-
VIDEO
Tiranë/ Sherr me thika, plagoset 1 person në zonën e 'Qytet Studentit', dërgohet tek Trauma! Ka marr 3 plagë në trup! Identifikohet autori
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në zonën e 'Qytetit Studentit', në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një 19-vjeçar është plagosur, ndërsa është identifikuar edhe autori Ajdin Ajvazi.
I plagosuri me thikë 19- vjeçari Agron Demiraj sapo ka mbërritur tek Spitali i Traumës për të marr mjekim. Mësohet se i riu ka marr tre plagë, në brinjë, në qafë dhe në shpatull.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit/ Protestuesja para Ministrisë së Arsimit mesazh medias: Boll më me shembull silikonash që janë bërë si çadër cirku
Një nënë që iu bashkua protestës para ministrisë së Arsimit tha se mbyllja e TikTokut nuk është zgjidhje.
“Buxheti i 2025 nuk ka lekë për kulturën e teatrin por hapim burgje. Duhet të punojmë për fëmijët tanë. Mbyllja e TikTok-ut nuk është zgjidhje. Jetojmë në epokën digjitale.
Ndërsa përcolli dhe një mesazh për median dhe gazetarët.
“Boll më me shembull silikonash që janë bërë si çadër cirku. Mbushini ekranet me talente boll me shembull që janë bërë si Big Brother e Përputhen.
-
VIDEO
Vrasja e Martinit, prindërit marshim proteste për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve
Prindër nisin marshimi për të sensibilizuar institucionet dhe shoqëinë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martinit Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më. Marshimi nisi nga Shkolla ‘Fan Noli’ ku mësonte Martini drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’
-
VIDEO
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
Ditën e nesërme do të bëhet publik drafti i fjalorit të madh i Gjuhës Shqipe, i cili do të hidhet për një konsultim të gjerë publik. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe
-
VIDEO
Data për zgjedhjet 2025/ Begaj vijon takimet me partitë, pret Tedi Blushin
Presidenti Bajram Begaj po vijon konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
-
VIDEO
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Shëngjin! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, parashikohen reshje me intensitet
Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të së mërkurës, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
-
VIDEO
Moti i keq/ Borë në Theth e Vermosh, borëpastrueset në terren! Akset të kalueshme
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet brenda Spitalit të Pukës, uji depërton brenda pavjoneve
Shqiptarja. com dhe Report Tv, sjellin pamjet brenda spitalit të Pukës, çatia e të cilit u dëmtua si pasojë e rrebesheve të shiut dhe erërave të forta që ranë gjatë natës.
Në pamje shihet se uji ka depërtuar në brendësi të pavijoneve, ndërsa pacientët janë evakuuar nga pavionet më të dëmtuara nga repartet e patologjisë dhe pediatrisë.
Në dhoma janë vendosur edhe disa kova, për të bërë të mundur që uji i cili pikon nga çatia të mos bjerë më shumë brenda ambienteve.
-
VIDEO
Moti i keq/ Disa fshatra në Bulqizë pa energji elektrike! Në rrugën e Arbrit në fshatin Kajmak rrëshqitje gurësh
Reshje të shumta shiu dhe era të forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika me energjinë elektrike gjatë natës në disa njësi administrative të Bulqizës ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Ka patur dhe rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës Arbrit në fshatin Krajk ku gurët në rrugë kanë penguar mjetet në lëvizje.
Ndërkohë që rruga e Arbrit Bypass kalohet pa problem nuk ka patur reshje bore.
-
VIDEO
Rrebeshet e shiut në Pukë, dëmtohet çatia e spitalit, jashtë funksionit 2 pavjone! Banorët pa energji elektrike! Probleme në disa akse rrugore
Rrebeshi i shirave dhe era e fort, kanë dëmtuar çatinë e Spitalit të Pukës mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të Report Tv, era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione. Stuhia ka shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjitik, duke i lënë banorët në Pukë pa energji prej mbrëmjes se kaluar.
Po ashtu, probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën.
-
VIDEO
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
Ujërat termale të Bënjës janë kthyer në një destinacion që preferohet të vizitohet nga turistë të huaj dhe vendas. Këto ujëra njihen edhe si banjat termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit, në komunën Petran. Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke i prezantuar ndjekësve projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.
-
VIDEO
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
Vlorë- Një 24 vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Sarandë-Qeparo teksa po transportonte 5 emigrantë iranianë që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Në pranga u vendosën edhe 2 vëllezër, të cilët lëviznin me automjet tjetër, përpara makinës ku ishin emigrantët, për të shmangur Policinë.