-
VIDEO
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
Me të paktën 3 metra është rritur niveli i ujit në liqenin e Fierzës këtë fundjavë. Kjo për shkak të reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan në verilindje të vendit, duke rritur ndjeshëm edhe sasinë e prurjeve në lumenjtë kryesorë që furnizojnë basenin më të madh ujëmbledhës në vend.
-
VIDEO
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim
Një operacion antidrogë në Tiranë, ka çuar në pranga dy të rinj dhe kapjen e 1 kg kokainë, e cila nëse do shitej në treg kapte vlerën 270 mijë euro. Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi 20 vjeç janë dy të rinjtë që u arrestuan pas 6 muajsh ndjekjeje e përgjimesh.
Klajdi Serjani rezulton edhe nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur për blutë e Tiranës i dënuar më parë për gjobëvënie, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2015, ndërsa njihet edhe si miku i Emiljano Shullazit.
Dy të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me një mjet luksoz mbrëmjen e 8 dhjetorit. Agjentët e vëzhguan Klajdi Serjanin teksa drejtonte një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”. Në një moment, ai lë timonin, zbret nga makina, dhe merr në sediljen e pasme, një pako. Efektivët e ndaluan 24-vjeçarin pranë kthesës së Kamës te terminali i autobusëve dhe brenda pakos u gjet 1 kg e 50 gramë kokainë.
-
VIDEO
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët!
Durrës- Policia Rrugore e Durrësit godet dy raste të tjera të tentativës për korrupsion të efektivëve.
Nën akuzë janë marrë 2 shoferë të dyshuar për mitdhënie.
Aksioni është kryer gjatë patrullimeve në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën "Martin Camaj". Policia ka ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë konstatuar nga shërbimet me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 dhe 12 masa administrative.
-
VIDEO
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD denoncim te Inceneratori i Elbasanit: Kjo vepër vazhdon të vjedhë para nga buxheti
Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit Partia Demokratike Dega Elbasan zgjodhi të përcjellë mesazhin e saj pranë inceneratorit të Elbasanit, të cilën e konsideron veprën më korruptive ndërtuar gjatë qeverisjes së majtë në Elbasan.
Këshilltarja Doris Madhi theksoi se kjo vepër i ka kushtuar 26 milion euro buxhetit të shtetit, vazhdon të vjedhë çdo vit para nga buxheti i bashkisë, ndërsa pirgjet me plehra të 7 bashkive vijojnë të grumbullohen duke çliruar ajër toksik për mbarë zonën.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Denoncimi i Partisë së Lirisë në Lezhë: PS shantazh administratës për vota
Partia e Lirisë pretendon se Partia Socialiste në Lezhë po i bën shantazh administratës për të siguruar vota nga diaspora.
Në një deklaratë për mediat nën kryetari i PL Vivian Golemi, ka publikuar formularin i cili ju është shpërndarë administratës së bashkisë për ta plotësuar dhe sipas tij po i kërcënojnë me largim nga vendi i punës.
Partia e Lirisë u bën thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë rastet e shantazheve për të siguruar vota për Partine Socialiste, ndërsa u bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet në lidhe me këtë çështje.
-
VIDEO
Gjoba deri në 100 mijë lekë, me shpejtësi deri në 120 km/h! Policia rrugore ndëshkon 589 shoferë në të gjithë vendin
Drejtoria e Policisë Rrugore, nga kontrollet e ushtruara me dronë përgjatë javës që lamë pas, ka ndëshkuar 589 drejtues automjetesh, me gjoba që variojnë nga 3 000 deri në 10 000 lekë të rinj.
-
VIDEO
Tiranë/ Sherr mes 5 të miturve pas ndeshjes së basketbollit te Asllan Rusi! Dyshohet për të lënduar
Një sherr mes të 5 të miturve ka ndodhur sot pranë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ në kryeqytet
-
VIDEO
Festivali teatror ‘Hapat’, ndahen çmimet për më të mirët! Shfaqja ‘Kush do të kujdeset për mua’ merr çmimin kryesor
Festivali Teatror “Hapat” ka shënuar përfundimin e edicionit të tij të tretë. Në një mbrëmje festive, të dielën janë ndarë çmimet për shfaqjen më të mirë, aktorët më të mirë, për skenografinë, kostumografinë dhe muzikën më të mirë.
-
VIDEO
Krujë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 10 të arrestuar, nën hetim një 17 vjeçar
Dhjetë persona në Krujë kanë rënë në prangat e policisë pasi merreshin me aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e basteve sportive online.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ ‘Tufa’ eurosh, mjete luksoze, jeta e ‘shfrenuar’ e nipit të Pajtim Serjanit në TikTok! VIDEO edhe me Kozakun
Një 24-vjeçar, Klajdi Serjani u arrestua bashkë me shokun e tij teksa lëviznin me një mjet luksoz në të cilin kishin 1 kg kokainë. Nëse droga do të shitej në treg kapte vlerën e 270 mijë eurove.
-
VIDEO
Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 9 mijë për qëndrim të gabuar! 25 arrestime, ndalime dhe procedime
Policia Rrugore e Tiranës, ka vendosur 12.551 gjoba, gjatë javës që lamë pas. Policia bënë me dije se nga këto 9.105 gjoba janë vendosur për qëndrim të gabuar.
-
VIDEO
Operacion antidrogë në Tiranë, nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë në mjetin luksoz! Në pranga edhe shoku i tij, në përgjim prej 6 muajsh
Një operacion antidroge është zhvilluar nga Sektori i Antidrogës në qytetin e Tiranës. Burime sqarojnë se është kapur 1 kg e 50 gr kokainë. Në pranga kanë rënë Xhenjo Manushi e Klajdi Serjani.