-
VIDEO
Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur
Një shpërthim në një fabrikë municionesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë. Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustauglu bëri të ditur se sipas informacioneve të para, nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën në lagjen Karesi, kanë humbur jetën 12 persona dhe 3 janë plagosur.
-
VIDEO
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nga Spitali i Traumës po transferohet tek QSUNT me urdhër të mjekëve, për ndihmë më të specializuar.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
Në protestën e parë në rrugë pas arrestit, Sali Berisha me një grusht miliantësh bllokuan për gati 3 orë 5 nyjë kryesore të Tiranës. Mosbindja pa fjalime kulmoi vetëm nga dhuna e Nokës ndaj efektivëve, ndërsa u tentua të ndërtohet skenar dhune ndaj numrit 2 të PD, Gjekmarkaj i cili nuk u ndje mirë gjatë tubimit, por policia mohoi të jetë goditur nga forcat e rendit.
-
VIDEO
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital
Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 19:00 në Levan-Tepelenë dhe si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e njërit nga mjetet
-
VIDEO
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
Biznesmeni Gjergj Luca ka zgjedhur një mënyrë unike për të uruar Krishtlindjet dhe për të shprehur mirënjohjen ndaj popullit italian: një këngë dedikuar kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
-
VIDEO
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
Haliti komentoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ fjalimin e kryeministrit Rama në parlamentin e Kosovës. Për të deklarata e Ramës ishte gjithëpërfshirëse edhe me të kaluarën.
-
VIDEO
Protesta e PD, faturinoja e revoltuar nga bllokimi i rrugës: Jemi transport publik, në autobus ndodhen gra shtatzënë
Pasi qarkullimi në pesë pika të Tiranës u bllokua si pasojë e protestës së opozitës një faturino ka zbritur nga autobusi e revoltuar duke thënë që të lirojnë rrugën.
Ajo shprehet se ajo është transport publik dhe në autobus ndodhen gra shtatzënë apo njerëz invalid.
-
VIDEO
Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi te Zogu i Zi
Qarkullimi është hapur tërësisht tek Zogu i Zi në rrethin kryesor, duke çliruar bllokimin, raporton gazetarja Esiona Konomi.
Këtu ishte pjesëmarrje e ulët, ku protestuesit vetëm në një moment vunë në vështirësi qarkullimin pasi bllokuan qarkullimin dytësor.
Një moment gjallërimi ishte kur Berisha erdhi dhe mbajti një fjalim.
Dikur protestonin për të liruar Berishën, ndërsa sot nuk kishte një kauzë pse kishin bllokuar qarkullimin.
-
VIDEO
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona
Protesta e organizuar nga militantët e Sali Berishës përpara Ambasadës së Shqipërisë në Londër dështoi të tërhiqte një numër të madh pjesëmarrësish.
-
VIDEO
Protesta/ Përplasje me policinë te Pallati me Shigjeta, Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet! PD: U godit nga efektivët
Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Siç bën me dije gazetari Ernest Koçi, deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë, duke humbur ndjenjat.
Teksa shumë protestues e kanë rrethuar duke i hedhur ujë dhe duke qenë të irrituar me policinë.
Siç bën me dije Albana Vokshi e cila gjendet tek zona e bashkisë Gjekmarkaj është goditur nga policia dhe është rrëzuar. Gjekmarkaj nuk u ndje mirë pas kësaj përplasjeje dhe siç bëhet me dije është larguar nga protesta
-
VIDEO
Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, përplasje fizike me Policinë! Protestuesi tenton të çajë kordonin, deputetët e shpëtojnë nga shoqërimi!
Shtyrje dhe përplasje, rriten tensionet te “Sheshi Uillson” në Tiranë.
Ka edhe incidente pasi Policia kërkon largimin e protestuesve. Kurse deputetët e opozitës janë konfrontuar direkt edhe fizikisht.
Mes tyre në linjën e parë edhe Eno Bozdo. Policia nuk bën asnjë hap pas. Uniformat blu mbajnë të hapur një pjesë të rrugës.
Një prej protestuesve sulmoi fizikisht policët që tentuan ta shoqëronin, por të tjerët e ndaluan duke e tërhequr pas. Deputeti Bardhi tha se në këtë pikë nuk ka persona të shoqëruar nga Policia.
Ndërkohë që ka pasur edhe persona të shoqëruar në zona të tjera.
-
VIDEO
Mosbindja civile, protestuesit te Zogu i Zi i hapin rrugë ambulancës
Protestuesit tek Zogu i Zi i kanë hapur rrugën një ambulance.
Përgjithësisht situata tek Zogu i Zi duket e qetë dhe nuk ka bllokim të qarkullimit.
Protesta e PD dhe opozitës ëshë ndarë ashtu si herën e fundit në disa pika të kryeqytetit. ku me anë të mosbindjes civile synohet të bllokohet trafiku.
Pjesë e kësaj proteste është edhe kreu i PD-së Sali Berisha, hera e parë pas daljes së arrestit shtëpiak.