-
VIDEO
Mashtrim kompjuterik, kanosje e lojëra fati, 3 të arrestuar në Tiranë, ishin në kërkim
Tiranë-Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e tre shtetasve, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit/ Zhupa akuza: Duan të përndjekin mediat që nuk çojnë ujë të qeveria! Braçe: Ti duhet të hetohesh për dezinformim
Një deklaratë e bërë një ditë më parë nga kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka nxitur debate në Kuvend me deputeten demokrate Ina Zhupa. Një ditë më parë, Braçe tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik dhe kërkoi hetim edhe në këtë aspekt. Por, kjo nga opozita u interpretua si një përpjekje e Komisionit për të kontrolluar mediat, ku deputetja Ina Zhupa tha se u kërkua ndjekje penale për gazetarët.
Por, Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. E madje, Zhupën e akuzoi si një dezinformuese të këtij rasti.
Ina Zhupa: Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët.
Erion Braçe: Si mundet ta lë pa replikë kur kjo mediat i di rubinet. Dëgjojeni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Media që nuk çojnë ujë të qeveria. Uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.
Në asnjë sekondë, në asnjë moment, të mbledhjes së djeshme të komisionit, të asaj që unë kam thënë para mediave nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimit, të mbahen përgjegjës të gjithë autorë. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh unë. Është e qartë që unë se kam thënë atë, që është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.
-
VIDEO
Fushë Studëni dhuron pamje spektakolare nën petkun e dëborës
Në këto ditë dhjetori Fushë Studëni në Parkun Kombëtar të Shebenikut është mbuluar nga dëbora.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje mbreslënëse.
I rrethuar me pyje të larta, liqenin poshtë tyre dhe nën petkun e bardhë të dëborës ky vend është i duhuri për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë dëborën dhe bukuritë e Shqipërisë, Fushë Studëni mbetet një zgjedhje e shkëlqyer.
-
VIDEO
Fier/ Në kërkim për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet 61 vjeçari (EMRI)
Një 61 vjeçar i shpallur në kërkim është vendosur në pranga nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij për shitjen e lëndëve narkotike.
Dashamir Muçaj u arrestua në fshatin Peshtan Bregas.
Njoftimi i policisë:
-
VIDEO
Shkodër/ Iu përfshi banesa nga zjarri, humb jetën 80- vjeçari pasi mbeti i bllokuar brenda (VIDEO)
Ka humbur jetën i moshuri Gjek Prroni, 80 vjeç, pasi shtëpia e tij në fshatin Shtoj në Shkodër u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme. I moshuari mbeti i bllokuar brenda në banesën që po digjej.
-
VIDEO
Shkodër/ Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Shtoj, dyshohet se brenda ndodhet një i moshuar! Zjarrfikëset në vendngjarje
Një banesë në Shkodër është përfshihet nga flakët mbrëmjen e sotme, në fshatin Shtoj. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dyshohet që brenda ndodhet një i moshuar.
-
VIDEO
'Je takuar me Lulzim Bashën për marrëveshje para zgjedhjeve', Dhuli dhe Shabani përplasen ashpër: Nuk i përgjigjem çdo qeni! Je qesharak
Debat i ashpër në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme, teksa Endri Shabani dhe Skerdjan Dhuli nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Gjithçka filloi kur ky i fundit, tha se Shabani dhe Lulzim Basha janë takuar kohët e fundit për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025. Por gjithçka është kthyer mbrapsht sipas tij prej Erion Veliajt.
-
VIDEO
'Gjysma e kandidatëve janë analfabetë', Dhuli: Problem jo listat e mbyllura, por parcelizimi i votës
Skerdjan Dhuli thekson në 'Repolitix' se zgjedhjet duhet të zhvillohen me proces mazhoritar, duke ngritur shqetësimin për nivelin e ulët të kandidatëve dhe kryetarëve të bashkive.
-
VIDEO
'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet
Ferdinand Dervishi diskutoi në ‘Studio Live’ për zbulimin e aplikacionit Matrix, përdorur nga krimi. Ai vlerësoi punën e SPAK dhe parashikoi se zbulimi i këtij aplikacioni do t’i japë goditje të fortë krimit. Dervishi gjithashtu paralajmëroi për fuqinë e bandave kriminale dhe nevojën për veprime të tjera të SPAK për të parandaluar ngjarje si ajo e "Falcone" në Itali.
-
VIDEO
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! 1 mln për dëmtim prone për shkak të detyrës
Qeveria miratoi sot kriteret e trajtimit financiar të gardistëve për fatkeqësitë familjare, shpërblim për rezultatet e arritura apo kompensim në rastet e dëmtimit të pronës për shkak të detyrës. Efektet e këtij vendimi nisin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
-
VIDEO
Lezhë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëtojnë për mrekulli familjarët! Shkak dyshohet shkëndija elektrike, efektivët luftë me flakët
Burime policore bënë me dije se vatra e zjarrit ra në njërën nga dhomat e banesës në pronësi të Vasil Kolës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike
-
VIDEO
Poli Hoxha: Lufta politike, rreth vicioz mes Ramës dhe Berishës! Toska: Duan të detyrojnë Dumanin të marr azilin në Amerikë
Gazetari Poli Hoxha duke folur në 'Studio Live' për luftën politike u shpreh se situata është e tillë që shqiptarët të mos kenë alternativë tjetër përveç Ramës dhe Berishës, duke krijuar një rreth vicioz. Por nga ana tjetër shtoi se lufta nuk është pozitë-opozitë, por luftë brenda mazhorancës dhe luftë brenda opozitës. Ndërsa Almer Toska theksoi PD dhe PS me anë të komisionit Xhafaj duan ta detyrojnë Dumanin të marrë azil politik.