-
VIDEO
Lezhë/ Përmbytjet bllokojnë lëvizjen dhe pezullojnë mësimin në lagjen 'Besëlidhja'! Problem kanalizmet nëntokësore
Reshjet e shiut kanë përmbytur lagjen ‘Besëlidhja’ në Lezhë, duke bllokuar lëvizjen e banorëve dhe pezulluar mësimin në kopshtin më të madh të qytetit. Problem i përsëritur për shkak të kanalizimeve të bllokuara.
-
VIDEO
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin mjetin ‘Opel’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës
Nga marketi në pronësi të shtetasit Tajar Bali personat ende të paidentifikuar kanë vjedhur marketin pasi kanë prerë zgavrën e hekurt dhe nga të dhënat paraprake kane vjedhur vlera monetare dhe shumë artikuj të ndryshëm.
-
VIDEO
Aksident tragjik në Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy mjete, dyshohet për viktima
Aksident i rëndë në aksin Pogradec - Qafë Thanë, dy mjete përplasen me njëra tjetrën.
Nga vendngjarja mësohet se i vdekur ka mbetur drejtuesi i njwrit prej mjeteve tip 'Volkswagen', ndërsa është lajmëruar zjarrfikësja për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga makina.
Nuk dihen ende rrethanat, por në vendngjarje sapo ka mbërritur policia dhe ambulanca pasi dyshohet që ka edhe të plagosur.
-
VIDEO
Tiranë/ Flakët shkrumbojnë lokalin prej druri, 5 zjarrfikëse për ta shuar! Nuk ka të lënduar, dëme të shumta materiale
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dajias, në zonën e Petrelës, dhe informohet se nuk ka asnjë të lënduar. Pas përpjekjeve dhe lokalizimit të vatrës, është bërë edhe shuarja e zjarrit, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme
-
VIDEO
Vendimi i formës së prerë i Apelit në Britaninë e Madhe: Sali Berisha mbetet non grata, nuk i lejohet apelimi
Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil, nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të apeluar vendimin e SIAC "Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni” që la në fuqi vendimin e ndalimit nga Home Office për të hyrë në Britaninë e Madhe.
-
VIDEO
Spahiu: Dekorata amerikane për Dumanin, ishte përgjigje për ata që shohin ëndrra me Trump-in
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komenton shpalljen e Altin Dumanit si kampion në luftën kundër korrupsionit nga DASH.
-
VIDEO
Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku i vet! E kishte hedhur nga ura, ja motivi i dyshuar (EMRAT)
Një 35-vjeçar u arrestua sot nga Policia e Durrësit, që akuzohet për hedhjen nga ura të 33-vjeçarit më 2 Dhjetor. Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Trupi u gjet më 5 Dhjetor, babai e kishte denoncuar humbjen
-
VIDEO
Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Arbën Xhaferi, ish politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë ku u përkujtua vepra e Xhaferit, Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.
-
VIDEO
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital
Një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në bulevardin kryesor të Lushnjës.
Automjeti me targa AB906HC, i markës “Toyota”, i drejtuar nga një 30-vjeçare, ka përplasur të moshuarin i cili kalonte nga njëra anë e rrugës, në tjetrën.
Gazetari i Report TV, Yrjet Saliasi, përcjell pamjet e aksidentit dhe informon se i moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin
Në mjediset e reja në garnizonin “Skënderbej” në kryeqytet, u përurua shtëpia e re për AKMC, teknologji dhe pajisje, i shërben edhe përballimit dhe parandalimit të fatkeqësive. Merr pjesë edhe Stefania Vizzaccaro, drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si financuese kryesore
-
VIDEO
Devoll/ Ktheu lokalin për lojëra fati të paligjshme, arrestohen administratori 52-vjeçar dhe 3 klientët! Sekuestrohen tavolinë pokeri, çipsa dhe para
Si prova materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, 7 celularë dhe shuma parash (lekë, euro dhe dollarë), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme
-
VIDEO
Dita e të Drejtave të Njeriut/ Gonzato: Mungon qasja ligjore! Gratë viktima denoncuan dhunën, por nuk ka reagim
Për më pak viktima të dhunës dhe respektimin e të drejtave të njeriut duhet forcë më e madhe e ligjit thotë ambasadori i BE Silvio Gonzato. 32 gra e vajza u vranë 3 vitet fundit thotë raporti i Avokatit të Popullit nga i cili Gonzato veçon se viktimat kishin raportuar dhunën por autoritetet nuk reaguan për parandalim