-
VIDEO
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290 emra, 9 prej tyre janë gra
I konsideruar gjithmonë si një detyrë e burrave, pozicioni i shefit të komisariatit në polici nuk është më i tillë. E para grua që theu mitin ishte Anila Popa disa vite më parë në krye të komisariatit të Librazhdit. Vite më vonë, kur Policia e Shtetit është nën ethet e garës në të gjitha nivelet drejtuese, 9 gra kanë shfaqur interes për pozicionin e shefes së komisariatit. Blutë këtë të martë publikuan listën me 290 emra kandidatësh, të cilët garojnë për 48 pozicione në të 12 drejtoritë e qarqeve.
Dy ish-zëdhënëse janë në garë, aktualisht në pozicione të tjera, Alda Prela, shefe e Kartotekës Kriminale në Policinë e Lezhës dhe Edjona Dano, shefe e Krimeve në Komisariatin nr. 6. Më tej, lista e grave konkurrente për shefe komisariati vijon: Amarilda Shabani, Enerjeta Aliaj, Ermonela Matuka, Geralda Mançellari, Nadire Gjinali, Nertila Meta dhe Vera Vasia. Aplikimi i grave për poste të larta në Policinë e Shtetit vjen si një strategji e bluve për përfshirjen e tyre në rolet më të larta. Ndërkohë, në garë, përveç emrave aktual shefash komisariatesh burra, interes ka nga pozicione më të ulëta, shefa krimesh dhe rendi, duke përfshirë gradat “nënkomisari”, “komisar” dhe “kryekomisar”.
Procedura e përzgjedhjes pritet të jetë e njëjtë si ajo për drejtor qarqesh. Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen kontrollit nga një komision vlerësimi në bazë të performancës, etikës, edukimit e më gjerë. Në fund, vetëm 48 prej tyre pritet të marrin emërimin përfundimtar.
-
VIDEO
Tabaku kritikon buxhetin për Shëndetësinë: Premtuat shëndetësi falas, por qytetarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve! Ku përfundojnë taksat e shqiptarëve?
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video ku analizon edhe buxhetin e propozuar për shëndetësinë në vitin 2025, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshëm dhe të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë. Deputetja thekson se qytetarët janë të rënduar nga krizat e vazhdueshme të rritjes së çmimeve dhe pabarazisë në paga e pensione
-
VIDEO
SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Nuk jepen detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur dhe ka dhënë shpjegime para prokurorëve në institucion. Agolli pas procesit të marrjes në pyetje ka lënë godinën e SPAK
-
VIDEO
Akuzohet për lejet e ndërtimit në Durrës, SPAK kërkon 4 vite burgim për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako! Nëse shpallet fajtor do vuajë 2,8 vite
Procesi ka ardhur në fundin e tij dhe SPAK dha sot konkluzionet ndaj ish-zyrtarit të lartë vendor dhe të tjerëve. Dako akuzohet për lejet e ndërtimit që cilësohen të paligjshme dhe katet shtesë në pallate. Përfiton gjykim të shkurtuar, i ulet 1/3-a nëse dënohet. Dy vite burg për topografin Ejupi, për 2 të tjerët, ndërtuesin Farruku dhe Bulkun, burgimi të kthehet në shërbim prove. Akuzohen për falsifikim dokumentesh
-
VIDEO
Arrestimi i policit Albano Rustemi, burime: Merrte shuma të mëdha parash për dekonspirimin e operacioneve! Organizator i shpërndarjes së kanabisit
Albano Rustemi, efektivi i arrestuar një ditë më parë nga AMP ishte i përfshirë drejtpërdrejtë me grupet kriminale që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike në zonën e jugut.
-
VIDEO
Masakra me 4 të vrarë, dyshohet se policët e Shkodrës lanë të ikte personin e tretë! AMP çon efektivët në Prokurori i akuzon për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.
-
VIDEO
Deputeti socialist ironizon opozitën: Sapo shpallët non-grata Power Point! Ju shkon gjuha ku dhemb dhëmbi
Deputeti socialist bëri ironi me opozitën dhe kryetaren e komisionit hetimor të Sterilizimit për moslejimin e dëshmitarit Ilir Beqaj të përdor Poëer point në deklaratën e tij.
-
VIDEO
Elda Hoti i drejtohet Beqajt: Faleminderit që rrëzuat mitin e shokut tuaj se nuk ka hajdut 2 metra
Deputetja Elda Hoti e nisi me ironi fjalën e saj në Komisionin për Sterilizimin teksa në sallë kishte ardhur Ilir Beqaj për të dëshmuar.
-
VIDEO
Beqaj nuk tërhiqet nga Power Point, Vokshi i heq fjalën! Deputetja socialiste Spahiu: Dëshmitari ka të drejtë kushtetuese
Vijon ende debati tek Komisionin hetimor për Sterilizimin lidhur me kërkesën e Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Poëer Point, kërkesë e refuzuar nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi. Beqaj nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë, ndërsa deputetja socialiste Klodjana Spahiu tha se dëshmitari ka kërkesë kushtetuese.
-
VIDEO
Vokshi: Edi Rama e ka hedhur Beqajn dhe nuk po e lë as këtu të bëjë deklaratën! Deputetja socialiste: Edi Ramës po i bëni reklamë
Albana Vokshi dhe deputetët socialistë vijuan debatin lidhur me kërkesën e Beqajt për ta bërë deklaratën me power point. Vokshi tha se Beqajn e ka hedhur Edi Rama dhe nuk po e lënë të bëjë as këtu deklaratën.
-
VIDEO
Beqaj-Vokshit: Bëra një kërkesë të flasi avokati! Ju nuk e latë! Nuk heq dorë nga kërkesa për prezantim me Power Point
Albana Vokshi nuk lejon që Ilir Beqaj të bëjë deklaratën e tij me poëer point në komisionin hetimor të Sterilizimit. Për materialet Vokshi thotë tja japë në administrim komisionit.
-
VIDEO
Ish-ministri i LSI dhe zyrtari i PL-së, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK
Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.