-
VIDEO
Vrau Alfred Dedjan tek 'Kështjella', 27 vjeçarit do i bëhet ekspertimi psikiatrik si përdorues droge, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e avokatit
Gjykata e Tiranës ka lënë masën arrest me burg për Julian Gjoshi, autorin e dyshuar të vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq
-
VIDEO
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
Një debat mes deputetëve Erion Braçe dhe Ina Zhupa, me këtë të fundit që ofendoi kolegun e PS, detyroi brakstisjen e sallës nga socialistët dhe pastaj edhe mbylljen e seancës plenare të kësaj të enjteje. PS tha se pret kërkim ndjese nga Zhupa, teksa ajo tha se i qëndron etiketimeve që sipas saj Braçe i meritoi.
-
VIDEO
Bardhi e kërkoi në interpelancë për 'Becchetin', Rama: Gënjeshtar! Pres SPAK të flasë për Olsin, o gjykohet ai o deputeti PD! Nëse im vëlla del trafikant s'jam më kryeministër
Kryeministri Edi Rama thotë se do t’i përgjigjet kërkesës së Gazment Bardhit për interpelancë vetëm pasi SPAK të ketë folur mbi akuzat e deputetit të PD se vëllai i tij është trafikant droge. Për Becchetin, Rama thotë se shteti shqiptar nuk ka paguar asnjë lek ndërsa 'Partia e B-ve' thotë ai po e përdor si kamerdare para mbytjes në zgjedhjet e radhës
-
VIDEO
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve
6 nga 274 kandidatët që janë në garë për shef të 48 komisariateve në të gjithë vendin, u intervistuan këtë të enjte nga Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve.
-
VIDEO
I dha makinës në krah të kundërt duke parakaluar me shpejtësi, Rrugorja ndëshkon me gjobë 250 mijë lekë Stresin dhe i zbret 10 pikë nga patenta
Policia Rrugore ndëshkoi Arkimed Lushajn (Stresi) me 25,000 të reja lekë gjobë dhe zbriti 10 pikë nga leja e drejtimit për parakalim në sens të kundërt dhe përdorim të dritave verbuese në zonë të banuar.
-
VIDEO
Makina merr flakë në Bypassin e Murrizit nga mbinxehja! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje
Një makinë u dogj në Bypassin e Murrizit për shkak të mbinxehjes. Nuk raportohet për të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Trafik dhe shpërndarje droge në tre qytete të qarkut, goditet grupi me 5 persona! Të arrestuarve u kapen 3,5 kg kokainë, hashash dhe shuma parash
Operacioni i koduar “One by one” u finalizua pas disa javë hetimesh dhe përgjimesh me metoda proactive nga Policia dhe Prokuroria e Gjirokastrës. Dy prej të arrestuarve vëlelzër, mbanin në banesë 3,5 kg kanabis, kurse 3 të tjerët u kapën me dosa kokaine dhe para. Shitja edhe në Përmet e Këlcyrë
-
VIDEO
Tirana merr çmimin ‘Kryeqyteti i inovacionit’ në Romë, Veliaj: Krenar për këtë arritje
Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë në Romë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një vlerësim për përpjekjen e të gjithë skuadrës së Bashkisë së Tiranës, për të pasur një qytet solidar dhe me standarde për fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla.
Ai u shpreh se pas disa titujsh radhazi në vitet e shkuara, në Janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.
-
VIDEO
Vrau Alfred Dedjan tek 'Kështjella', 27 vjeçarit do i bëhet ekspertimi psikiatrik si përdorues droge, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e avokatit
Autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas në lokalin “Kështjella” me 1 dhjetor në Ndroq, Julian Gjoshi, do të qëndrojë në burg, me vendim të Gjykatës së Tiranës me akuzën e vrasjes me paramendim. 27-vjeçari kyçi gojën para togave të zeza, duke mos deklaruar asnjë mbi motivin e ngjarjes së rëndë.
Mbrojtësi i tij i kërkoi gjykatës kryerjen e ekspertimit psikiatrik për shkak se është përdorues i narkotikëve, e cila u pranua nga gjykata. Përqendrim të ulët Julian Gjoshi pati edhe gjatë marrjes në pyetje në polici, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që ai të ketë pasur më herët vizita në psikiatër, por ka refuzuar të marrë medikamente. Pretendimin për probleme me depresionin e ngriti në polici edhe i ati i tij kur u pyet nga policia. Zyrtarisht, gjendjen e tij mendore pritet ta përcaktojë ekspertimi që do të bëhet ne vijim.
Julian Gjoshi ishte kthyer së fundmi nga Spanja, ishte kunati i Altin Hajrit, të shumëkërkuarit të Shijakut për rrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës. I arrestuar për “armëmbajtje pa leje” disa vite më parë, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon në “SkyECC” të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.
-
VIDEO
'Kone', Zhupa-Braçes: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste
Deputetja Ina Zhupa iu përgjigj Erion Braçes, duke e etiketuar si ‘kone’ në sallë e Kuvendit, pasi ky i fundit pak më herët i kishte thënë ruse.
Në bllok deputetët e PS dhe ministrat u larguan nga salla, ndërsa Zhupa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
-
VIDEO
'Eden Game'/ Albana Shoshi, rikthim në 'parajsën e humbur'! Ekspozita e piktores si rrëfim realist mbi fenomenet sociale
“Eden Game” titullohet ekspozita e piktores Albana Shoshi e çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. E bija e piktorit të njohur, Zef Shoshi, ajo ripropozon një format realist të rrëfimit përmes artit të fenomeneve sociale, që ngacmojnë në përditshmërinë tonë.
-
VIDEO
Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin
Një aksident është regjistuar sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.
Furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.
Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.