-
VIDEO
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
Tirana është tronditur mbrëmjen e kësaj të diele (12 janar 2025), nga ekzekutimi i një 56-vjeçari të identifikuar si Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se 56-vjeçari është pronar i një mobilierie së bashku me vëllanë e tij, e cila ndodhet në zonën ku u vra. Aktualisht, ky fakt është në fokus të hetimeve. Mësohet se 56-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent penal.
-
VIDEO
Frika nga përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme, qytetarët të njoftojnë
Vijojnë reshjet e shiut në Vlorë, me intensitet mbi mesataren. Nga orët e mbrëmjes dhe në vijim rrugët që u raportuan më herët, janë ende me prezencë uji. Lagja Pavarësia 3, 29 Nëntori, zona e Skelës, 24 Maji, ndërkohë që rruga ne lagjen Pavarësia 3 është e pakalueshme për makinat e ulëta, zonat dhe lagje të tjera kalohen pa problem edhe pse ka prezencë uji.
Punonjësit e Bashkisë së Vlorës nga mbrëmja e djeshme dhe në vazhdim qëndrojnë në terren për të mbajtur te pastra pusetat, ndërkohë që hidrovori i qytetit punon me kapacitet maksimal.
Nata dhe dita e nesërme parashikohen me reshje intensive dhe banorët e pronarët e bizneseve kanë vendosur thasët me rërë, por dhe prita të ndryshme për të mos hyrë uji nëse do ketë shi. Po ashtu dhe makinat janë hequr nga garazhet që shpesh herë përmbyten, informon gazetari i Report TV, Armand Xhelili.
Nga era e fortë që vijon të fryjë deri në 20m/s edhe lundrimi detar për anijet e tonazhit të lehtë është pezulluar, tragetet kryejnë itinerarin Vlorë Brindisi dhe anasjelltas pa probleme.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është shprehur sot në mbrëmje se përveç rrugës ‘Albano dhe Romina’, e cila ka ende probleme me qarkullimin, rrugët e tjera janë të qarkullueshme.
“Kemi asistuar në dy banesa që ka pasur prezencë uji dhe kushdo që ka probleme të lajmërojë”, tha Dredha.
Ndërkohë kryebashkiaku tha se një tjetër pompë po i shtohet hidrovorit të qytetit, me qëllim përmirësimin e situatës sa më shpejt.
-
VIDEO
Pas shiut të rrëmbyeshëm Vlora i kthehet normalitetit, Vengu: Në Mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe pronës
Pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, Vlora i është rikthyer normalitetit.
Në terren ndodhen 11 forca të Ushtrisë dhe Mbrojtjes Civile, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Vlorës vepruan për t’i bërë ballë situatës. Jemi mirënjohës ndaj djemve dhe vajzave të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për koordinimin e shpejtë, duke vënë në funksion të plotë sistemin e shkarkimit të hidrovorit të Vlorës”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili shpërndau edhe pamje nga aksioni në terren i Emergjencave.
Sqarohet se në vijim strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, do angazhohen për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, për mbrojtjen e qytetarëve dhe ‘për të evituar dëmet materiale në biznese apo banesa’.
-
VIDEO
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari
Afro 2 orë pas ngjarjes, policia ka lëvizur me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari Bujar Nasufi, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
-
VIDEO
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinën e tij 56-vjeçari!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele ( 12 janar 2024) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ishte në makinë. Autori ka qenë i maskur me një kapuç dhe është larguar me motor drejt zonës së Selitës. 56-vjeçari ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit.
-
VIDEO
Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan, shkak dëbora dhe akulli në rrugë!
Bllokohet tuneli i Krrabës, nga Tirana për në Elbasan.
Shkak është bërë bora e dendur dhe prezenca e akullit në rrugë.
Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi informon se makinat nuk lëvizin për shkak të situatës problematike që është krijuar.
A.Q/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Pamjet nga Qafë-Thana, stuhi ere dhe dëbore, dogana si një ‘shkretëtirë’ dhe rruga pa ‘këmbë njeriu’
Situata e motit paraqitet problematike në qarkun e Korçës dhe veçanërisht në doganën e Qafë-Thanës, ku lëvizja kryhet me shumë vështirësi, pikë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe anasjelltas.
Këto janë edhe pamjet nga pika kufitare mbrëmjen e sotme (12 Janar), e zbrazur pothuajse tërësisht për shkak të stuhive të erës, dëborës dhe temperaturave që kanë rënë ndjeshëm.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, ka sjellë situatën nga kjo doganë, ku dallohet pothuajse mungesa e lëvizjes dhe trashësia e dëborës ka mbuluar gjithçka. Një stuhi acar që fryn me gjithë fuqinë e saj dhe ku në rrugët ‘e zhdukura’ nga bora nuk sheh këmbë njeriu.
-
VIDEO
Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë
Moti i keq ka prekur edhe qarkun e Beratit, me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore.
Policia Rrugore ka shpëtuar një familje që kishte mbetur në rrugën që të çon për në malin e Tomorit, pasi automjeti me të cilin qarkullonin nuk mund të vijonte lëvizjen për shkak të dëborës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Poliçan-Mali i Tomorit, ku u konstatua një automjet që kishte mbetur në rrugë dhe në brendësi të tij ndodheshin 5 shtetas, midis tyre 2 fëmijë (familje) të cilët kishin mbetur në vendin e quajtur "Gjurma".
“Familja nga Berati, kishte udhëtuar drejt malit të Tomorit dhe në kthim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, automjeti i tyre kishte xhiruar dhe për pasojë kishte pësuar dëmtime në goma, duke e bërë të pamundur lëvizjen drejt qytetit të Beratit. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor i transportuan me automjetin e tyre deri në banesë shtetasit që ndodheshin në automjet”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Teksa Policia apelon ndaj shoferëve që të mos udhëtojnë në këtë zonë pa zinxhirë apo goma dimërore dhe të m
-
VIDEO
Moti i keq/ Pas kamionëve ndalohet edhe kalimi i autobusëve në Kapshticë! Lejohet vetëm kalimi i makinave me goma dimërore drejt Greqisë
Vendimi nga Policia Kufitare e Greqisë pasditen e sotme, ndalimi deri në një njoftim të dytë. Do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave, të cilat duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe me zinxhirë
-
VIDEO
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë
Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme është përshkallëzuar situata e motit në qarkun e Korçës. Aktualisht nuk evidentohet bllokim, por ka problematika me qarkullimin e mjeteve, kryesisht në aksin kombëtar Qafë Thanë-Pogradec, Pogradec-Korçë, Korçë-Ersekë gjithashtu kufizime janë vendosur edhe nga pala greke, ku prej orës 17:00 te ditës së sotme është ndaluar kalimi i kamionëve dhe së fundmi autobusëve, drejt shtetit grek.
Edhe pse borëpastrueset kanë punuar, evidentohet që në disa akse është hedhur pak ose aspak kripë, duke bërë kështu që disa prej automjeteve kryesisht ata me goma të papërshtatshme për stinën shpesh herë të bllokohen deri në vendosjen e zinxhirëve.
Gazetari i Report TV, Armand Braho informon se moti pritet të jetë i keq edhe në orët në vazhdim ndërsa burime na bëjnë të ditur që borëpastrueset do punojnë pa ndërprerë edhe gjatë natës.
Sipas informacioneve për qarkun e Korçës, ka pasur shkëputje të herë pas hershme të energjisë elektrike në disa fshatra të thellë te Korçës, Maliqit dhe Pogradecit, por grupet e operatorit shpërndarës në terren kanë rikthyer energjinë.
Aktualisht sipas informacioneve paraprake nuk evidentohen problematikat të mëdha në rrjet, ndërsa të gjithë fiderat janë aktiv ne furnizim. Grupet e punës do të jenë aktiv dhe gjatë orëve te natës për të rikuperuar në rast dëmtimesh rrjetin.
-
VIDEO
Bora në Lezhë/ Problematike rruga e Kishës së Laçit, bllokohen qytetarët që kishin shkuar për pelegrinazh
Terrtori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Nga strukturat e Mbrojtes Civile të Bashkisë Kurbin, raportohet bllokim të aksit rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit ) në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë ngelur të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë.
Aty po ndërhyhet me mjete të bashkisë për pastrimin e kriposjen e këtij segmenti, kurse në akset e tjera nuk raportohen problematika.
Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, Vlora përsëri nën ujë! Ja rrugët problematike, raportohet edhe për banesa të prekura
Reshjet e rëna gjatë gjithë ditës kanë bërë që disa akse në qytetin e Vlorës të mbushen me ujë, duke krijuar vështirësi kalimi për këmbësorët.
Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se zonat me problematike mbeten “Albano & Romina“, zona pranë bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, dhe zona në “Skelë” apo lagjja “Pavarësia”.
Kurse nga kanali në lagjen “Kume” raportohet edhe për ujë në banesa.
Në pamjet e filmuara nga Report TV dallohet qartë vërshimi i ujit nëpër rrugë dhe vështirësia e mjeteve për të qarkulluar, sikurse edhe e këmbësorëve.
A.Q/Shqiptarja.com