-
VIDEO
Atentati ndaj biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi/ E shtëna 'u kamuflua' me shpërthim fishekzjarresh! Plumbi u konstatua pasi erdhi ambulanca
Vijojnë hetimet për të zbardhur atentatin ndaj biznesmenit Eduard Reçi mbrëmjen e 13 nëntorit në Tiranë. Distanca nga është qëlluar 52 vjeçari dyshohet të jetë nga 20 deri ne 30 metra, por akoma e papërcaktuar se nga çfarë arme. Zbardhet dëshmia e bashkëshortes. Mendoi se ndonjë cifël e fishekzjarreve i kishte rënë në kokë Eduardit. Dërgohet për ekspertim celulari i viktimës. Verifkohen sërish kamerat.
-
VIDEO
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros, ish kryebashkiaku i Himarës kërkoi gjykim të shkurtuar! Seancën e radhës merret në shqyrtim kërkesa e tij
GJKKO kalon për gjykim Jorgo Goron ish kryebashkiakun e Himarës.
-
VIDEO
Stërvitja 'SAR RESPONSE 2024', Ministria e Mbrojtjes: Përgjigjje efektive ndaj çdo emergjence duke siguruar mbrojtjen e jetës
Ministri e Mbrojtjes ka publikuar pamje nga stërvitja “SAR RESPONSE 2024”. Kjo stërvitje testoi forcën dhe reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira.
-
VIDEO
Elbasan/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34 vjeçari në fshatin Papër! Autoritetet në Kosovë e akuzuan pas sekuestrimit të 1 ton kanabisi (EMRI+FOTO)
Arrestohet në Papër të Elbasanit një 34 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Pejës pasi u vu në masën e arrestit në burg pas sekuestrimit të 1 ton kanabisi në një laborator droge në Pejë. Pritet esktradimi i tij në Kosovë.
-
VIDEO
Reshjet e borës mbulojnë Pukën, rënia e temperaturave pritet të sjelli praninë e ngricave
Zona e Pukës është mbuluar këtë të premte nga reshjet e borës, e cila është karakterizuar nga një rënie e ndjeshme e temperaturave. Fundjava pritet të sjell edhe prezencën e ngricave. Rrugorja apelon për drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin drejt veriut pa mjetet dimërore.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Babë e bir arrestohen në Uren e Bënçes, po transportonin 3 thasë me kanabis
Operacioni i koduar “Monitorimi” u mor në aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë” ku po lëviznin babë e bir
-
VIDEO
Zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotmë në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë.
Sipas burimeve të Report Tv, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri për të bërë të mundur shuarjen e tij.
Ky është zjarri i dytë i rënë brenda 48 orë
-
VIDEO
Aksident në aksin Librazhd- Përrenjas, makina bie në pusetë! Plagosen 3 persona
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin Librazhd- Përrenjas në kthesat e Pishkashit.
Sipas burimeve të Report Tv, një foristradë ka dal nga rruga dhe ka rënë në një pusetë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 3 persona të cillët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit.
-
VIDEO
Vrasja e ndërtuesit në Tiranë, gazetari Dema në Report Tv: U qëllua teksa futej në banesë! Atentat i mirëorganizuar nga qitës profesionit
Një atentat i mirëorganizuar i mori jetën mbrëmjen e kaluar biznesmenit Eduard Reçi në Tiranë. Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv dha detaje nga ngjarje, duke thënë se ndërtuesi u vra teksa po futej në banesën e tij përballë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Një plumb në kokë i mori jetën 52-vjeçarit, ndërsa gazetari Dema thotë se ka dyshime që qitësi të ketë qenë në ndonjë kat të sipërm të një pallati ngjitur me pallatin ku ndërtuesi kishte banesën.
“Ka qenë momenti që po shkonte në banesë. Nga ajo që thonë burimet, plumbin e ka në pjesën e pasme të veshit të djathtë, çka krijon përshtypjen që qitësi mund të ketë qenë ngjitur me pallatin e tij. Nga aty mund të jetë qëlluar, por kjo ende nuk është vërtetuar. Është një atentat i mirëorganizuar duke pasur parasysh mënyrën se si autori është larguar pa lënë asnjë shenjë. Një atentat i mirëorganizuar dhe po haset vështirësi për të çuar drejt një identifikimi. Duket që kemi të bëjmë me njerëz profesionistë që e kanë kryer”, tha gazetari Dema në Report Tv.
-
VIDEO
Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë
Kanë mjaftuar reshjet e shiut gjatë ditës së sotme që kompanitë e naftës të shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar mbetje të pakontrolluara hidrokarbure në lumin Gjanica në Fier.
Ndotja alarmante është tejet e lartë, ndërsa ujërat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve të cilët në këtë periudhë të vitit e konsiderojnë lumin që përshkon qytetin si mallkimin e fierakëve.
Edhe pse disa ditë më parë , Agjencia Rajonale e Mjedisit inspektoi në terren me grupet e punës fabrikat e ullirit dhe kompanitë e naftës, Albpetrol, Terra Oil, dhe Al Global, duket se paralajmërimet për gjoba, nuk i kanë trembur aspak, pasi shkarkimet e llumrave të vajit dhe derdhjet hidrokarbure, jo vetëm që nuk kanë ndaluar, por përkundrazi situata është përkeqësuar edhe më tej.
-
VIDEO
Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Në Tiranë Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn
Pas disa javësh konkurrimi, 12 drejtoritë e qarqeve të Policisë së Shtetit kanë këtë të enjte drejtuesit e rinj. Emrat e tyre u prezantuan sot nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një ceremoni të organizuar në ministri.
-
VIDEO
Aksident me 3 të plagosur! Bllokohet aksi Pogradec-Lin
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksident, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy mjete u përplasën në aksin rrugor "Korçë-Pogradec" rreth orës 15:30.