-
VIDEO
Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjës. Një automjet tip Benz me targa “AB 535ME” ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen dhe ka përfunduar dukrënë në përroin e Lunjës.
Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër ku disa persona që punojnë në bizneset aty pranë kanë nxjerrë shëndoshë e mirë pa lëndime drejtuesin që është transportuar me urgjencë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës ndodhen në vendngjarje. Është kryer kontrolli në mjet dhe nuk ka pasur persona të tjerë veç drejtuesit.
-
VIDEO
Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën
Reshjet e borës kanë zbardhur pikën turistike të Gjinarit në Elbasan, duke i dhënë një bukuri ndryshe kësaj pike turistike. Po ashtu, rrugët dhe shtëpitë karakteristike të Voskopojës duket se kanë rifituar magjinë që e karakterizon këtë zonë sa herë bie borë.
-
VIDEO
Protesta e PD, protestuesit bllokojnë rrugën tek Bashkia e Tiranës
Protestuesit e PD kanë bllokuar qarkullimin e makinave tek Bashkia e Tiranës.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema, nga bashkia raportoi se ka pasur një përplasje të vogël me drejtuesit e automjeteve që ngelën të bllokuar.
Policia ka bërë thirrje që të mos bllokohen rrugët, pasi nëse do të bllokohen rrugët policia do të ndërhyjë.
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Bllokohet qarkullimi edhe te Pallati me Shigjeta
Protestuesit e PD kanë bllokuar qarkullimin e makinave te Pallati me Shigjeta.
Ndërkohë që policia bën thirrje për lejimin e qarkullimit të makinave, përfaqësuesi i PD, Klevis Balliu me anë të një megafoni thotë se të gjithë kanë marrë njoftim për protestën.
Më tej ai shton se protesta është e drejtë kushtetuese, prandaj duhet që t'i lënë që të protestojn
-
VIDEO
Protesta e PD-së/ Pjesëmarrje e ulët te Zogu i Zi, policia orienton drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugë dytësore
Qytetarët janë grumbulluar për protestën e thirrur nga PD edhe në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Në fakt pjesëmarrja është e ulët. Ndihmohet nga çadrat duket sikur ka shumë njerëz, raporton gazetarja Esiona Konomi.
Por është e ulët krahasuar me herën e fundit që edhe ajo ishte e vogël, protesta shkon drejt zvogëlimit.
Policia po oirenton qytetarët në automjete të kthehen mbrapsht të bëjnë manovra dhe të përdorin rrugë dytësore.
Qytetarët ende nuk kanë artikuluar ndonjë kërkesë për të kuptuar se për çfarë janë këtu.
-
VIDEO
Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’, PD do bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale, do ketë pasoja! Do jetë dhe Berisha
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 17:00. Policia paralajmëron sërish opozitën se është vepër penale bllokimi i rrugëve në Tiranë përbën vepër penale. Në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, të cilit GJKKO i revokoi masën e sigurisë 'arrest shtëpi'.
-
VIDEO
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg
Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, jep 2 vite dhe 8 muaj burgim, GJKKO e shkallës së parë dha 1,4 vite për Fran Frrokajn, ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës. Frrokaj ka përfituar nga amnistia në muajin Prill për çështjen e parë, duke u liruar. Dy zyrtarët e tjerë dënohen respektivisht me 1,4 vite dhe 5 vite shërbim prove, u prish pafajësia. Largim dhe nga funksionet publike për 5 vite
-
VIDEO
Makthi i trafikut, policia nga e hëna me plan operacional! Shërbimet 12 orë në ditë, rrugët me dyndje në monitorim
Fluksi i makinave është rritur prej ardhjes së emigrantëve, ndërsa blutë po provojnë devijime të përkohshme në akse të caktuara për të shpërndarë radhët e gjata. Trafikun e çmendur të Tiranës, i cili shtohet me festat e fundvitit, policia rrugore synon ta lehtësojë përmes një plani operacional. Të gjithë efektivët nga e hëna do të jenë 12 ore në punë dhe të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin.
-
VIDEO
Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’
Edhe qarku i Kukësit është prekur nga situata e motit të keq, ku ka pasur reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.
Për këtë shkak Policia e Kukësit ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane dhe rurale, për të këshilluar dhe ndihmuar drejtuesit e mjeteve.
Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.
Në të gjitha akset rrugore ka prezencë të reshjeve të dëborës.
“Akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, për shkak të reshjeve të dëborës, kanë vështirësi në qarkullim”, njofton policia.
Policia apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve ‘të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor’.
-
VIDEO
Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Me anë të një njoftimi policia tregon se akset më problematike janë akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër. Ndërkohë ka vështirësi në qarkullim edhe në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër.
-
VIDEO
Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët
Moti i keq ka përfshirë edhe të gjithë qarkun e Korçës gjatë ditës së sotme (23 Dhjetor), duke krijuar edhe problematika të ndryshme për shkak të borë ssë rënë dhe temperaturave shumë të ulëta.
-
VIDEO
Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit
Në bypassin e rrugës së Arbrit është bllokuar qarkullimi për shkak të reshjeve të dëborës mbi 15 cm. Qarkullimi i mjeteve që kanë si destinacion Tiranën, do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me zinxhirë. Borëpastrueset po punojnë për hapjen
“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pakalueshëm. Firma kontraktor po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve që kanë si destinacion Tiranën, do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, njofton policia.