• VIDEO

    Sarandë/ Vodhi një çantë 6000 euro në një hotel dhe tentoi të vidhte një automjet, në pranga 37-vjeçari

    Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Serial thief”, duke arrestuar shtetasin Arif Mançe, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera gjatë muajit dhjetor 2024 dhe në ditët e para të janarit 2025.

  • VIDEO

    6 janari/ Dita e 'Ujit të Bekuar', një 16 vjeçar gjen kryqin për herë të 2 në Berat

    6 Janari kremtohet në qytetin e Beratit si një ditē e shënuar. Ceremonia  e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar, prifti  i Beratit, Imzot Asti, me kryqin në dorë dhe nën tingullin e këmbanave të Kishës, përshkoi pedonalen e qytetit dhe i'u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin,simbolin e kësaj feste.

    7 të rinj nga lagjia "Goricë" e qytetit të Beratit edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe lumi tepër i rëmbyeshëm, janë hedhur në ujin e ftohtë për të kapur kryqin. Kryqi u kap nga 16 vjèçari Konstandin Boçi për të dytin vit radhazi. 

    Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike një shumë lekësh, ndërkohë që i riu shoqëruar nga djemt e tjerë me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: "Goricë", "Mangalem" e "Kala", banorët e të cilave dorovisin kryqin e bekuar që mban në dorë.

    Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së "Shën Dhimitrit", për të mbushur enët me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

    Ujin e mbajn një vit dhe ai nuk mer erë ndërsa e përdorin duke spërkatur shtëpinë ose dhe vet pjestarët e familjes kjo pasi sipas tyre sjell mbarësi. Pas një viti ky ujë zbrazet dhe mbushet sërisht me ujin e pastër po të datës gjashtë Janar.

  • VIDEO

    Gramsh/ Merr zjarr Zyra e Kujdesit Shëndetësor, një qark i shkurtër elektrik shkakton flakë në laboratorin e analizave mjekësore

    Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjekësore pranë Zyrave së Kujdesit Shëndetësor në Gramsh. Zjarri është aktivizuar në orët e para të ditës së sotme.

  • VIDEO

    Lezhë/ Të krishterët kremtojnë ditën e 'Ujit të Bekuar'

    Të krishterët në Lezhë festuan këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar, përmes të cilës kisha katolike mbyll 10 ditëshin festiv të Krishtlindjes. Dhjetra besimtarë ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e Shën-Nikollit, ku u bë dhe bekimi i ujit.

  • VIDEO

    Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh! Sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral! Fle mbi dosje krimi

    Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.  Masa të shtuara policie para SPAK. Paralelisht sot në GJKKO është seanca paraprake në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit 'Partizani' për të cilën kreu i PD-së akuzohet për korrupsion. 

    • VIDEO

      Do paraqitet para SPAK, Berisha del nga shtëpia, në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme e presin militantët dhe deputetët e PD-së

      Pas pak momentesh pritet që Sali Berisha të paraqitet në ambjentet e SPAK, për shkak të masës detyrim paraqitje të vendosur nga Apeli më datë 3 janar.

      Berisha po hetohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish-klubit Partizani gjatë kohës kur ka qenë kryeministër.

      Gazetarja Danjela Maloku sjell momente teksa Berisha del nga shtëpia e tij në rrugën Mustafa Matohiti për të shkuar drejt SPAK, aty ku janë mbledhur militantë dhe deputetë të PD-së, për të protestuar dhe për të pritur Berishën me ovacione kur të futet në ambjentet e Prokurorisë së

    • VIDEO

      Paralelisht me Berishën, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

      Këtë të hënë, teksa pritet që Sali Berisha të paraqitet para OPGJ-së në zbatim të masës 'Detyrim paraqitje', në ambjentet e SPAK është parë edhe Monika Kryemadhi. Edhe ajo është në masën ‘detyrim paraqitje’.

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 11 majit/ Rama mbledh kryesinë e PS-së dhe drejtuesit politikë të qarqeve

      Fokusi i këtij takimi janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare e kryesisht vota e diasporës, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i procesit të regjistrimit për emigrantët që do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit. 

    • VIDEO

      Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull

      Disa prej qyteteve të Shqipërisë ishin pasditen e sotme në 'black out' për më shumë se një orë, duke lënë në terr pothuaj gjysmën e vendit. Për Report Tv u bë me dije se mbetën pa drita qytete si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda. 

      • VIDEO

        'Black-out' në Vlorë/ Konflikt mes disa të rinjve, të shtëna me armë në ajër gjatë momenteve të territ në Bulevardin 'Ismail Qemali! Policia në vendngjarje

        - Në momentin që Vlora s’ka patur energji elektrike është raportuar nga qytetarë për të shtëna me armë zjarri në Bulevardin Ismail Qemali.

        Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë, sipas informacioneve të gazetarit Armand Xhelili. Policia ka shkuar por deri tani konfirmojnë që nuk është gjetur gëzhojë.

        Siç bëjnë me dije burimet, është qëlluar një herë në ajër, teksa ka pasur një konflikt fizik mes disa të rinjsh.

      • VIDEO

        Ushqimi falas në shkollat e Tiranës, Veliaj: Fëmijët me fillim të barabartë, njësoj siç kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet

        Ky vit i ri do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 po udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë këtë vit do ta marrë ushqimi falas në shkolla.

        Kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se si do të funksionojë kjo nismë e mirëpritur për shumë prindër në shkollat e kryeqytetit.

        "Duam ta bëjmë ushqimin falas për fëmijët në shkollat 9-vjeçare. Ky është një ndryshim shumë i madh sepse fëmijët do të ushqehen njësoj. Në çerdhe dhe në kopshte të gjithë fëmijët ushqehen nga një menu. Do të thotë se marrin vitamina, karbohidrate, të gjitha kaloritë. Tani edhe në 9-vjeçare do konsumojnë të njëjtën menu. Pra, vërtet janë kuzhiniere te ndryshme, por menuja është njësoj. Kjo do të thotë se fëmija merr të njëjtin shërbim”, tha Veliaj.

      • VIDEO

        Rikthehet pjesërisht energjia elektrike në Fier, ndriçohen rrugët dhe zbukurimet e festave

        Në qytetin e Fierit ka një rikthim të pjesshëm të energjisë elektrike.

        Aktualisht zbukurimet e rrugëve dhe dritat, ndriçojnë qytetin, ndërkohë që është rikthyer energjia dhe në lagjen Sheq i madh.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv