-
VIDEO
VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit
Qindra fëmijë, prindër e qytetarë të thjeshtë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.
-
VIDEO
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo ÇelënGJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.6 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.
GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.6 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.
-
VIDEO
Protesta për Martinin/ Prindër e nxënës para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! S'është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen deri të hënën
Duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Martin Canit, qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar siguri për jetën e fëmijëve të tyre. Protesta mori përmasa të mëdha, ndërsa një mesazh e përcollën edhe prindërit e 14-vjeçarit dhe tezja e tij që humbi ndjenjat. 7 kërkesa ministrisë! Mirgen Qiraxhi: Protesta tjetër të hënën, nëse Manastirliu nuk jep dorëheqjen.
-
VIDEO
Protesta para ministrisë së Arsimit/ Shoqëria civile 7 kërkesa qeverisë, kërkon largimin e Manastirliut deri të hënën ose sërish protesta
Mirgen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare lexoi 7 kërkesat drejtuar qeverisë për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla. Ndërsa paralajmëroi se nëse ministrja Ogerta Manastirliu nuk jep dorëheqjen atëherë ata do të kthehen sërish në protestë të hënën para ministrisë së Arsimit.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Klaudio Prendit në Tiranë, hetohet pista e fajdeve dhe basteve sportive! Makina e autorëve ishte vjedhur para një viti te Liqeni Artificial
Grupi hetimor po heton disa pista në lidhje me vrasjen me pistoletë me silenciator të Klaudio Prendit, djalit të ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda pak pas mesnatës së 18 nëntorit në zonën e Xhamllikut.
-
VIDEO
Inskenuan përplasjen e makinës për të përfituar para nga siguracioni! Arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë mashtruar me sigurimin e makinës me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve. Në pranga kanë rënë Armando Kallmeti, 22 vjeç banues në Nikël dhe Igli Topalli, 25 vjeç banues në Tapizë.
-
VIDEO
Kurbin/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale e dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai! E denoncuan fqinjët! 53-vjeçari: S’e kam përdhunuar
Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur. Rasti po hetohet nga policia, ndërsa Report Tv ka zbardhur detaje të reja.
Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar britma në apartamentin e 53-vjeçarit në një lagje në Laç. Babai ka qenë vetëm me vajzën 13-vjeçare dhe fqinjët pasi aknë dëgjuar britma kanë njoftuar policinë se vajza po përdhunohej.
Babai ka pranuar se e ka dhunuar vajzën për shkak se ajo ishte e lëvizshme dhe problematike, por duke mohuar që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me te. Ky fakt është mohuar dhe nga vetë vajza e cila është marrë në pyetje në prani të psikologëve.
-
VIDEO
Moti i keq/ Lundrimi për peshkarexhat i pezulluar edhe në Durrës
Gjatë natës së mbrëmshme për shkak të erës së fortë tragetet për në Bari u nisën në orën 00.30. Ndërsa sot në mëngjes tragetet që u nisën nga Bari mbërritën në kohë dhe janë duke përfunduar përpunimin e tyre.
-
VIDEO
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.6 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.
-
VIDEO
Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Vetëm për Tiranën kushton 18.2 mln euro, pajisjet 100% të sigurta
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi flet për votimin elektronik dhe qarqet se ku mund të shtrihet në zgjedhjet parlamentare të 2025. Pjesa më e madhe e partive politike kërkojnë votimin elektronik në Tiranë, ndërsa vetë KQZ ka propozuar Durrësin dhe Elbasanin. Ndërkohë, Celibashi thotë për mediat se do shihet mundësia që të shtrihet në Durrës dhe Elbasan, ose vetëm në qarkun e Tiranës.
Celibashi thotë se pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta, ndërsa thotë se vetëm për Tiranën vlera shkon në 18.2 mln euro.
-
VIDEO
'Do të jesh gango? Ik ndihmo babin' Mos pi bar cepave, mban thikë apo kërcënon në Snap Chat!' Mesazhi i pedagogut
Protestuesit para ministrisë së Arsimit kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Një pedagog, anëtar i këshillit bashkiak tha se siguria në shkolla dhe në rrugë duhet të shpallet emergjencë kombëtare.
“Personi këtu prapa duhet të dorëheqet. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Nuk mund ti vihet fatura vetëm TikTok e Snap Chat. Nuk mund ti vihet fatura reperave që nxisin dhunë, por dhe këtyre që për 11 vite nuk na kanë përfaqësuar por nuk ndërtuan një sistem arsimor të drejtë e të duhur e të sigurtë. Me besim në Zot të gjithë duhet të jemi së bashku për ta ndërtuar këtë shoqëri.
Kishte dhe një mesazh për adoleshentët.
"Kam një mesazh për të gjithë fëmijët, 13, 14, 15 vjeç që shohin veten e tyre gangster. Nuk je gango se po pi bar cepave. Nuk je gango se futesh në shkollë me doreza hekuri. Nuk je gango se mban thika e kërcënon në Snap Chat, TikTok e Instagram. Do të jesh gango? Ik ndihmo babin që po punon gjithë ditën të të çojë ty në shkollë, kurs. Po punon të të edukojë e arsimojë e të të çojë në futboll."
-
VIDEO
Protesta para ministrisë së Arsimit/ Tezja e Martinit 14 vjeçar: Drejtësia të shkojë në vend
Tezja e 14 vjeçarit që u vra me thikë pak metra larg shkollës ku studionte iu bashkua protestës para Ministrisë së Arsimit.
Në gjëndje të rënduar psikologjike zonja nuk u ndje mirë dhe për disa momente humbi ndjenjat.
“Drejtësia të shkojë në vend” tha ajo.
U desht ndërhyrja e ambulancës për ti ardhur në ndihmë zonjës.