-
VIDEO
Komisioni i Venecias: Zgjedhjet të jenë të lira, administrata zgjedhore e pavarur! Celibashi: Partitë të jenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve! Jo depolitizim i plotë
Kreu i KQZ Ilirajn Celibashi, në fjalën e tij në konferencën konferencën 'Depolitizimi i Administratës Zgjedhore' është shprehur kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike. Ai u shpreh se partitë duhet që të jenë në proces.
-
VIDEO
I kërkuar për 1 ton kanabis në Pejë, Policia shqiptare arreston pjesëtarin e 4 të grupit! Do ekstradohet në Kosovë
Arrestohet një tjetër pjesëtar i grupit kriminal që akuzohet nga autoritetet kosovare se fshihen pas laboratorit të drogës të ndërtuar në Pejë ku dhe u sekuestruan 1 ton kanabis
-
VIDEO
‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me AI’, Karçanaj: Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania
Ndër të tjera në fjalën e saj, Karçanaj tha se në fillimin e 2025, në platformën e-albania do të jetë gati asistenti virtual 3.0 për shërbimet e qytetarëve dhe bizneseve. Më tej ajo theksoi se gati është moduli për transpozimin e direktivave të BE-së me anë të Inteligjencës Artificiale.
-
VIDEO
Berisha tha se Ajola Xoxës iu gjetën 230 mijë euro te Qendra 'Harabel', reagon Veliaj: Hienë e xhindosur! Fundërrina e fundërrinave të kombit
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me anë të një reagimi në Facebook i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke u quajtur një 'hienë të ndyrë', që nxjerr pisllëqe nga goja. Kjo pasi kreu i PD-së tha dje, se agjentët e BKH gjetën tek qendra Harabel në pronësi të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, 230 mijë euro.
-
VIDEO
Tiranë/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen 3 persona, procedohen 3 të tjerë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pasi organizonin lojëra fati në lokal. Policia njofton se janë proceduar 3 persona të tjerë.
-
VIDEO
Spahiu: Amerika krijoi SPAK në gjithë Ballkanin për të prangosur liderët që nuk largoheshin me votë
Kreshnik Spahiu deklaroi në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ se modeli i SPAK është një instrument juridik i testuar më parë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë për të çmontuar establishmentin politik të korruptuar.
Sipas tij, ndërkombëtarët përdorin këtë metodë në Shqipëri, por procesi është gradual dhe fokusohet kryesisht te ish-zyrtarët, jo kryeministrat në detyrë.
‘Amerikanët modelin e SPAK nuk po e implementojnë për herë të parë në Shqipëri. Në Shqipëri po e implementojmë të fundit, pasi e kanë implementuar në Kroaci, Bosnje, Kosovës. Instrument juridik për të shkatërruar establishmentin politik në disa vende ballkanike për shkak nivelit korruptiv.
Në të gjitha vendet ballkanike nuk janë arrestuar kryeministrat në detyrë. Kështu kanë bërë në Maqedoni, Bullgari, Sllovaki, Kroaci. Janë marrë me ish-ët. I kanë çmontuar gradualisht. Kjo metodë dhe në Shqipëri. A është e drejtë apo jo. Mbetet për tu diskutuar. Në Shqipëri me vete establishmenti i vështirë të ndryshohet. Ndërkombëtarët janë të bindur, dyshja Rama-Berisha nuk çahen. Me gjithë fletët e lavdërimit do i bëjnë pengesë SPAK. Dumani vështirë se do i zgjatet mandati. Këto dosje do kalojnë në disa nivele gjykatash. Do zbehen apo do hasen pengesa. Jam skeptik për një sukses. Këto fletë lavdërimi janë për të inkurajuar jo për të dhënë diplomën e suksesit të madh.’
-
VIDEO
'Dvorani dhe Dumani simbolet e kapjes së drejtësisë', Tedi Blushi: Asnjë habi nga fletëlavdërimi i radhës
Tedi Blushi e cilësoi fletë-lavdërimi për Dumanin shpalljen nga DASH dhe Blinken si kampion i antikorrupsionit dhe si një tallje me popullin dhe raportet ndërkombëtare që rendisin Shqipërinë si të parën për korrupsion.
Blushi theksoi se emrat e liderëve si Rama dhe Veliaj nuk guxojnë të përmenden, ndërsa ngjashmëritë me regjime autoritare, si ai i Bashar al-Assad, i dukeshin të qarta.
-
VIDEO
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
Nga dosja dhe mesazhi te ministri, përgjimet dhe zbërthimi i platformës së koduar, ku u gjetën emrat e 3 prej oficerëve të Antidrogës, njëri tashmë i arrestuar. Lidhjet me kartelet e kokainës, si i ndihmonin, informacionet që u jepnin dhe pagesat e kripura që kërkonin. Dosja e EUROPOL, si i jepnin informacione edhe shqiptarit Pemaj dhe bisedat për pagesat: "Të gjithë janë rufianë...!"
-
VIDEO
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës!
Arkeologu, një nga themeluesit e PD-së dhe aktiv në Lëvizjen e Dhjetorit 1990, interviste në ‘Sot, Live në Shqipëri”, me gazetarin Nertil Agalliu. Ceka: Një parti që futet në pushtet e ka mbaruar misionin e saj! Shumica që nisën Dhjetorin 90-të, nuk u angazhua në politikë dhe Shqipëria që ata projektuan politikisht, nuk është ajo që kemi sot
-
VIDEO
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
KQZ është drejt finalizimit të aplikacionit PER, në të cilin do të regjistrohen emigrantët për të votuar nga jashtë. Regjistrimet do të hapen në 11 janar dhe do të vazhdojnë deri në 11 mars. Qytetarët duhet të regjistrohen me pasaportë ose kartë identiteti dhe u duhet patjetër një dokument që vërteton se ata banojnë në adresën që kanë deklaruar.
-
VIDEO
Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, ja 3 akset më problematike! Shpëtohet qytetari nga Saranda në Theth-Bogë
Moti i keq ka pushtuar vendin dhe veçanërisht zonat veriore.
Për këtë shkak Drejtoria e Policisë Shkodër dhe ajo Rrugore kanë marrë masat e duhura, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve.
Shërbimet kanë rritur numrin e patrullave dhe forcave në akset rrugore urbane e rurale, si pasojë e motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.
Aktualisht në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.
-
VIDEO
'S'na është ndarë balta nga këmbët prej vitesh', 80 familje në Banaj të Dimalit pa rrugë! 'Paguajmë taksa vendore, s'kemi as kosha për mbeturinat'
Fshati Banaj në Dimal prej 30 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Rruga që i lidh me qytetin është e paasfaltuar dhe në dimër mbushet me ujë. Po kështu mbeturinat hidhen nëpër kanale pasi nuk ka kontejnere. Banorët thanë se i paguajnë çdo vit taksat vendore pavaresisht se s’marrin asnje sherbim. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.