-
VIDEO
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, një pjesë e qytetit pa energji! Banorët e pallatit dalin të alarmuar, zjarrfikësit në vendngjarje
Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pranë një pallati pasditen e sotme, në “Bregun e Drinit” në Lezhë. Teksa tymi ka mbuluar pallatin, duke krijuar frikë dhe panik te banorët, një pjesë e mirë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike
-
VIDEO
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
Një fëmijë vdiq në QSUT nga miokarditi akut, ndërsa familjarët thanë se nuk kishte asnjë sëmundje kronike, veç gripit që e kishte prekur pak ditë më parë. 12-vjeçari u mjekua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë. Familjarët dyshojnë për neglizhencë të mjekëve, edhe pse s’kanë pranuar të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore.
-
VIDEO
Dosja '5D' fraksioni II/ Dhanë tenderin e “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana” dy ish drejtorëve! SPAK çon në gjyq 9 zyrtarët e bashkisë Tiranë
SPAK kërkon gjykim për shkelje të barazisë në tendera për 9 zyrtarë të bashkisë Tiranë. I dhanë tendera ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato pronarë të firmës 5D
-
VIDEO
Shitblerje e paligjshme energjie? Nisin hetimet për Belinda Ballukun, SPAK regjistron procedimin! Avokati i Bardhit: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
SPAK nis hetimet mbi një kallëzim të bërë nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili akuzon zv. kryeministren Balluku se OSHEE ka tregtuar energji elektrike jashtë bursës si dhe ka manipuluar të dhënat, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 180 mln eurosh.
-
VIDEO
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi mbërriti në Rinas, për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pas konflikteve me vëllezërit e tij për humbjen e një sasie të madhe kokaine në Mbretëri të Bashkuar.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
Report TV vëzhgoi me dron situatën e trafikut në Tiranë duke nxjerrë në pah rrugët më problematike. Eksperti Arben Luzi thotë se infrastruktura rrugore nuk i përgjigjet fluksit dhe akset me 3-4 korsi përfundojnë si grykë shishe me 1 korsi në pikat lidhëse.
-
VIDEO
U ekstradua nga Turqia, Report Tv siguron pamjet kur Dritan Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut 313 në Tiranë
I shumëkërkuari i drejtësisë Dritan Rexhepi, i njohur gjithashtu si Gramos Rexhepi, është ekstraduar nga Turqia në Shqipëri. Ai mbërriti sot në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Report Tv ka siguruar pamjet teksa Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut.
Rexhepi është një nga emrat më të njohur të botës së krimit, i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale dhe i lidhur me zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi dhe ekstradimi i tij shënojnë një zhvillim të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, duke pasur parasysh akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.
Pamjet nga momenti i mbërritjes së tij në burg tregojnë sigurinë e lartë dhe prania e forcave speciale, duke nënvizuar rrezikshmërinë e lartë të këtij individi.
-
VIDEO
Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë
Arjon Hasaj, ka pranuar sot, më 8 janar, se ai vrau Ramazan Matajn më 5 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj.
Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër", mësohet të ketë deklaruar Hasaj.
-
VIDEO
Ulja e çmimit të energjisë, Rama: Përfitojnë 1 mln konsumatorë! E gjetëm këtë sektor në katastrofë të nivelit botëror
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin deri në 700 më. Rama e cilëson si një arritje historike këtë ulje të energjisë që nuk ka ndodhur kurrë këto 35 vite. Ai shton se nga kjo ulje përfitojnë 1 mln konsumatorë, ndërsa rritet mbrojtja për qytetarin
-
VIDEO
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari! Një tjetër arrestohet për armëmbajtje pa leje
Policia në Vlorë ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Një 17-vjeçar u vu në pranga, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë, ndërsa, një tjetër i ri u prangos, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
-
VIDEO
Ulet çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë! Rama: E mirëmenduar, e para në këto 35 vite
Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median në lidhje me çmimin e ri të energjisë elektrike
Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh cfarë humnere e kemi nisur ngjitjen. Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera. ' tha Rama.
Ai garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.
-
VIDEO
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë! Nën 700 kWh çmimi 8.5 lekë për 2025! Me 9.5 lekë mbi këtë sasi
ERE miraton çmimet e reja të energjisë. Me 1 lekë është ulur çmimi energjisë elektrike në 2025 për konsumatorët familjarë të cilët konsumojnë deri në 700 kWh