-
VIDEO
Reshjet ‘trembin’ Shkodrën, nis pastrimi i kolektorit të Draçinit
Pjesa fundore e kolektorit në hyrje të Shkodrës është shndërruar ne landfill mbetjesh. Grupet e punës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime nisen punen per pastrimin e kolektorit të Draçinit. Pastrimi pritet te zgjidhë një problematikë të mbartur të shkarkimit të ujërave të shiut të qytetit.
-
VIDEO
Tiranë/ Tensione në seancën e Dan Hutrës! Autori i vrasjes së trefishtë u ballafaqua me të dënuarin të cilit i vrau motrën: Gjakun nuk e fal! Refuzoj të jap deklarime para kësaj monstre
Tensione në seancën e sotme për Dan Hutrën në Gjykatën e Tiranës. Në gjyq ishte ftuar një i dënuar, Vladimir Kurtin me të cilin Hutra dikur ndante qelinë, por që më pas i vrau motrën për të dhënë deklarime. Kurti refuzoi të jepte deklarime dhe theksoi se gjakun e motrës nuk e fal. Hutra u shfaq i qetë gjatë seancës dhe qeshte gjatë kohës që fliste Kurti.
-
VIDEO
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë i mbaron afati sot në mesnatë! PD kërkoi shtyrjen e afatit me 3 javë, PS refuzon
Seanca parlamentare e nisur prej orës 10:00 vijon punime. Për më shumë se 2 orë e 30 minuta të kësaj seance, iu kushtua komisionit hetimor për Shëndetësinë dhe pengimin për të dëgjuar dëshminë e ish ministrit të Shëndetësisë. Zhupa: Beqaj më kërcënoi më tha: Ta tregoj unë kush je ti?
-
VIDEO
Tiranë/ Arrestohet amerikani 71-vjeçar, prodhonte materiale pornografike me të mitur! Mësuesi ishte dënuar më parë në Rusi, u vu në pranga me ndihmën e Ambasadës së SHBA
Policia ka arrestuar një 71-vjeçar amerikan, që prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. Shtetasi David Ira Lang, u vu në pranga pas një hetimi disa mujor nga Njësia Kundër Krimeve Kibernetike, dhe zyra rajonale e sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës. Dosja e plotë e mësuesit të anglishtes, që kishte dhe studio filmi në Rusi.
-
VIDEO
Lushnjë/ Aksident në fshatin Zhelizhan, përplasen dy mjete! Drejtuesi i motoçikletës dërgohet me urgjencë në spital, shoferi i makinës shoqërohet, ishte i dehur
Një aksident me pasojë një të plagosur rëndë ka ndodhur në të vetmin kryqëzim që ka fshati Zhelizhan. Një mjet tip Audi me targa AB 764IP duke dalë në rrugë kryesore ka përplasur një motoçikletë me targa BK 475.
-
VIDEO
Policia e Shtetit/ Ministri i Brendshëm prezanton emrat e 12 drejtuesve në qarqe
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton emrat e drejtuesve të policive në qarqe.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim
Ekzekutohen masat e sigurisë për 6 të dyshuar, nga të cilët 4 prej tyre “arrest në burg”, pjesëtarë të një grupi që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kundrejt pagesës
-
VIDEO
Tiranë/ Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i ndërtimit, vdes tek Trauma! Eduart Reçi, ish-drejtor në SHISH u vra afër pallatit të tij! Dyshohet se u qëllua nga lartësia, kamera s'kapi autorin
Agjentët e krimit të policisë së Tiranës janë rikthyer në vendin ku në orët e vona të mbrëmjes së 13 nëntorit 2024 u qëllua me një plumb në kokë biznesmeni i ndërtimit Eduart Reçi. Pronari i kompanisë ELGM ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej. Report Tv dhe Shqiptarja.com, siguron foto pak momente pas vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.
-
VIDEO
Tiranë/ Agjentët e krimeve kthehen në vendin ku u vra Eduard Reçi, ky është biznesmeni i ndërtimit që u ekzekutua mbrëmë me plumb në kokë
Agjentët e krimeve të DVP Tiranë janë kthyer në vendngjarje, aty ku u ekzekutua Eduart Reçi. Ndërkohë gazetari i shqiptarja.com e Report Tv, Sokol Dema ka siguuruar foton e tij. Eduart Reçi nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës.
-
VIDEO
Tiranë/ U qëllua me plumb në kokë, vdes te Trauma biznesmeni i ndërtimit! Mister autorët e atentatit dhe motivet
52-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës pas ngjarjes, pa mundur t’ia dalë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën 'Faik Konica'. Reçi ishte pronar i kompanisë ELG
-
VIDEO
Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin bashkëshortët! Makina e tyre u përplas me autobotin e ujit, plagoset dhe çifti tjetër
Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve, me bilanc humbjen e jetës së një çifti bashkëshortësh dhe plagosjen e një çifti tjetër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjkesit të sotëm (14 Nëntor), në aksin rrugor Tepelenë-Fier, pranë fshatit Frakull.
Policia vendore bëri me dije paraprakisht se shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar automjetin tip autobot të shpërndarjes së ujit të pijshëm "Poçemi", ka përplasur automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini.
-
VIDEO
‘Hetimori’ i Shëndetësisë, Zhupa për Report Tv: Të pyeten Rama e Vilma Nushi! Ndreca: Show politik, të dëshmojë Beqaj
Deputetja e PD Ina Zhupa, në një prononcim për Report Tv tha se opozita është e gatshme që të dëgjojë Ilir Beqajn në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por duhet që fillimisht të japin dëshminë e tyre edhe kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.
‘Ne s’kemi problem as me poëerpoint as me foto, por mënyra se si trajtohet ky komision, nuk mund të sjellsh një dëshmitar për të bërë shoë, kur nuk pranohet që të vijë Rama. Për pjesën tonë ne jemi shumë të gatshëm dhe duam që ta dëgjojmë Beqajn, ne nuk duam që kjo sallë të kthyet në një sallë kinemaje. Ne nuk dorëzohemi. Unë uroj që të biem në një konsens që të japin dëshminë e tyre Rama dhe Nushi’, tha Zhupa.
Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca, u shpreh se nga Gjykata Kushtetuese është përcaktuar se dëshmitarë duhet të jenë persona që kanë lidhje me objektin e hetimit. Ai tha se opozita është duke bërë shoë politik.