-
VIDEO
Makthi i trafikut, policia nga e hëna me plan operacional! Shërbimet 12 orë në ditë, rrugët me dyndje në monitorim
Trafikun e çmendur të Tiranës, i cili shtohet me festat e fundvitit, policia rrugore synon ta lehtësojë përmes një plani operacional. Të gjithë efektivët nga e hëna do të jenë 12 ore në punë dhe të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin. Fluksi i makinave është rritur prej ardhjes së emigrantëve, ndërsa blutë po provojnë devijime të përkohshme në akse të caktuara për të shpërndarë radhët e gjata.
-
VIDEO
Tiranë/ Eksploziv banesës në katin e 9-të të një pallati, vetëm dëme materiale
Një sasi eksplozivi është hedhur në një banesë në katin e 9-të të rrugës “Sadik Petrela” në Tiranë.
Policia e kryeqytetit informon se rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
-
VIDEO
Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta
Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunës, 21 dhjetor, rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.
Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të gjakosur.
Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë.
Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje. -
VIDEO
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Një makinë e forcave ‘Shqiponja’ është përplasur me barrierën ndarëse.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i përplasjes ka qenë një autoveturë që i ka prerë rrugën makinës së efektivëve.
-
VIDEO
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë
-Ditët e fundit të vitit kanë risjellë edhe fluksin në pikën kufitare të portit të Vlorës.
Mëngjesin e sotëm 1015 pasagjerë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalojnë pranë familjeve të tyre.
Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë.
-
VIDEO
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë ‘Fshatit të festave’
Lezha bëhet gati për Krishtlindjet. Fshati i festave është ngritur edhe në qytet, ku mijëra vizitorë vendas dhe të huaj shijojnë jo vetëm bukurinë dekoruese, por edhe produktet që serviren. Kreu i qeverisë e emërton "Dhjetori i festave"
-
VIDEO
Tentuan vrasin të "fortin" e Vlorës/ SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë. Për Amarildo Nikollin SPAK kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulën e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët
Një banesë në qytetin e Gjirokastrës, është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Si pasojë janë djegur disa orendi, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pllakë', ku zjarri u konstatua në katin e dytë të banesës.
-
VIDEO
Rama: S’japim më leje ndërtimi për pallate e resorte nëse nuk bëjnë hapësira për fëmijë
Nuk do jepen më leje për ndërtime për pallate dhe resorte nëse nuk parashikojnë hapësirë për fëmijët. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama, ndërsa tha se do rishikohet edhe taksa e strehimit social, ku do ketë një shumë që do shkojë për fëmijët për ndërtim shkollash apo çerdhesh.
-
VIDEO
'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollë, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok
Kryeministri Edi Rama, nga takimi me mësues e prindër, ditën e sotme ai tha se së shpejti do të ndërtohet instituti i fëmijëve në konklikt me ligjin.
-
VIDEO
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
Eksperti Sulçe ofron disa propozime për të lehtësuar trafikun në Tiranë, duke sugjeruar parkimin jashtë Unazës së Vogël e menaxhimin të rrugëve me sinjalistikë të përkohshme. Ai thotë se duhet një studim i plotë i trafikut dhe optimizim i orareve të transportit urban. Sulçe kritikon autoritetet për mungesën e një plani të qëndrueshëm për zgjidhjen e problemit.
-
VIDEO
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit ne Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.
Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit.
Rekursi në Gjykatën e Lartë u bë nga avokatët mbrojtës të cilët kërkuan pafajësi. Pasi kërkesa u mor në shqyrtim, Gjykata e Lartë ka vendosur ta rikthejë osjen për rigjykim, por këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Burime i thanë Report Tv se Gjykata e Lartë mund ta ketë kthyer çështjen për rigjykim për shkelje procedurale, por ende nuk është zbardhur i plotë arsyetimi i gjykatës.