Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë

23 Nëntor, 14:12

Hinga është një fshat i vogël në Dimal, qarku i Beratit me tokë prodhuese e njerëz punëtorë. Sot ka zënë vend në tregun e Ballkanit sepse prodhon 1360 ton mandarina në vit dhe 90 per qind e prodhimit shkon për eksport. Në një sipërfaqe prej 74 hektarësh fermerët e kthyer nga Greqia kultivojnë 41 mijë rrënjë mandarina.