-
VIDEO
Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia
Ngjarja u shënua tek rrethrrotullimi i Plugut. Shkak paraprakisht dyshohet se është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën e ngiste automjetin drejtuesi, duke dalë nga rruga. Vetëm dëme materiale, ky segment problematik për shpejtësinë e lartë
-
VIDEO
50 % gra edhe në parlament? Ligj i ri do të kërkojë barazi gjinore kudo, edhe në sektorin privat
Qeveria po përgatit një ligj të ri për barazinë gjinore, ku do të kërkohet numër i barabartë mes grave dhe burrave deri në organet vendimmarrëse të sektorit privat. Ligji pritët të sjellë edhe kërkesën për barazi gjinore deri në Kuvendin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
Sali Berisha sulmoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur trupë puçistë, pas vendimit për të lënë në fuqi masat e GJKKO ndaj tij. Ai tha se anëtarët e Kushtetueses mbahen peng me regjistrime e shantazhe nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Moti i keq dëmtoi çatinë e spitalit të Pukës, del jashtë funksionit edhe pavijoni i Kirurgjisë
Moti i keq në Pukë përveçse dëmtoi çatinë e spitalit ka bërë që edhe pavijoni i Kirurgjisë të dalë jashtë funksionit.
Reshjet intensive të shiut që bien në katin e tretë kanë deportuar dhe në katin e dytë të spitalit.
Te sëmurët e kirugjisë janë larguar vetë drejt banesave. Aktualisht në spitalin e Pukës është funksional vetëm reparti i urgjencës i cili është ndërtesë në vete.
-
VIDEO
Moti i keq/ Thyhet pema në bulevardin e Durrësit, nuk ka të lënduar
Një pemë është rrëzuar në zonën e bulevardit të Durrësit, si pasojë e motit të keq.
-
VIDEO
Moti i keq/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme.
Erërat dhe stuhitë kanë shkaktuar edhe dëme materiale në disa qytete të vendit.
Në Bulqizë furtuna ka prishur çatitë e shtëpive. Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Mahir Jangulli është shkatërruar një pjesë e çatisë së Pallatit të Kulturës së Bulqizës.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
I mituri nuk ka qenë i vetëm prandaj grupi hetimor po verifikon se kush janë personat që kanë ndihmuar për të fshehur provat e krimit dhe dërguar në spital. 14 vjeçari nuk tregon se ku e fshehu thikën me të cilën vrau Martinin. Nuk është gjetur as telefoni, as çanta e tij. Prokuroria rëndon akuzën e cilëson 'vrasje në rrethana cilësuese'
-
VIDEO
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Izolohet Dukagjini, shembet shkëmbi në rrugën Prekal-Kir! Mungesë energjie në disa fshatra (VIDEO)
Mijëra banorë në mbarë vendin, si në Kukës, Tropojë, Lezhë, Gramsh e Librazhd, janë pa drita për shkak se stuhia ka dëmtuar shtyllat dhe telat elektrik. Në Shkodër është shembur rruga në ndërtim e Dukagjinit. Lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari është pezulluar për sonte për shkak të detit me dallgë. Pasagjeret pritet të nisin mëngjesin e së shtunës, kur të përmirësohet moti.
-
VIDEO
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
Prej gjashtë vitesh i gjithë sistemi i drejtësisë ka kaluar në filtrin e verifikimit të figurës integritetit dhe pasurisë. KPK ka përfunduar rivlerësimin për të 805 magjistratët subjekte të vettingut. Shkalla e parë konfirmoi vetëm 373, ndërsa në proces kanë ndihmuar edhe rreth 6700 denoncime nga qytetarët.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
Sali Berisha sulmoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur trupë puçistë, pas vendimit për të lënë në fuqi masat e GJKKO ndaj tij. Ai tha se anëtarët e Kushtetueses mbahen peng me regjistrime e shantazhe nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
Si pasojë e kohë së keqe në Adriatkun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.
Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.
Për çdo informacion, kontaktoni me agjencitë përkatëse dhe na ndiqni në faqen tonë zyrtare ëëë.durresport.al.
-
VIDEO
Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, AMP i arrestoi, gjykata i liron por i pezullon nga detyra! Do hetohen nën masën 'detyrim me paraqitje'
Gjykata e Shkodrës liron 4 efektivët e policisë të arrestuar nga AMP pasi akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.