-
VIDEO
112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare
-
VIDEO
Arrestohet i riu në Elbasan për pastrim parash, i sekuestrohet pasuri me vlerë 136 mijë euro
Finalizohet operacioni policor i koduar "Resource".
Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Resource".
Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
-
VIDEO
Ishte bërë 'makthi' i bizneseve, arrestohet 'skifteri' në Tiranë, autor i 16 grabitjeve
-Një 32 vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur 16 biznese në kryeqytet.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Cases", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Zbardhen dhe dokumentohen 16 raste vjedhjesh, në disa biznese të ndryshme. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.
-
VIDEO
Durrës/ Aksident në Spitallë, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital!
Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 15 Spitallë, ku një automjet ka aksidentuar një këmbësore. Gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, kurse Policia vendore nisi hetimet
-
VIDEO
Itali, 8 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, me vlerë 1 mln euro xhiro mujore! Në Shqipëri ishte qendra, ku transferoheshin dhe fitimet, në Bari bazat logjistike
Prokuroria e Antimafias në Itali shkatërroi një grup të trafikut ndërkombëtar të kokainës e marijuanës nga Shqipëria, Spanja dhe vende të Evropës Veriore për në Itali. 15 janë në hetim, 8 të arrestuar, mes tyre 4 janë shqiptarë.
-
VIDEO
Aplikacionet kriminale/ Banushi: Grupet kanë menduar se komunikimet nuk do zbërtheheshin! Doçi: Me 'Matrix', SPAK do bëjë tërmet tjetër në botën e krimit
Në 'Studio Live', gazetarët Keti Banushi dhe Adriatik Doçi diskutuan për dosjet e SPAK lidhur me krimin e organizuar në Elbasan dhe aplikacionet për komunikim, si Matrix, Sky dhe EncroChat. Grupi kriminal i Suel Çelës ka ndikuar në media dhe politikë, përfshirë mundësinë e përfshirjes së funksionarëve të lartë në krime të organizuara. Doçi theksoi më tej se Gërdeci dhe 21 janari, që mbeten të rëndësishme për pozitat politike të Sali Berishës.
-
VIDEO
Drogë, 8 arrestime për trafik ndërkombëtar. Baza logjistike në Bari dhe Bat: xhiro 1 milion EURO në muaj
15 nën hetim. Bazat kryesore operacionale të grupit ishin në Barletta, Modugno dhe Mola di Bari: prej andej droga u transferua edhe jashtë rajonit.
-
VIDEO
SHBA/ Zonja e parë prezanton dekorin e Shtëpisë së Bardhë
Zonja e Parë Jill Biden zbuloi dekorimet e festave të Shtëpisë së Bardhë të hënën me temën e këtij viti, "Një stinë paqeje dhe drite"
-
VIDEO
Pr/Buxheti 2025, debate në Kuvend, Zhupa pankartë tek foltorja: 'Jep dorëheqjen!' Manastirliu: Maji vjen shpejt! Rrëzohet amendamenti i Spahos
Kuvendi u përfshi nga debate gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i deputetit të PD-së Edmond Spaho për të rritur me 1 % buxhetin prë arsimin
Deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu.
Në një moment Zhupa vendosi një fletë në foltore ku shkruhej ‘jep dorëheqjen’
Kryetarja e Kuvendit ndërhyri për të kërkuar që të hiqet ‘nuk po bëjmë cirk’ tha ajo
-
VIDEO
Rehabilitohet blloku i banimit te zona e ‘Treshit’, Veliaj: Edhe në periferi investime si në qendër të Tiranës
Blloku i banimit në hyrje të Tiranës, që njihet ndryshe si “lagjja e Treshit”, po rehabilitohet. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimet po fokusohen si në qendër ashtu edhe në lagjet periferike.
-
VIDEO
Debate në Kuvend, Nallbati vendos posterin e krahasimit me Serbinë për IPARD në foltore, Bardhi: Hajdutë që vidhni dhe lekët e BE
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar edhe me tensione dhe debate.
Teksa ishte duke folur Anila Denaj deputeti i PD Bledjon Nallbati ka vendos posterin e krahasimit me Serbin për ipardin në foltoren e Kuvendit.
Nga ana tjetër, Gazment Bardhi hodhi akuza për vjedhje të fondeve të BE.
'Hajdutë që vidhni dhe lekët e BE, i merrni i fusni në xhep', tha ai.
-
VIDEO
Parlament, deputetët 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të politikanit Arben Tafaj
Në Kuvend është mbajtur një minutë heshtje nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për ndarjen nga jeta ditën e sotme të politikanit dhe aktivisti Arben Tafaj.
Politikani Arben Tafaj ra nga lartësia e banesës së tij në gjendje të dehur në Dajt.