-
VIDEO
Kujtohet në vendlindje Lasgush Poradeci, bojkoton e bija! Aktivitet kulturor për 125 vjetorin e lindjes së poetit
Në qytetin e tij të lindjes është përkujtuar ditëlindja e kolosit të madh të letrave shqiptare Lasgush Poradeci. Qytetarët e Pogradecit kanë ndjekur me interes shfaqjen e kompozuar me muzikë dhe interpretim, ku erdhi ëmbël lirika e Lasgushit.
-
VIDEO
Vlorë/ Atentati ndaj Kevin Hajrullës, flet i plagosuri tjetër: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre
Armandi tregon se fillimisht ka menduar se janë fishekzjarre është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur. Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.
-
VIDEO
'Lojërat Mesdhetare 2030' në Prishtinë, Rama dhe Kurti firmosin marrëveshjen! Disiplinat ujore në Durrës
Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama kanë firmosur në Prishtinë marrëveshjen për 'Lojërat Mesdhetare 2030'. Nga 24 korriku - 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera. Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në Kiev dëmtojnë ambasadën shqiptare! Ministria: Brutale
Ambasada shqiptare në Kiev ka rënë pre e sulmeve ruse. Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se si pasojë e një seri sulmesh ajrore të Rusisë në kryeqytetin ukrainas këtë të premte, është dëmtuar edhe ambasada shqiptare.
-
VIDEO
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve!
Një automjet tip ‘Audi’, me targa AB 060FP, ka goditur një mjet minitransporti, me targa AA 854 DU. Nga përplasja ka pasur dëme materiale të shumta, ndërsa llamarinat dhe plastikat që transportonte automjeti janë shpërndarë në anë të autostradës
-
VIDEO
Kurbin/ Kishin përshatur ambiente për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati, 3 të arrestuar! Mes tyre pronari dhe prindërit e tij
Tre persona janë arrestuar pasi kishin përshtaur lokalin dhe një dyqan për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati. Mes të arrestuarve është pronari i dy ambjenteve, prindërit e tij dhe kamarieri. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 25 vjeçar.
Sekuestrohen 30 doza të lëndës narkotike “Cookies”, e dyshuar e sjellë nga Amerika Latine.
Gjithashtu, sekuestrohen rreth 2 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e ndarë në mijëra doza, 2 peshore elektronike, 3 kompjuterë, 3 celularë, disa fishekë, një shumë parash (në lekë dhe në euro) dhe 6 ora dore të dyshuara të vjedhura.
-
VIDEO
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit në Hagë! Gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, u ndal te procesi i gjykimit të Hashim Thaçit e të tjerëve, duke e quajtur një proces të parregullt ligjor. Rama i propozoi Kuvendit të Kosovë, hartimin e një rezolute që do t’i kërkonte shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale ngritjen e një Komisioni Verifikimi për të hetuar standardin e gjykimit.
"Në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga dyshimi, se ai proces është i parregullt ligjor, dhe se standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë të çdo vendi demokratik që e financon atë gjykatë.
Në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, por për vete integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund. Dua ta dini të gjithë, se nëse Kuvendi do e ndërmerrte nismën për t’iu drejtuar gjitha shteteve sponsorizuese të gjykatës speciale dhe nëse do na kërkohej që një nisem të tillë t’i bashkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë, PS do të angazhohej pa asnjë ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë", tha Rama.
-
VIDEO
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se i vodhën një shtetasi në rrugë çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare.
Të arrestuar janë Petrit Cërriku dhe Artan Nurja, përkatësisht 39 vjeç dhe 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Gjat kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj Nurjes u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestë: Të ndërhyhet, e pakalueshme!
Ashtu edhe siç e kishin paralajmëruar, banorët e 10 fshatrave të Mirditës bllokuan aksin kombëtar dhe kërkuan ndërhyrjen për rehabilitim të qeverisë, pasi infrastruktura e keqe u ka vështirësuar edhe jetën
-
VIDEO
Mot me shi, ndalohet lundrimi i peshkarexhave në Vlorë! Vijon normalisht për tragetet
Në qytetin bregdetar të Vlorës është ndaluar lundrimi për peshkarexhat. Kjo masë vjen pas përkeqësimit të kushteve meteorologjike, ku në të gjithë vendin parashikohen reshje shiu. Ndërkohë, vijon normalisht lundrimi për tragetet.
-
VIDEO
Lezha miraton buxhetin e vitit 2025! Ndreu: Më i madhi, me zero borxhe! Opozita: S’reflekton problemet e banorëve
Me shumicë votash përfshirë dhe të disa përfaqësuesve të opozitës, Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2025, i cili kap vlerën e 22.7 miliard lekë të vjetra ku 42.3 % do të shkojë për investime publike, 29% për paga dhe 28.7% për mallra dhe shërbime.
-
VIDEO
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë!
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me postimin në Facebook të një videoje nga punimet e avancuara dhe të deritanishme në këtë aks: Pritet të përfundojë këtë verë!