-
VIDEO
Presidenti i SHBA-së, 82 vjeç, dukej i lodhur dhe fliste me zë të ngjirur gjatë samitit në Angola, ku morën pjesë presidenti i Angolës dhe homologët e tij nga Zambia dhe Republika Demokratike e Kongos.
Gazetari Almer Toska u shpreh në 'Studio Live' se Basha do bashkohet me Berishën dhe se ka pranuar për të qenë i pari në listën e për deputetë në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 2025. Ndërsa Poli Hoxha tha se Rama ka ndihmuar foltoren.
-
VIDEO
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi
Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare dhe deri në Zogaj, teksa vijojnë me ritme të larta punimet në kantierin e rrugës së re Shirokë-Zogaj në Shkodër.
-
VIDEO
Korçë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, 45- vjeçari gjendet i pajetë në mjetin e tij
Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore krahas unazës. Policia bënë me dije se në trupin e 45- vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
-
VIDEO
‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, ka mbipopullim! Të shëruarit ‘harrohen’ nga gjykatat
Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një raporti të publikuar së fundmi ka ngritur alarmin për mënyrën se si trajtohen të sëmurët mendorë ne vend. Në auditim një vëmendje e veçantë i është kushtuar burgut të Shën Kollit në Lezhë ku janë akomoduar të burgosurit me masë shëndetësore, por që sipas KLSH nuk kanë trajtim njerëzor për shkak të mbipopullimit dhe kushteve të këqija.
-
VIDEO
Kuvendi i jep 500 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
Byroja e Kuvendit akordoi sot një fond afro 500 mijë euro për komisionin anti-korrupsion. Fatmir Xhafaj paraqiti një listë me 91 ekspertë, duke u ofruar atyre pagesa për kontributin deri në 8 mijë euro. Komisioni ka pajtuar edhe 23 shqiptarë nga diaspora për të ndihmuar reformën.
-
VIDEO
Pogradec/ Makina e përplas duke ecur mbrapsht, plagoset biçiklisti, dërgohet në spital
Pogradec- Një aksident rrugor ka ndodhur sot (4 Dhjetor), rreth orës 15:00 të pasdites, në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit, me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve.
-
VIDEO
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
Aplikacioni të cilin autoritetet europiane e kanë zbërthyer, është përdorur edhe nga krimi shqiptar, konfirmon për Report Tv, Europol. Për “Matrix” për herë të parë foli i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se këtë platformë të koduar e ka pasur edhe i shumëkërkuari Suel Çela.
-
VIDEO
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Anëtarësim i Kosovës në NATO, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
Në përfundim të tij, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mbajti një konferencë për shtyp bashkë me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë, Celeste Wallander
-
VIDEO
Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj, Rama: Do të ketë trotuar dhe korsi biçikletash
Është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj
-
VIDEO
'Vatër' droge pranë Drejtorisë së Policisë! 26-vjeçari në Durrës: Nuk jetoj dot pa 'shiringë', më dhemb trupi. Nuk ia uroj askujt!
Një pallat i dëmtuar nga tërmeti në Durrës sherben si strehë për përdoruesit e drogës. Një i ri tha për Report tv se prej vitesh merr heroine me shiringë në këtë objekt, ndërsa bëri thirrje për ndihmë, pasi kërkon të shtrohet ne qendër reahabilitimi.
-
VIDEO
Lamtumira për politikanin dhe aktivistin tiranas Arben Tafaj! Politikanë, miq e bashkëpunëtorë të pranishëm në homazhe
Përmes nderimesh u përcjoll për në banesën e fundit, aktivisti dhe politikani Arben Tafaj, i ndarë nga jeta aksidentalisht këtë të martë në shtëpinë e tij. Politikanë miq e bashkëpunëtorë vlerësuan figurën e intelektualit që do t’i mungojë Tiranës.
-
VIDEO
Ngrohja globale ‘ka ndërhyrë’ në punët e bujqësisë! Fermerët e mbjellin grurin në dhjetor, një muaj përtej afatit
Mbjellja e grurit në fushat e Fierit, historikisht është bërë ndërmjet muajve tetor-nëntor, ndërsa këtë vit është shtyrë me afro një muaj. Fermerët kanë nisur mbjelljen në gjysmën e dytë të nëntorit me shpresën se do ta përmbyllin procesin në 10 ditëshin e parë të dhjetorit. Shkak është bërë ndryshimi i klimës, efekt i ngrohjes globale, thotë për Report tv, agronomi Ladi Pashaj, specialist në Drejtorinë e Bujqësisë.