-
VIDEO
Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër/ Arrestohen babë e bir, shoqërohen dhe dy të afërm! Viktima dhe autorët ishin nga i njëjti fshat (EMRAT)
Babai i 5 vajzave dhe djali i tij janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së 33 vjeçarit ndodhur më 4 janar në fshatin Dragoç të Shkodrës. Dy të afërm të tyre janë shoqëruar si bashkëpunëtorë.
-
VIDEO
Tiranë, rrahja e Adriatik Roshit 2 ditë më parë, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë (EMRAT)
Dy ditë më parë, në Tiranë, ka ndodhur një incident i dhunshëm, ku 48 vjeçari, Adriatik Roshi u rrah nga një grup personash në një berberhane. Si rezultat i operacionit të Policisë, janë arrestuar dy shtetas, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
-
VIDEO
Virusi HMPV/ Mjekja Aurora Dollenberg sqaron për Report Tv: Absolutisht s'duhet të kemi frikë! Është përjashtuar rreziku i një pandemie
Teksa rrjeti po zien nga paranoja e një pandemie të dytë, mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, sqaroi për Report Tv se çfarë është metapneumovirusi i njeriut (HMPV) dhe rreziku që mbart ky virus.
-
VIDEO
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi komenton edhe protestën e Berishës para SPAK me një grusht militantësh.
-
VIDEO
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv komenton hetimet ndaj Belind Këlliçit, ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Doçi thotë se hetimet ndaj tij janë thelluar dhe përpos falsifikimit të diplomës, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e kontrabandës, pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda e fshehje pasurie.
-
VIDEO
Udhëtarja pëson abort spontan në tragetin e linjës Durrës-Bari, transportohet me rimorkiator nga rada dhe dërgohet me ambulancë në spital
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, dy orë pasi “Af Marina” ishte nisur nga porti, Kapiteneria njoftoi kthimin e tragetit në Radë dhe angazhimin e rimorkiatorit “Joni” për transportin e saj deri në port. Niset me urgjencë drejt spitalit me ambulancën e Autoritetit Portual në orën 18:05
-
VIDEO
Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
Biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Gentian Sula është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të hëne, 6 janar.
-
VIDEO
Serat me kanabis në Berat/ SPAK çon për gjykim 17 të pandehur, zbardh skemën dhe rolin e secilit! Për 93 gratë punëtore shpall moskompetencën
SPAK përfundon hetimin dy vjeçar në lidhje me serat me kanabis në Berat dhe çon për gjykim 17 persona ndërsa shpall kompotencën për 93 gra. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa, informoi sot SPAK.
-
VIDEO
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
Ky vit i veçantë ka shërbyer si një moment reflektimi mbi rëndësinë dhe vlerën e gjuhës sonë, si një pasuri që na bashkon kudo në botë, shkruan kryeministri Rama në facebook.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
Nga 11 janari, çdo institucion qeveritar dhe bashkiak e ka të ndaluar të bëjë promovime, të presë shirita apo të japë bonuse për qytetarët pasi kjo konsiderohet shkelje e Kodit Zgjedhor. Këto 4 muaj, deri në zgjedhje, KQZ do të monitorojë edhe rrjetet sociale të politikanëve, nëse ata do të bëjnë veprime të ndaluara.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
4 muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Rama ka bërë disa ndryshime në ekipin e drejtuesve politikë. Tiranës i ka shtuar përforcime më Pandeli Majkon, të cilin e largoi nga drejtimi i qarkut të Kukësit, dhe delegoi atje Eduart Shalsin. Ndryshimet u bënë në mbledhjen e kryesisë, ku kërkoi angazhim maksimal edhe për votën e diasporës.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. Masa të shtuara policie para SPAK. Paralelisht sot në GJKKO është seanca paraprake në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit 'Partizani' për të cilën kreu i PD-së akuzohet për korrupsion.