-
VIDEO
Sekuestrohen 10640 kg qymyr për shisha në Tiranë, dyshohet se erdhi kontrabandë
Policia Tiranës ka sekuestruar 10640 kg qymyr për shisha në kryeqytet, pasi dyshohet se është e kontrabanduar.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 persona, administratorë të subjekteve ku u gjet qymyri dhe mallra të tjerë si veshje, ekspozitorë veshjesh dhe aksesorësh, artikuj të ndryshëm dhe sisteme sigurie.
"Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në subjektet me administratorë shtetasit I. I., 39 vjeç, dhe Y. I., 45 vjeç, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale artikuj të ndryshëm, ekspozitorë metalikë për veshje, sisteme sigurie për butiqe, ekspozitorë aksesorësh të tjerë dhe veshje të ndryshme, si dhe 10640 kg qymyr për shisha.
-
VIDEO
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet dhe i komunikon akuzat killerit portugez Ruben Saraiva! Vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje
Nën masa të forta sigurie, 29-vjeçarit u paraqit këtë të premte në Prokurori, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Dosja u veçua nga të tjerët, që ndodhen nën procedim dhe arrestim në Britani, e presin ekstradimin. Saraiva u ekstradua më 31 Dhjetor 2023 dhe më 2 Janar 2024 mori masën "arrest me burg". Në Angli janë arrestuar 4 britanikë dhe i dyshuari si porositës, Edmond Haxhia, ku 4 prej tyre presin ekstradimin
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh në protestën e PL para SPAK
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e Partisë së Lirisë para SPAK. Dhjetëra militantë, siç shihet edhe nga pamjet me dron, ishin mbledhur para Prokurorisë së Posaçme me moton kryesore ‘jo drejtësi me regji’.
Në protestë mungoi Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj! Vendimi u firmos nga GJKKO
Burime për Report Tv thonë se me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.
Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv.
-
VIDEO
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg për dosjen ‘Plumbi i Artë’! Akuzohet për porositjen e dy vrasjeve
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg të vendosur ndaj tij në maj 2022 për dosjen Plumbi i Artë. Seanca për shqyrtimin e kërkesës mbahet në orën 13:00 në GJKKO. Në këtë dosje, Dumani akuzohet si porositës i dy atentateve ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës, por të dy dështuan.
-
VIDEO
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej 2023-it
Shkodër-Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës. Mësohet se në muajin mars të vitit 2023, ai braktisi automjetin me të cilin transportonte në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 sirianë.
-
VIDEO
Durrës/ Për një nxënës, hiqet oficeri i sigurisë në shkollën artistike! Prindërit në protestë: Rikthejeni, kemi frikë të sjellim fëmijët
Në shkollën artistike të Durrësit është pushuar nga puna oficeri i sigurisë, për shkak se nuk plotësohet numri, vetëm për 1 nxënës. Duhet të ishin 80, që sipas ligjit të funksiononte oficeri i sigurisë, por janë 79 nxënës.
-
VIDEO
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna
GJIROKASTËR- Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në qytetin e Gjirokastrës janë ngritur sot në protestë. Prej orëve të para të ditës, ata janë grumbulluar para godinës së Bashkisë Gjirokastër për të kërkuar sikurse thonë ata vetë, rritje page që iu është premtuar gjatë këtij viti prej autoriteteve bashkiake.
“Kemi ardhur për problemin e shtesës së rrogës. Kërkojmë edhe hakun tonë, nuk kërkojmë tepër. Uniformat nuk na i japin tamam siç duhet, na rrinë këmbët si në allçi. Punën e kërkojnë. Marrim lejen, lekët e lejes nuk i jepen.
Kam një fëmijë. Prej 1 viti e 6 muaj na kanë thënë që do rriten rrogat. Ne nuk shohim as rritje rroga asgjë këtu. Na thonë do u blemë veshje, jelekë, çizme. Nuk i duam fare, të na rrisin rrogat. Kaq është e drejta jonë. Të paktën të dimë edhe në se çfarë të marrim. Ne marrim 350 mijë lekë të vjetra”, shprehet punonjësit.
-
VIDEO
Policia e shtetit bën bilancin për nëntorin: U sekuestruan 1.8 mln euro pasuri e krimit, 568 në pranga për vepra të ndryshme penale
Gjaë këtij muaji janë sekuestruar mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.
Në të 12 qarqet e vendit Policia ka kryer me sukses 73 operacione, 10 prej tyre u finalizuan në bashkëpunim me vendet e tjera, për kapjen ose ekstradimin e personave të cilët kishin një urdhërarrest ndërkombëtar
-
VIDEO
Lezhë, besimtarët e krishterë kremtojnë festën e 'Shën Kollit'
Besimtarët e krishterë në Lezhë kremtuan festen e "Shën Kollit", pajtorit të kësaj dioqeze. Proçesioni fetar nisi nga katedralja e vjeter e "Shën Kollit", që sot ndodhet memoriali i Gjergj Kastriotit.
-
VIDEO
Pogradec/ Shpëtuan një 31-vjeçar nga vetëvrasja! Nëna e moshuar po përpiqej të ndalonte të birin, kur dy të rinjtë që po ktheheshin nga xhamia shmangën tragjedinë
Dy të rinj nga Pogradeci arritën të shpëtojnë në kohë një 31 vjeçar i cili nën efektin e drogës tentoi të hidhej nga dritarja e apartamentit në katin e gjashtë. Rastësisht ata panë skenën dhe u ngjitën në pallat duke ndihmuar nënën e 31 vjeçarit që po e mbante me forcë.
-
VIDEO
Kërkesa e partive të vogla për listat e hapura/ Deputeti socialist Krashi: E kuptoj shqetësimin e tyre, por nuk ka ligj perfekt
Deputeti Lavdrim Krashi shprehu mendimin në 'Frontline' se nuk ka një ligj zgjedhor perfekt, duke përfshirë edhe atë të zgjedhjeve. Ai e kupton shqetësimin e partive të vogla për kalimin nga sistemi mazhoritar në atë proporcional, pasi kjo do t’u mundësonte më shumë mundësi për përfaqësim.