marketit dhe është larguar.
-
VIDEO
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
Dëbora me intensitet më të lartë në qarkun e Korcës është regjistruar në qytetin e Pogradecit.
Borëpastrueset ndodhen në terren ndërsa akset nacionale aktualisht janë të qarkullueshme pa zinxhira.
Ndërkohë në zonat më të thella rekomandohet që automjetet jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.
-
VIDEO
Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit
Një roje i një objekti i cili është në ndërtim e sipër ka lajmëruar policinë e Vlorës për një hajdut që ishte futur në godinë.
-
VIDEO
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu
Frederik Paplekaj, 39 vjeç, i arrestuar për vendosjen e tritolit në një biznes në Theth, ka deklaruar për grupin hetimor se urdhrin për këtë veprim e mori nga burgu, pa dhënë detaje të tjera.