-
VIDEO
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
Ndonëse kryeministri Edi Rama paralajmëroi padi për kallëzim të rremë pasi SPAK deklaroi se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me dosjen e drogës në Xibrakë, Berisha dhe Bardhi vijuan sërish me sulmet në drejtim të vëllait të kryeministrit dhe drejtësisë.
-
VIDEO
Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Hetohet konflikti për pronat! Autori i veshur si shpërndarës picash
Konflikti për pronat me anëtarë të tjerë të fisit dyshohet se është pista kryesore e hetimit për vrasjen e Bujar Nasufit pronari i mobilierisë "Ferdinand" në Tiranë. 56 vjeçari u ekzekutua reth orës 20:40 të mbrëmjes së 12 janarit sapo iu afrua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”, mes Pallatit me Shigjeta dhe zonës së Selitës.
Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre.
Bujar Nasufi rezulton të jetë pronar i mobilierisë 'Ferdinand', në rrugën 'Irfan Tomini' e cila sipas QKB-së rezultonte se ishte në likuidim e sipër, ndërsa së bashku me të vëllanë rezultojnë se kanë ndërtuar pallatin e quajtur 'kulla Ferdinand" ku dhe banonin, ndërsa apartamentet e tjera ishin shitur tek persona të ndryshëm.
-
VIDEO
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e qetë, ndërsa probleme ka pasur Qafën e Murrizit, që është ende i pakalueshëm.
Po ashtu, në Qafën e Murrizit 3 persona kishin mbetur të bllokuar në makinë nga reshjet e dendura të dëborës. Ata janë nxjerrë nga autoritetet dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Durrës/ “Ari i zi”, sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë, erdhi me anije nga Tunizia! 3 në pranga dhe 5 nën hetim, në kërkim 2 organizatorët
Operacioni i koduar “Ari i zi” nga Policia çoi në goditjen e rastit të kontrabandës ditën e sotme. Sekuestrohen anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin
-
VIDEO
Lezhë/ Prag tragjedie në Torovicë, shkëmbi këput shtyllën elektrike, shpëton për mrekulli shoferi!
Prag tragjedie në Torovicë të Lezhës. Shkëmbi shkëputet nga mali dhe rrëzon shtyllën elektrike. Shpëton mrekullisht pa goditur automjetin
-
VIDEO
112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra
TIRANE- 112 vjetori i policisë përkon me vitin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Sipas Kodit Elektoral policia ka detyra specifike në sigurimin e mbarëvajtjen e procesit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i vetëdijshëm për ngarkesën me të cilën përballet trupa policore kërkoi të jenë në kartësinë e duhur.
-
VIDEO
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me PS, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
Ish nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, ish numri dy i Ilir Metës hedh dorashkën e bashkëpunimit drejt Partisë Socialiste për të dhënë kontributin e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
Dy unaza të reja për Durrësin do të lehtësojnë lëvizjen në qytetin bregdetar të banorëve, vizitorëve, turistëve e mbi të gjithë pushuesve në pikun e sezonit veror.
-
VIDEO
Moti i keq/ Dhjetra hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Kurbin
Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë përmbytur disa dhjetra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit.
Shkak për këtë situatë është bërë mospastrimi i kanaleve kulluese - sipas banorëve në fshatin Fushë Milot dhe në zonën e fshatit Lap, pranë autostradës.
-
VIDEO
Spiropali i shkon Begajt në Presidencë, në fokus zgjedhjet parlamentare dhe sesioni i ri parlamentar
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shkuar në Presidencë për një takim me presidentin Bajram Begaj.
-
VIDEO
Atentati në Tiranë/ Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Hetohet konflikti për pronat! Autori i veshur si shpërndarës picash
Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani janë konfliktet brenda rrethit familjar. 56 vjeçari u vra me armë zjarri mbrëmjen e 12 janarit sapo iu afrua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Grupi hetimor sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë, autori me kakuç priti viktimën në afërsi të banesës.
-
VIDEO
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e 56 vjeçarit Bujar Nasufi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Pallatin me Shigjeta.