-
VIDEO
Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama me Kurtin takojnë nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, tek sheshi i Flamurit
Edi Rama dhe Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
-
VIDEO
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
Policia e Shtetit ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Në 112 vite shtet të pavarur, policia ka qenë një faktor i rëndësishëm shtetndërtues.
-
VIDEO
Edi Rama dhe Albin Kurti krah njëri tjetrit në Vlorë për ceromoninë e ngritjes së flamurit
Shqiptarët festojnë sot 112 vjetorin e Pavarësisë. Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krah kryeministrit Edi Rama, presidentit Begaj dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Në Tiranë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbledh shqiptarët nga të gjitha trevat kudo që janë.
-
VIDEO
Gëzuar 28 Nëntorin! Kryeministri Edi Rama me Albin Kurtin në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
Shqiptarët festojnë sot 112 vjet pavarësi/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Vlorë në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit. Në Tiranë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbledh shqiptarët nga të gjitha trevat kudo që janë. Krerët e shtetit do të jenë në Vlorë për të ngritur flamurin
-
VIDEO
Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)
Ambasada e SHBA-së ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë me anë të një videoje në rrjetin social X.
Në video është një punonjësi i ambasadës i cili është duke mësuar shqip dhe këndon himin e flamurit.
Ai quhet Jakob Curatola-Wozniak dhe po shërben me gruan e tij në Shqipëri.
'Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket?', uron Ambasada e SHBA.
-
VIDEO
Dita e Flamurit/ Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushatarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-se cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
Vlora, qyteti ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, po bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit.
Nga pamjet e sigurauara për Report Tv sheshi i Flamurit është veshur me ngjyrat kuq e zi.
-
VIDEO
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Repolitix’, komentoi edhe kërkesën e Berishës për qeveri teknike.
Ai u shpreh se Berisha po e bënë të gjithë këtë luftë sepse kërkon bashkëqeverisje me PS.
‘Unë them që kërkesa për qeveri teknike është karikim i elektoratit dhe një ngut, sepse në politikë mosha bënë të vetën, çdokush ka ambicie dhe janë në luftë me kohën që të përmbushin egon e tyre. Kush e ka me ngut? Berisha sepse në maj shkon 81 dhe nëse nuk kap qeverisjen ose bashkëqeverisjen ky është treni i fundit dhe tani kërkon të bëjë bashkëqeverisje. A do të pranojë Rama ta bëjë zv.kryeministër, do parë. Pse për ca e bënë këtë luftë Berisha që të marr një emër anonim dhe ta bëjë kryeministër. Berisha do të jetë pjesë e qeverisë, unë uroj që Rama ta bëj ministër 4 vjet’, tha ai.
-
VIDEO
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
Teksa u ndal tek deklarata e Sali Berishës drejtuar kryeministrit Edi Rama që të lejoj qeverinë teknike, Ilir Alimehmeti në emisionin 'Repolitix', në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se nga ana e Berishës është bërë propozimi, tashmë mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga PS.
Për Faik Bashën nga Partia e Lirisë, qeveria teknike është e nevojshme.
Ndërsa, juristi Rezart Kthupi u shpreh se nga qeveria teknike do të fitojë vetëm kryeministri Edi Rama.
Ilir Alimehmeti: Është e mundur, por duhet vullnet dhe ky duhet të jetë i lidërve të PS dhe PD. Berisha ka vullnetin por ka edhe dorëzën. Ka sfiduar, pastaj a pranohet ta shohim. Unë them se zarat janë hedhur, sfida është hedhur? PS s’po ka guxim që të vijë në debat. Unë shoh një munges guximi, këtë dhe shumë cështje të tjera dhe ajo qeveri teknike ka shance për të pasur vullnet. Këtë e vendosin dy persona’, tha ai. .
Rezart Kthupi: Nga qeveria teknike fiton vetëm Rama.
Faik Bashën: Ne kemi një damkë të keqe. Ka shumë problematika në këtë vend, thuhet se ka narkoshtet dhe një qeveri teknike është e nevojshme për ti dhënë një hap përpara. Me Ramën ne kemi bërë hapa pas.
-
VIDEO
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv mbrëmjen e sotme teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila i hoqi masën 'arrest shtëpie' kreut të PD Sali Berisha tha se vendimi ishte i drejtë.
Sipas tij, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën.
‘Mendoj se është një shkallë procedurale që është normale, një gjykatë nuk duhet paragjykuar. Ka një parim në drejtësi më mirë 100 të fajshëm jashtë se 1 i fajshëm brenda. Unë s’ja uroj burgun një ish-kryeministri sepse e dëmton imazhin e vendit. Sot nuk është vendosur fajësia apo pafajësia, është një proces gjyqësor që do të marr kohë. Unë deri më sot kam një bindje që për 10 vite nuk ka gjykatë dhe gjyqtar që të çojë në burg Ramën dhe Berishën. Unë e kam thënë këtë me vite që në Shqipëri ka dy persona të paprekshëm dhe ka 2 milionë të prekshëm.
-
VIDEO
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar në Report Tv protestën e mbajtur një ditë më parë nga Partia Demokratike.
-
VIDEO
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat
Tirana është veshur me ngjyrat kuqezi për të festuar Festën e Pavarësisë. Institucionet kryesore në vend kanë ndezur dritat me ngjyrat e flamurit kombëtar, teksa paralel me ceremoninë zyrtare të ngritjes Flamurit në Vlorë, në Tiranë do të mbahet për të dytin vit radhazi Parada e Shqiptarëve. Në një aktivitet në prag të festimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shqiptarëve u janë vënë kufij shtetëror, por jo bashkëpunimi.