-
VIDEO
Probleme me energjinë elektrike, gjysma e Shqipërisa në terr pa drita
Disa prej qyteteve të Shqipërisë janë përfshirë nga ndërprerja e energjisë elektrike këtë pasdite, duke lënë në terr pothuaj gjysmën e vendit.
Për Report Tv u bë me dije se mbetën pa drita qytet si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda.
Nga pamjet e siguruara nga Report tv, shihet se një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.
-
VIDEO
'Black-out total', pamje nga Saranda në terr
Orët e pasdites shumë qytete të Shqipërisë janë zhytur në terr për shkak të problemeve me energjinë elektrike.
Gazetari Limos Didani sjell pamje nga qyteti i Sarandës i cili është në ‘black-out’ total.
Grupet e punës të OSHEE janë në terren, teksa energjia elektrike mungon në gjithë qytetin.
-
VIDEO
Problemet me energjinë elektrike në vend, PAMJE nga Vlora dhe Lushnja në terr
Prej pak çastesh disa prej qyteteve kryesore të vendit janë përfshirë nga një black-out total.
Report Tv sjell pamje nga Lushnja dhe Vlora të cilat janë zhytur në terr pas problemeve me energjinë elektrike.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për rregullimin e lidhjes elektrike. Ndërkohë problem kanë shfaqur edhe linjat e internetit.
-
VIDEO
Durrësi në terr, ndërpritet energjia elektrike në qytet
Qyteti i Durrësit është përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qyteti është pa energji elektrike dhe të vetmet drita janë ato të makinave që qarkullojnë.
-
VIDEO
Fieri dhe Durrësi në terr, ndërpritet energjia elektrike
Qyteti i Fierit dhe Durrësit është përfshirë nga errësira totale, pasi ndërprerjes së energjisë elektrike.
-
VIDEO
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, të tjerët ‘detyrim paraqitje’
Sot (5 janar) është mbajtur seanca në gjykatën e Sarandës për personat e përfshirë në një sherr masiv dy net më parë në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe 4 punonjës policie.
-
VIDEO
Hetimi në SPAK/ Veliaj: S’dorëzohem përballë letrave anonime! Përballja me kundërshtarët te kutia e votimit
I bindur se letrën anonime prej të cilës SPAK ka nisur një hetim e kanë bërë kundërshtarët e tij politikë, Erion Veliaj, nuk kursen për ta një mesazh në ditët e para të vitit, teksa zhvillonte një takim me pensionistët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
Ata pensionistë, të cilët nuk janë pajisur ende me abone falas, mjafton të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative për t’u regjistruar (ky proces bëhet vetëm një herë) dhe pastaj, çdo muaj mund të tërheqin abonenë në njërën prej pesë pikave të shpërndarjes të caktuara nga Bashkia e Tiranës.
-
VIDEO
Vlorë/ Maja e Qorres mbi qafën e Llogorasë, jo vetëm atraksion turistik, specialist të emergjencave civile ngjiten në majën prej 2018 m lartësi
Maja e Qorres mbi qafën e Llogorasë, jo vetëm atraksion turistik. Ditën e sotme disa banorë të Vlorës por dhe specialist të emergjencave civile apo dhe Adzm Vlorë kanë qenë në këtë majë 2018 m mbi nivelin e detit.
-
VIDEO
Vëzhgimi/ Rrugëtim në 28 kilometrat që “rrethojnë” kryeqytetin, ende punime në hyrje-dalje te Unaza e Madhe e Tiranës! Dorëzohet në mars
Në 30 dhjetor u hap Unaza e Madhe e Tiranës me pritshmëri për t’i dhënë frymëmarrje trafikut të kryeqytetit. Report TV bëri një vëzhgim ku shihet se rruga të lidh me akset kombëtare për të qarkulluar jashtë Tiranës, por vërehet mungesa e lidhjes së saj me zonat e banuara në hyrje dhe dalje.
-
VIDEO
Atentat në Shkodër, i riu ekzekutohet me breshëri kallashi në makinë! 1 vit më parë u kthye nga Belgjika! Dyshohet për 2 qitës (EMRI+VIDEO)
33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashi brenda në makinë. Dyshohet se u vra mbrëmë, por sot u gjet i pajetë nga banorët e zonës. Dyshohet për 2 qitës, pasi ka shenja plumbash në dy anët e makinës. Babai thotë se s’kanë konflikte, ndërsa i riu para 1 viti u kthye nga Belgjika.
-
VIDEO
Banesat e djegura nga zjarri, kryetari i Bashkisë Pogradec: Mbulojmë shpenzimet dhe qiranë derisa të rindërtohen! Gruaja që iu dogj shtëpia: Vet e di si shpëtova
Një zjarr i madh ra mbrëmjen e djeshme (4 Janar) në një godinë dykatëshe në qytetin e Pogradecit, në banesën e shtetasit të moshuar A. B., 80 vjeç, i cili më pas është përhapur edhe në banesa të tjera që kanë qenë afër.