Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptarët kanë vendosur nëpër shtylla flamujt e Shqipërisë për Festat e 28 dhe 29 Nëntorit.
Por, punonjësit e policisë kanë shkuar dhe kanë hequr flamujt e ngritur për festa.
Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, një makinë policie ka ndaluar pranë një shtylle ku është vendosur flamuri kombëtar dhe e ka hequr atë dhe e ka hedhur në tokë.
Ky akt përbën një skandal për faktin se një punonjës i paguar nga taksat e qytetarëve ka prishur festën e shqiptarëve të Maqedonisë për Pavarësinë e vendit tonë.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për këtë sjellje të shëmtuar të policisë ndaj flamurit kombëtar.