-
VIDEO
Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë
Një rrjedhje e bombulës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Vlorë i cili shërbente për pjekjen e mishit.
Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen '28 Nëntori'.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por dëmi ka qënë i madh.
-
VIDEO
‘Ciceron’/ Mirush Kabashi përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta! ‘Daja Vanja’, shfaqja nga Shkupi te ‘ArTurbina’
Mirush Kabashi përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta në një aktivitet në Sallën e Universitetit të Arteve, më 5 dhjetor në orën 19:00. Pjesë e mbrëmjes do të jenë një ekspozitë fotografike, një libër dhe një dokumentar për nder të figurës së aktorit.
“Nga pafajësia në pafajësi”, një performancë që ndërthur baletin kontemporan dhe teatrin, vjen në ekranin e madh të qendrës së artit Agimi, në 5 dhe 6 dhjetor, në orën 19:30.
“Daja Vanja” është shfaqja nga Teatri Shqiptar i Shkupit, që do të vijë për publikun në Tiranë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës mbrëmjen e 5 dhjetorit në orën 20:00.
-
VIDEO
Tiranë/ Shisnin drogë në zonën e Kombinatit, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje
-
VIDEO
Vrau në Ndroq Alfred Dedja/ Vendimi i Gjykatës: Si u lirua Julian Gjoshi, 3 vite më parë! Pse dënimi iu konvertua në shërbim prove për 3 vite
Shqiptarja.com siguron vendimin e dënimit të Julian Gjoshit dhënë nga gjyqtarja Shefkie Demiraj më 23 dhjetor 2021. Tre vjet pasi doli nga burgu, kunati i Altin Hajrit, vrau me pistoletë të dielën e 1 dhjetorit në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja. Gjatë dëshmisë së tij për hetuesit 27 vjeçari pretendoi para hetuesve se kishte krye krimin pasi ky I fundit e ofendonte. Ndërkohë Alfred Dedja rezulton se kishte punuar dhe si menaxher në kompleksin Golden, të kunatit të tij, Altin Hajri (burri I motrës së Gjoshit) dhe ku në u rrëmbye dhe u zhduk Jan Prenga në 2020.
Në dosjen e SPAK, nga përgjimet e Sky Ecc rezultoi se në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, pikërisht Julian Gjoshi i cili ishte kapur me pistoletë 'Bereta'.
-
VIDEO
Aksident në Korçë/ Motori përplaset me makinën, 1 i plagosur
Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, në afërsi të fshatit Sovjan.
Burime për Report Tv informojnë se një motor dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit, përfundon shqyrtimi në Apelin e Posaçëm! Vendimi shpallet më 19 Dhjetor, ja çfarë kërkon SPAK-u
SPAK kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre
-
VIDEO
Braçe: Fëmijët përdorin numra që s’janë në emrat e tyre, e vështirë t’i mbrojmë! Duhen marrë masa për t’u kufizuar internetin
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka nfritur shqetësimin edhe të numrave të celularëve që përdorin fëmijët, duke qenë se nuk janë në emër të tyre. Braçe thotë se është shumë e vështirë identifikimi dhe më pas mbrojtja e kësaj kategori në komunikimet me fëmijë apo lundrimin në faqe të ndryshme në internet.
Ndonëse numri i fëmijëve zakonisht blihet nga prindërit, Braçe thotë se sot në komision është sugjeruar që prindërit kur blejnë numra të deklarojnë që do jetë në përdorim të fëmijëve që të shihet mundësia që t’u kufizohet interneti.
"Si sot, edhe në seanca tjera kemi verifikuar që numrat e telefonit që përdorin fëmijët nuk janë në emrat e tyre. Institucionet kanë vështirësi për t’i identifikuar dhe për të mbrojtur komunikime të fëmijëve apo me faqe interneti apo rrjete sociale si TikTok, e vështirë për të mbrojtur këtë kategori. Numrin e blen mami dhe babi. Sot na u sugjerua identifikimi i këtyre numrave, edhe kur e ble djali për babin apo vajzën, por të thotë kush e përdor dhe të këtë kufizime në internet për ato fëmijë", tha Braçe.
-
VIDEO
Përplasja me armë zjarri në Kallmet të Lezhës, Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish kreun e Njësisë Administrative dhe 28 vite për Altin Markun
Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni.
Për këtë të fundit është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg, për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
-
VIDEO
Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin! Si i dështoi atentati, u kap me pistoletë gati për qitje
SPAK çon për gjykim dosjen e Amarildo Nikollit, i cili akuzohet se kishte planifikuar vrasjen ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës në qytetin e Vlorës. Porositësi ishte Leonard Luzi, Nikolli ekzekutori dhe dy ndihmësit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno. Atentati dështoi pasi Nikolli u arrestua me pistoletë gati për qitje.
-
VIDEO
Zbulohet shtëpi bari në Vaun e dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis! Në pranga pronari dhe 3 familjarë
Një shtëpi bari është zbuluar në Vaun e Dejës, ku janë sekuestruar 140 kg kanabis. Në pranga pronari Zef Shtjefni dhe tre familjarë të tij.
Njoftimi i plote
Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraç”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
-
VIDEO
Arrestohet në Cërrik Albano Saliu, Kosova e kërkonte për laboratorin e kanabisit në Pejë, ku u zbuluan 1 ton drogë
Arrestohet në Cërrik personi i dytë i shpallur në kërkim në lidhje me sekuestrimin e 1 ton kanabis në Pejë. Në pranga ka rënë Albano Saliu.
-
VIDEO
Listat e mbyllura, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin në seancë të hapur
Në gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca e hapur lidhur me ankimin e 7 partive dhe Kreut të Demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha e 3 deputetëve për të shfuqizuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.