-
VIDEO
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani pasi u shpall kampion kundër korrupsionit për vitin 2024. Në një postim të bërë, ambasada shkruan se SHBA do vijojë të punojë me SPAK.
-
VIDEO
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
5 muaj larg zgjedhjeve, ndërkombëtarët bëjnë thirrje që votat të mos numërohen më nga partitë politike. Por kreu i KQZ mendon se akoma nuk ka ardhur koha që partitë të përjashtohen fare, ndërsa demokratët nuk kanë besim që si komisionerë të shërbejnë nëpunësit e administratës.
-
VIDEO
I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! Për mandatin tim i drejtohem Komisionit të Venecias, respektoni pavarësinë!
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj nuk pranon të largohet nga detyra. Thirrja e Gjykatës së Lartë që e ka emëruar në atë detyrë, për të deklaruar sot (10 dhjetor 2024) vakancën, u refuzua. Përmes një deklarate për shtyp, gjyqtarja Zaçaj tha se nuk do të largohet në 10 mars, por në fund të vitit 2025.
Zaçaj argumenton se data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese dhe se do i drejtohet Komisionit të Venecias për interpretim. -
VIDEO
Debat i fortë te 'Shëndetësia' për Minimumin Jetik, Metaj - opozitës: Ju nuk u dhemb për hallet e njerëzve, e keni treguar që i përdorni si kavje për firmat piramidale
Debatet u shoqëruan me ndërhyrje të shpeshta nga kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji, dhe përplasje verbale mes deputetëve, ku pjesë më të ashpra të debatit pati në replika mes Ilir Metaj, Zheni Gjergji dhe Albana Vokshi.
-
VIDEO
Reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Ulje temperaturash gjatë kësaj jave! Ja sa do jenë ato në zonat bregdetare, malore e të ulëta
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave u shpreh se nga dita e nesërme do të kemi ndërprerje të reshjeve për tu rikthyer në fundjavë. Ajo tha se do të ketë edhe ulje temperaturash gjatë kësaj jave.
-
VIDEO
'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme
Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama shprehu disa nga arritjet e Shqipërisë në sektorin e digjitalizimit., ku bie në sy sektori i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, kryesisht përmes aplikacionit e-Albania.
-
VIDEO
Prokurimet publike me Inteligjencë Artificiale, Rama: Nga mesi i mandatit të katërt do jemi vendi i parë në prokurime, 90% e procesit pa njeriun
Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën rajonale lidhur me qeverisjen përmes teknologjisë, u shpreh se Shqipëria do përdor Inteligjencën Artificiale në përkthimin e legjilacionit të BE-së në një kohë rekord që do mundësojë afrimin e datës së anëtarësimit në BE krahasuar me vende të tjera.
-
VIDEO
'Kemi lënë prapa Gjermaninë në pastrimin e parave', Rama: E thotë Indeksi i Baselit! Po integrojmë një sistem me IA për monitorimin e parave të pista
Kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë konferencës rajonale lidhur me përdorimin e teknologjisë në qeverisje, u shpreh se Shqipëria ka lënë prapa Gjermaninë lidhur me indeksin e pastrimit të parave, siç tregon Indeksi i Baselit. Me Inteligjencën Artificiale, shton ai, po punohet që të integrohet një sistem për monitorimin e pastrimit të parasë.
-
VIDEO
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Gjergj Luca i bën thirrje kreut të SPAK: Më bëj derman nga shpifjet, baba më ka lënë veç fytyrën
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani i cili u shpall “kampion i Antikorrupsionit” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
E teksa i ka dërguar mesazhin e urimit, Luca i ka bërë edhe një thirrje publike Dumanit, duke i këruar që t’i bëjë “derman” nga shpifjet që i bëhen ndër vite.
Sipërmarrësi shprehet se preh vitesh ka dëgjuar shpifje nga më të ndryshme për të dhe se kjo duhet të marrë fund.
-
VIDEO
'Duhet të rrisim standardet e sigurisë kibernetike', ministri Gonxhja: Do jemi ndër vendet e para në Europë me asistentin virtual në e-albania
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbajti fjalën e tij në konferencën rajonale të Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, që po zhvillohet në Tiranë. Gonxhja ndër të tjera theksoi se Shqipëria do jetë ndër vendet e para në Europë që do lançojë një asistent virtual me anë të e-Albania, që do lehtësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset.
-
VIDEO
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
Një 47-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara.
Policia njofton se paratë u gjetën gjatë kontrollit që u krye në çantën e 47 vjeçarit me inicialet N. L, banues në Shkodër.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
‘Plumbi i Artë’ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO grabitjet me Talo Çelën! I theu nofullën kambistit i morëm 20 mln lekë! Tensione në seancë
Tirane- Nuredin Dumani po dëshmon në GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi I Artë”
Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur para gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën