• VIDEO

    Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi

    Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në takimin e nivelit  lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, me temë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e reformave”

  • VIDEO

    Kulluri ironizon në Report Tv: Trump do i heqë dekoratën Dumanit dhe do ia japë Berishës! Nuk i hiqet non grata

    Edvin Kulluri komenton në Report Tv non gratën e Sali Berishës, ndërsa thotë se nuk ka asnjë shens t’i hiqet edhe me ardhjen e Trump. Në emisionin ‘Studio Live’, Kulluri tha se këto janë ëndrra’.

    Ndërkohë me ironi thotë se Trump do i marrë dekoratën Dumanin dhe do ia japë Berishës.

    Vendimi i gjyqtares për masën e arrestit mendoj se s’ka të bëjë fare as me Trump as me von der Leyen, as me Melonin. Është vendim procedural, gjyqtarja ka menduar se kushtet e mbajtjes në arrest shtëpiak, kishin rënë për shkak se nuk mund të ndikonte më në prishjen e provave. SHBA duke qenë demokracia më e madhe në botë, nuk funksionin me takime në korridore apo banjat e takimeve elektorale, por funksionon me një vendimmarrje që fillon nga niveli më i ulët i administratës deri në nivelet më të larta politike. Kur merren vendime për të goditur krimin dhe korrupsionin në një vend partner nuk ndryshon qasja ndaj korrupsionit dhe krimit në varësi të presidentëve. Ajo është politikë e jashtme konstante.

    Këto ëndrrat që shiten kështu me Trump që do vijë këtu, do bëjë namin, pra do heqë Dumanin. Këta po thonë që do i marrë dekoratën Dumanit-Donald Trump dhe do ja japë Berishës, Metës, Ramës e Veliajt. Ose do bëjë dekoratë për familjen Berisha si heronjtë në luftën kundër korrupsionit.

  • VIDEO

    Zjarri përfshin banesën në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

    Një zjarr ka përfshirë sot një banesë në Korçë. Incidenti mësohet se ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit.

    Sipas informacioneve paraprake dyshohet zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

    Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja së bashku me ambulancën e policinë.

  • VIDEO

    RMV/ Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe, nënkryetari i BDI për Report Tv: Do protestojmë pa ndalim! Betejë e fituar, po rreziku egziston! Haklaj: E sposorizuar nga Rusia

    Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut u mblodh këtë të mërkurë (11 dhjetor 2024) për ligjin e shumë përfolur të gjuhëve, nga i cili varet përdorimi i shqipes, si gjuhë zyrtare në vendin fqinj.

  • VIDEO

    Pogradec/ Një person godet me kamion transformatorin e energjisë, mbi 200 familje pa drita

    Pogradec-Një person ende i paindentifikuar nga policia dyshohet se ka goditur me kamion një transformator të energjisë elektrike në një nga lagjet e fshatit Buçimas, Pogradec.

    Pas këtij incidenti mbi 200 familje kanë mbetur pa energji elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar edhe pse ky transformator ndodhet pranë banesave.

    Grupet e punës së OSHEE kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me uniformat blu që po punojnë për të gjetur autorin i cili është larguar menjëherë

  • VIDEO

    Rama: BE nuk dhuron asgjë dhe nuk është as gazetë gjermane dhe as emision skandalesh italian! Prokurimet dhe lufta kundër pastrimit të parave progres

    Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Bashkimi Europian është i rreptë në procedurat dhe standardet që ndjek për realizimin e reformave me qëllim hyrjen e një vendi në BE.

    Ai theksoi se “Be nuk fal asgjë” po nuk arrite t’i plotësosh, pavarësisht faktorëve të tjerë. Teksa u shpreh edhe për sulmet që janë marrë nga njerëz që e duan apo nuk e duan Shqipërinë, duke bërë ironi me ata që sulmojnë.

    Rama theksoi se “rasti i prokurimeve dhe luftës ndaj pastrimit të parave i thotë BE se Shqipëria ka përparime dhe jo “një gazetë gjermane apo emision skandalesh italian”.

  • VIDEO

    Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje

    Një 43 vjeçar i cili gjatë mbrëmjes së djeshme vodhi një makinë dhe  2 arka kursimi në një market në fshatin Golem i Vogël ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës.

    Në banesën e Roland Bicos u gjet makina  2 arkat e kursimit me shuma parash dhe produktet e vjedhura.

  • VIDEO

    Vlorë/ Ishin duke lëvizur me motor, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare

     Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Një makinë tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre 3 vjeçare teksa po lëviznin me motor në lagjen 29 Nëntori, pranë shkollës së naftës.

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Raportohet se fillimisht drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer  përsëri dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

  • VIDEO

    Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023

    Të ardhurat nga turizmi përgjatë 9 muajve të këtij viti kanë kapur shifrën rekord prej 3.9 miliardë euro, në rritje me 640 milionë euro në raport me vjet. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 355 milionë euro këtë vit.

  • VIDEO

    Artistët më të mirë të folkut mblidhen në Lezhë për Festivalin Folklorik Tipologjik të Rapsodeve dhe Instrumentisteve, marrim pjesë në garë 18 grupe

    Në Lezhë po zhvillohet Festivali Folklorik Tipologjik i Rapsodeve dhe Instrumentisteve Popullor, ku marrim pjesë 18 grupe arstistike. Mbrëmjen e së mërkurës, në natën finale do të ndahen çmimet për fituesit.

  • VIDEO

    Policia i kap mat duke vendosur baste sportive, 8 persona në pranga në Tiranë! 4 në hetim

    Një operacion kundër lojërave të fatit ka çuar në pranga 8 persona në Tiranë, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në hetim. Operacioni u kodua ‘Bad spin 13’, ndërsa policia ka ushtruar kontrolle në disa lokale të përshtatura për organizimin e lotarive të palejuara.

    “Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 13".

    Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.

  • VIDEO

    Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë

    1 Opera “Lucia di Lammermoor” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas 16 vitesh nga premiera e saj. Shfaqja do të vijë më 12, 13, 15 dhe 16 dhjetor në orën 19:00.

    2 Duke filluar nga data 12 dhjetor në orën 18:30 për disa ditë me rradhë në “Europe House” do të mbahet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë. Në natën e parë do të ketë bashkëbisedim me autoren Catherine Prasifka dhe më pas një bashkëbisedim dhe lexime me autorin Christos Armando Gezos.

    3 Nën drejtimin artistik të Arian Çuliqit, me aktorët e njohur Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Drane Xhaj, Edmond Halili, Sevdai Radogoshi, Afrim Agalliu, Agron Hamo, Agron Llakaj, Xhevahir Zeneli, Behar Mera etj, por edhe trupën e të rinjve të teatrit “Migjeni” dhe artistë të njohur të ‘stand up komedi”-së nga gjithë vendi në teatrin “Migjeni” në Shkodër do të mbahet Java e Humorit nga 11 deri më 15 dhjetor. Të pranishëm do të jenë edhe këngëtarë si Myfarete Laze, Mukades Çanga, Rezarta Smaja etj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv