-
VIDEO
Akademia Politike e PS-së, Rama: Rrit energjinë e të vetmes forcë reale udhëheqëse
Akademia Politike e Partisë Socialiste vijon trajnimin e të rinjve që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të vetë PS-së.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste e cilësoi sot Akademinë Politike, një fidanishte në rritje për PS-në 2030.
Rama ndau në rrjetet sociale momente me të rinjtë që ndjekin Akademinë Politike të PS-së.
-
VIDEO
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, akuzuar për tjetersimin e 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit do të qendrojë në burg pa afat. Ai është shtruar në spital pas arrestimit, ndërsa nëna e tij avokate, njëherësh vajza e tezes së Monika Kryemadhit u paraqit në gjykatë, duke pretenduar pafajësi për të birin.
-
VIDEO
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
Të kam në mendje” është projekti fotografik i drejtuar nga Malda Susuri, që do të prezantohet më 23 nëntor në orën 17:00 deri në orën 24:00 te Piramida. Projekti synon të adresojë sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen të rriturit në Kosovë dhe në Shqipëri si pasojë e pikëllimit dhe humbjes.
“Nata e dymbëdhjetë”nga Uilliam Shekspir është shfaqja që do të vijë për publikun në teatrin e Metropolit në Tiranë më 22, 23 dhe 24 nëntor në orën 19:00.
Vijon të mbahet edhe këtë të premte në Pallatin e Brigadave, Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe. Në ditën e dytë të këtij Kuvendi do të prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe dhe puna që është bërë deri më tani me këtë fjalor. Mes shumë çështjeve dhe problematikave të tjera lidhur me gjuhën do të diskutohet edhe për të ardhmen e shqipes në epokën e teknologjisë.
-
VIDEO
Moti i keq edhe në Vlorë, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
Është përkeqësuar moti gjatë kësaj të premte edhe në Gjirin e Vlorës. Deti arrinë fuqinë deri në 6 ballë brenda Gjirit të Vlorës dhe 7-8 jashtë.
Për këtë shkak edhe nga era e fortë vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Vlorë. Ndërkohë, rreshjet vijojnë me intesitet mesatar, ndërsa nuk ka pasur probleme në rrugët e qytetit deri në këto momente.
Si pasojë e motit të keq me erëra të forta ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Orikum - Dukat - Llogara. Që prej mbrëmjes se djeshme grupet e OSHEE janë në terren për rikuperimin e energjisë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
Moti i keq, me reshje shiu dhe erë të fortë përgjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Kukës. Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në disa fshatra të bashkisë Kukës, konkretisht në Njësitë Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Kolsh Surroj dhe Malzi.
-
VIDEO
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel
Reshjet e shiut gjatë natës të së enjtes kanë krijuar probleme në aksin rrugor Skuraj-Burrel pranë fshatit Shkopet.
Në disa pjesë të këtij aksi rrugor u krijuan probleme prej rënies së gurëve nga mali, fatmirësisht pa shkaktuar probleme në mjetet që qarkullojnë në këtë aks.
Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në mëngjesin e sotëm, larguan gurët dhe inertet dhe qarkullimi i automjeteve është i lirshëm. Në këtë pjesë të këtij segmenti rrugor shfaqen probleme nga rënia e gurëve prej reshjeve.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Çim Peka dhe Berisha sulmojnë Ivi Kason. Kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës
Sali Berisha dhe drejtuesi i medias së familjes së tij Çim Peka i janë vërvitur anëtarit të kryesisë së PD-së Ivi Kaso, pas një interviste të tij te Real Story i Sokol Ballës.
Kaso, ka deklaruar se nëse Sali Berisha do të ishte paraqitur në prokurori sipas vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje, nuk do të merrej masa e arrestit në shtëpi.
Duket se kjo deklaratë ka xhindosur Pekën, i cili i thotë doktorit se ka njerëz të lartë në partinë tënde që flasin siç mendojnë vetë.
-
VIDEO
Lihet në fuqi masa arrest me burg për ish-kreu i Kadastrës së Durrësit Ardian Kona
Masa arrest me burg është lënë në fuqi për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Ardian Kona ditën e sotme në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës.
-
VIDEO
Vrau me thikë Martin Canin, sot masa e sigurisë, seanca mbahet në spital! Prokuroria rëndon akuzën e cilëson 'vrasje në rrethana cilësuese'
Do të mbahet në spitalin masa e sigurisë për 14 vjeçarin, i cili akuzohet se vrau me thikë shokun e tij të shkollës, Martin Cani. Vrasja ndodhi 4 ditë më parë pak metra larg shkollës "Fan Noli"
-
VIDEO
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita
Moti i keq me reshje të dendura shiu vijon të jetë prezent në Lezhë, duke krijuar probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike.
Stuhia ka dëmtuar linjat në disa zona dhe sipas të dhënave jane pa energji disa fshatra në zonën e Zadrimes, Ishull-Lezhë etj. Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike ndodhen ne terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.
Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jetë i pezulluar, pasi dallgëzimi është deri në 7-8 balle. Po ashtu ka rritje te nivelit të prurjeve në lumenjt Drin, Mat dhe Gjader por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga emergjencat civile me të 3 bashkitë e qarkut Lezhë. -
VIDEO
Vrau me thikë Martin Canin, nesër 14-vjeçari del në gjykatë! Prokuroria rëndon akuzën e cilëson 'vrasje në rrethana cilësuese'
Gjykata e Tiranës do të japë të premten (22 nentor) masën e sigurisë për të miturin e akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca do të zhvillohet ne Gjykatën e Tiranës ndërkohe që i mituri vijon të qëndrojë që prej ditës së ngjarjes ne një spital privat ne kryeqytet.
-
VIDEO
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
Korçë- Një banesë është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Maliqit, në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kurse banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Durim Rusi. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë person brenda, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.