-
VIDEO
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
Apeli i GJKKO ka shtuar dënimet për 7 persona përkatësisht zyrtarë, policë dhe sekserë të cilët merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara.
-
VIDEO
Koçiu: 3,500 persona me aftësi të kufizuar të punësuar në shtet e privat
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, ministrja e Shëndetësisë Albana Kociu, bëri të ditur se 3 mijë e 500 persona me aftësi ndryshe janë punësuar.
-
VIDEO
Cirku legjendar italian, shfaqje magjike në Tiranë. “Marina Orfei”, akrobaci, iluzionistë dhe atmosferë unike
Akrobaci mahnitëse, iluzionistë që zhysin publikun në një botë misteri me truke të pabesueshme apo klounë që sollën buzëqeshje dhe hare. Kjo ishte ajo çfarë ofroi Cirk Marina Orfei, emri legjendar i cirkut italian, me një traditë mbi 50-vjeçare, mbrëmjen e kësaj të hëne në “Specatapolis” te stadium “Selman Stërmasi” në Tiranë, në një shfaqje të magjishme, që bëri bashkë një publik të shumtë në numër e të çdo moshe!
Për Sandra Orfei, trashëgimtare e familjes së njohur të artistëve të Cirkut Orfei, ky i fundit është shtëpia e saj, ndërkohë, ajo vlerëson faktin që për herë të parë ndodhet për një shfaqje në Shqipëri.
-
VIDEO
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
Pas 11 muajsh në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend. Berisha u ul në Kuvend krah Flamur Nokës, ndërsa gjatë fjalës së tij akuzoi Ramën se donte të eliminionte opozitën.
-
VIDEO
Rrëzohet amendamenti i PD për minimumin jetik, Noka: Normë ligjore! Koçiu: Shtresat e varfëra duhen integruar në tregun e punës, jo t'i jepet lëmoshë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka teksa prezantoi amendamentin për minimumin jetik, i cili u rrëzua nga Kuvendi, ai u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që nuk përcakton minimumin jetik.
-
VIDEO
Shkodër, vuri tritol në derën e banesës dhe te biznesi i një qytetari, në kërkim 35-vjeçari, në pranga e motra
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.11.2024, në banesën e shtetasit Ardian Fierzës ku u vu një sasi lënde plasëse.
-
VIDEO
Berisha kthehet në Kuvend, ‘bën bashkë’ PS e PD! 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit
Sali Berisha është kthyer në Kuvend pasi GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit. Edhe PS dhe PD ranë dakord me propozimin.
Sali Berisha: Një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktuarës barbarinë dhe torturat me çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ishte një ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe migracionin tonë, fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtaren dhe interesin kombëtar. Ai një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit Amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto ftoj Kuvendin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me 1 minutë heshtje.
Elisa Spiropali: Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë antikomuniste me vlera të larta mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij.
-
VIDEO
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, një 21 vjeçar në hetim
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Do votohet buxheti i vitit 2025, Berisha shkon në Parlament pas 11 muajsh! PD depoziton 34 amendamente
Buxheti i vitit 2025 do të marrë sot dritën jeshile në Parlament, në votimin nen për nen. PD ka depozituar 34 amendamente, mes të cilave 2 që mbajnë firmën e Sali Berishës, i cili rikthehet në këtë seancë pas gati 1 viti mungesë. PL ka propozuar 11 amendamente.
-
VIDEO
Dash Sula shkon i pari në Kuvend me një banderolë për çmimet e shportës...
-
VIDEO
Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba
Kontrolleve ndaj mjeteve të blinduara dhe atyre që përdorin xhama te zinj, tashmë u janë shtuar edhe monitorimi i trafikut dhe parkingjet e gabuara që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.
-
VIDEO
Debati për Luftën/ Historiani Kasmi: Sipas burimeve të mia, janë 11 mijë dëshmorë! Ngjela: Ballistët nuk ishin tradhtarë, menduan se gjermani do fitonte luftën
Në Studio Live pasditen e sotme ishte i ftuar historiani Marenglen Kasmi i cili pati dhe një debat me avokatin Spartak Ngjela që foli me anë të Skype, lidhur me Luftën e Dytë Botërore dhe pozicionimin e ballistëve dhe komunistëve.