• VIDEO

    Vigjilje Krishtlindjesh/ Uron Imzot Dodaj: Të vihemi në shërbim të njëri-tjetrit

    Toka tha imzot Dodaj është dhuratë e shenjtë për njerëzimit duke u lutur që njerëzimi ta dojë dhe mbrojë atë. Të falim dashuri ishte thirrja e klerit katolik.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama ndan medaljet për nxënësit ekselentë: Jeni heronjtë e mi! Keni zgjedhur rrugën më të vështirë

     Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë të Shqipërisë. Në fjalën e tij Rama u tha nxënësve se nuk dëshironte t'ju jepte këshilla, pasi ai vetë në atë mosha nuk i ka pasur dëshirë ato.

    'Kemi 188 medalje për të ndarë. Nuk po e hap dosjen ku kam fjalimin. Ju premtoj nuk do jap asnjë këshillë. E kujtoj kohë n kur kam qenë sa ju dhe kur gjendesh nën bombardimin e prindërve flisja me vete dhe thosha betohu që kurrë nuk do e harrosh se kur të bëhesh si këta nuk do bësh si këta dhe nuk do japësh këshilla të pakërkuara. Do përsëris të njëjtën gjë që më vjen natyrshëm sa herë kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës në këtë ceremoni. Është nder i veçantë dhe besojeni këtë. Të jepet mundësia të kesh të mbledhur para 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që ti shoh më sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv. Kur hapësira e komunikimit falë edhe rrjeteve sociale e mbushur me heronj negativ.'

  • VIDEO

    Tiranë, 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, dyshohet për shpërndarje kokaine

    Antidroga e Tiranës e ka arrestuar Kristian Buçin brenda parkingut në QSUT. Ndaj tij kishin nisur hetimet prej 4 muajsh pasi dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.

  • VIDEO

    Reshje dëbore edhe në Korçë/ Pajisja me goma dimërore për drejtuesit e makinave! 384 familje pa energji elektrike

    Rreshjet e dëborës gjatë mbremjës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë renë më pothuaj të gjithë territorin e qarkut të Korçës në lartësitë mbi 900 m. 

    Në rrethinat e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës dëbora ka rënë me intensitet të ulet deri në mesatar. 

    Në Dardhë është regjistruar trashësia 20 cm ndërsa në zona të tjera 15 cm. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa problematika por rekomandohet kujdes tek drejtuesit automjeteve duke përdorur dhe mjete dimërore. 

    Aktualisht pa energji elektrike për shkak të stuhisë se mbrëmshme janë 384 familje, por grupet e punës së OSHEE, ndodhen në terren prej orëve të para të mëngjesit për të rikthyer energjinë. 

    Aktualisht ka një ndërprerje të reshjeve në Qarkun e Korçës, ndërsa temperaturat janë nen 0 gradë në disa zona. Gjatë natës ato në zonën e Dardhës shkuan deri në -5 gradë.

  • VIDEO

    Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir!

    Teksa veriu dhe juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, ARRSH ka apluar që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

    • VIDEO

      Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq

      Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, teksa një grua ka vrarë burrin e saj, raporton gazetari Limos Didani.

      Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.  

      'Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

    • VIDEO

      Sarandë/ Gruaja vrau burrin në fshatin Metoq, flet një fqinj: Ajo kishte probleme të shëndetit mendor, ai punonte i vetëm mbante shtëpinë

      Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit rrëfen për mediat si e ka njohur çiftin.

      Ai rrëfen se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

      'Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.'

    • VIDEO

      Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

      Ish kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, raporton gazetarja Keti Banushi.

    • VIDEO

      Pamje spektakolare, Qafshtama mbulohet nga 'velloja e bardhë' e dëborës

      Qafshtama është mbuluar nga dëbora, ditën e sotme.

      Në pamjet e siguruara të Report Tv, Qafshtama ofron një pamje spektakolare, ndërsa reshjet e dëborës vijojnë.

      Deri më tani nuk raportohet për probleme dhe rrugët janë të kalueshme. 

      S.B/Shqiptarja.com

      •  
    • VIDEO

      Reshje dëbore, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Arbërit, bllokohen me orë të tëra mjetet

      Reshjet e shumta të dëborës kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbërit. Qindra automjete dhe pasagjerë janë të bllokuar për orë të tëra në bypassin e Murrizi

    • VIDEO

      Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit

      Pas mesnatës, rreth orës 00:35, një autobus mori flakë në parkingun e një firme private në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve në rrugën ‘Ali Demi’. Si pasojë e shpërndarjes së flakës janë djegur dhe dy autobusë të tjerë aty pranë.

    • VIDEO

      Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku

      Me rastin e festave të fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë kanë festuar së bashku në një aktivtet të organizuar në aambinetet e kryeministrisë. Kryeministri Edi Rama përmes një vidoe të ndarë në rrjetet sociale, ditën e sotme, tregon disa momente nga festa.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv