-
VIDEO
Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
Opozita zhvilloi e ndarë ceremoninë e nderimit të flamurit në Vlorë. Ata vendosën kurora me lule në Sheshin e Flamurit, ndërsa Berisha, ndonëse në liri e dha online urimin e tij. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zbaton politikat serbe në dëm të vendit. Nga burgu uroi edhe Ilir Meta.
-
VIDEO
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
Festa e Flamurit u kremtua në çdo qytet të vendit, ku përpos ceremonive zyrtare u organizuan koncerte me ngjyrat kombëtare. Pjesë e festimeve u bënë arbëreshet e Italisë, shqiptarët e Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe mijëra qytetarë.
-
VIDEO
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
Gjendet me plumb në ballë, pistoletën afër trupit dhe i shtrirë në dysheme Alessio Lori, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Chiappa”, pjesë e grupit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe. Lori ishte dënuar në shkallë të parë me 14 vjet burg për disa krime. Lufta mes bandave të Romës
-
VIDEO
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim
Policia e Tiranës godet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në zona të ndryshme, duke kryer 8 arrestime dhe sekuestrimin e materialeve dhe pajisjeve të shumta telefonike dhe kompjuterike.
Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë do të jenë edhe 2 persona. Burime zyrtare konfirmuan se finalizuan operacionin e koduar “Bad Spin 4”, i kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
-
VIDEO
112 vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti në Vlorë krah krerëve të shtetit shqiptar në ceremoninë e ngritjes së Flamurit! Presidenti Begaj: Të çojmë para arritjet
Shqiptarët festojnë sot 112 vjetorin e Pavarësisë, ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin duke shpallur kështu pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Ne Vlore ngrihet Flamuri
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë që u mbajt paraditen e sotme ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krah kryeministrit Edi Rama, presidentit Begaj dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.Pas ekzekutimit të himnit kombëtar krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare. Krerët e shtetit u takuan edhe me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, i cili ishte i pranishëm në ceremoni e qytetarë të tjerë.
-
VIDEO
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
Në një reagim të përsëritur, policia e Shtetit insistoi se pas vrasjes së Martin Canit, 14 vjeçar, fshihet vetëm një autori dyshuar, dhe jo një i dytë, siç është deklaruar në një intervistë televizive nga babai i shokut të plagosur të Martinit. Policia thotë se për këtë, ka prova të pakontestueshme.
-
VIDEO
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
Paradës së shqiptarëve që organizohet sot në Tiranë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë i është bashkuar nga Turqia edhe kryetari i shoqatës ‘Vatra’.
“Ne kemi ardhur nga Turqia me 6 anëtarë të bordit të kryesisë së vatrës. Kemi qenë edhe vjet dhe prandaj kishim dëshirë të vinim përsëri.
-
VIDEO
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
Mirdita është kthyer në epiqendrën e festimeve në këtë 112 vjetor të shpalljes se Pavarësisë.
-
VIDEO
Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve
Në Tiranë kanë nisur përgatitjet e paradës që do të nisë në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”
-
VIDEO
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke thënë se “28 nëntori është dita e krenarisë”.
-
VIDEO
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora pas takimit me Ramën dhe Kurtin: Ndjej të njëjtat emocione si gjyshi im më 1912! Të shohim para për të ardhmen! Rroftë Shqipëria
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Vlorë tek sheshi i Flamurit teksa u mbajt Ceremonia e ngritjes së Flamurit. Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
-
VIDEO
Kryeministri Rama krah Kurtit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë! Pjesëmarrës dhe Begaj e Spiropali
Fillon ceremonia e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.
Në këtë ceremoni marrin kryeministri Rama, krah kryeministrit Albin Kurti si dhe krerët e shtetit Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ndërkohë që pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Ceremonia po zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë.