-
VIDEO
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë
Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristjan Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 9 gëzhoja në vendngjarje dhe 1 tjetër disa metra më poshtë.
30-vjeçari i vrarë rezulton me origjinë nga Rubiku dhe me precedent penal për "vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
-
VIDEO
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
Në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore për votimet e 11 shkurtit. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha foli në ‘Studio Live’ teksa theksoi se kauzat e qeverisë Kurti kanë dalë bosh, ndërsa oferta e partisë së tij duket më realiste.
-
VIDEO
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit
Detaje të reja kanë dalë, lidhur me atentatinë e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku u qëllua me pistoletë në drejtim të makinës se Kristjan Markut.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autorët, të cilët e kanë zënë në pritë, kanë qenë me një makinë tip "Benz" dhe i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar.
Pas vrasjes autorët, të cilët dyshohet se ishin tre, kanë djegur automjetin "Benz" dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.
Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.
-
VIDEO
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
Në ‘Studio Live’ përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Elena Xhina tha se deri tani ka një numër të madh kërkesash për regjistrim 10 mijë të tilla. Medlir Mema e cilësoi këtë moment si historik për demokracinë shqiptare. Gazetari Almer Toska theksoi skepticizmin e tij duke ngritur disa shqetësime lidhur me ecurinë e këtij procesi.
-
VIDEO
Atentati ndaj 30-vjeçarit, u qëllua brenda makinës së tij, gjendet makina e djegur e autorëve
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një 30-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov brenda makinës së tij tip "Volksëagen", është gjetur edhe një makinë e djegur.
Report Tv ka siguruar pamjet nga makina e autorëve, pak metra më larg vendit ku ndodhi atentati.
-
VIDEO
Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës së tij
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një person është ekzekutuar me kallashnikov brenda makinës së tij tip "Volksëagen".
-
VIDEO
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh.
Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq, me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuperohen.
Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se kjo situatë ka vënë në vështirësi shumë familje dhe biznese në këto zona, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme sa herë që ka mot të keq, për shkak edhe të amortizimit të rrjetit.
-
VIDEO
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve dhe homazhe në varret ku prehen policët e rënë në krye të detyrës. Pas ceremonisë edhe një aktivitet festiv dhe vlerësimi me certifikata
-
VIDEO
Aksident në Fier-Patos, makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin anësor
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos.
Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake nuk ka të dëmtuar ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
-
VIDEO
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE
Këtë moment kreu i qeverisë e ka shfrytëzuare për të iniciuar dhe lancuar një rubrikë të re në profilin e tij të rrjetit social Facebook. Ajo është emërtuar “Ç’kemi ndonjë të re...?!”. Rubrika i bashkohet podcast-it ‘Flasim” dhe “Sy më sy”. Rama: Shqipëria po bëhet dita-ditës dhe ngjitja e saj drejt majës së 2030-ës në BE vazhdon përditë!
-
VIDEO
As “dendja” me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
Mbi gjysmë milionë gjoba janë vendosur nga policia përgjatë vitit 2024 për shkelje të ndryshme në rrugë, por në mesin e tyre, janë mbi 2300 shoferë të cilët janë gjobitur disa herë për të njëjtat shkelje, kryesisht me shpejtësi, pa rrip sigurimi, dhe me celular në timon. Në 2 vite, vetëm 13% e shoferëve që humbën të gjitha pikët e patentës pas përsëritjes të gabimeve në rrugë, arritën ta rimarrin atë.
-
VIDEO
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
Gati 24 orë pas mbylljes së doganës për mjetet e rënda të transportit, kamionët dhe autobusët (u mbyll rreth orës 17:00 të 12 Janarit), është rikthyer lëvizja në kufi.
Ankesat e shumta të udhëtarëve gjatë gjithë ditës, me mbi 3 orë pritje në radhë, duke ngritur edhe shqetësimin se Greqia në pjesën e saj i lejonte autobusët me pasagjerë, por nga Shqipëria jo, ka sjellë edhe reagimin pasditen e sotme.
Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionave dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet Doganës së Kapshticës.
Burime konfirmojnë se rruga tashmë është hapur dhe mund të kalojnë lirisht të gjitha mjetet. Pas shumë orësh pritje në temperatura të ulëta, më në fund udhëtarët do të mund të shkojnë drejt Greqisë.
A.Q/Shqiptarja.com