-
VIDEO
Tiranë/ 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë te rruga 'Faik Konica', në gjendje të rëndë te Trauma
Një 52-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në rrugën 'Faik Konica' në Tiranë. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Eduard Reçi.
52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur së ndodhur rreth orës 23:30 të 13 nëntorit.
-
VIDEO
Plagosja e 52-vjeçarit me plumb në kokë në Tiranë, reagon Policia: Në kërkim të autorëve
Policia e Tiranës ka reaguar për plagosjen e 52-vjeçarit Eduard Reçi në Tiranë.
"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim", njofton policia.
-
VIDEO
52-vjeçari u plagos me plumb në kokë në Tiranë, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet nga plagosja në Tiranë. Siç shihet edhe në video, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën e Elbasanit ku një 52-vjeçar u qëllua me plumb në kokë.
-
VIDEO
Vokshi mbajti 2 ditë peng dëshminë e Beqajt, çanta e tij 'fle' prej 36 orësh në Kuvend
eport Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar një video nga çanta e ish-ministrit Ilir Beqaj, e cila pret prej 36 orësh për tu hapur.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi që të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.
-
VIDEO
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë më 28 nëntor. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka publikuar edhe videomesazhin e homologut të tij nga Ferizaj, Agim Aliu.
-
VIDEO
Gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, debate te ‘Edukimi’! Leka Bungo: Ligji s’na përcakton datë, do hapet shumë shpejt
Gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH u bë mollë sherri në Komisionin e Edukimit, ku drejtoresha e komanduar Aurora Polo raportoi për buxhetin 2025.
-
VIDEO
Drejtori i Policisë, Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shpejt kemi rezultate, e them me garanci! Na financoni 50 % e flotës e amortizuar, i marrim me qira! Shtohen dhe 500 efektivë
Kryepolici Ilir Proda dha garanci të “Siguria” se do të ketë rezultate për masakrën e Shkodrës. Duke diskutuar buxhetin e vitit të ardhshëm, kërkoi para për 700 makina, ndërsa për kanabisin bëri përgjegjës dhe institucione të tjera. Opozita e sfidoi me drejtorët e rinj që sipas tyre po i emëron krimi, çfarë nuk kurseu ironinë nga kryepolici.
-
VIDEO
Komisioni i Dezinformimit/ Kryetarja e SHISH: Ndërhyrjet malinje nga vendet armiqësore po amplifikohen nga platformat online, financim e rekrutime në portale
Shefja e Shërbimit Sekret Vlora Hyseni tha sot në Komisionin e Dezinformimit se shërbimet secrete të vendeve armike po godasin Shqipërinë me lajme që synojnë kaos e destabilitet duke përdorur platformat sociale.
-
VIDEO
Lungomare 3, shemben 30 lokale e restorante pergjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë
Prej dy javësh, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po zhvillon një aksion per prishjen e 30 bizneseve të paligjshme. Ky aksion është i fokusuar në zgjerimin e projektit të Lungomare 3 dhe përfshin biznese të ndryshme, kryesisht bare, beach bare dhe restorante, të cilat kanë struktura të ndërtuara nga dru ose beton.
Puna për realizimin e këtij projekti ka nisur para dy javësh, dhe bizneset kanë marrë një afat deri më 15 nëntor për të boshatisur objektet e tyre. Ky proces nuk ka hasur në kundërshti, shumica e bizneseve, të cilët kanë filluar tashmë të boshatisin subjektet.
Ndërkohë, për ato biznese që pengojnë ecurinë e punës dhe nuk pranojnë të lirojnë objektet deri në afatin e përcaktuar, Inspektoriati ka paralajmëruar se do të vazhdojnë procedurat e prishjes dhe do të aplikohen gjoba për shkeljen e ligjit.
-
VIDEO
'A do ja heqë Trump non gratën Sali Berishës?' Termometri Politik’ për Nëntorin! Sondazhi ekskluziv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën nesër në Report Tv ora 21:00
Termometri politik… sa jane temperaturat e muajit nëntor? Sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në "Frontline" në Report Tv me autorin Eduard Zaloshnja.
-
VIDEO
'Nëse jeni komision serioz thërriteni Ramën të vijë', Korreshi: Të na tregojë ky shoku që propozon akademi shkencash, si i nxori kët PPP-të?!
Deputeti demokrat Saimir Korreshi bëri edhe një herë thirrje të vijë kryeministri Rama në hetimorin e shëndetësisë duke bërë ironi me koncesionin e check up që sipas tij nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë.
'Nëse jeni komision serioz thërrite. Kemi thërritur para përgjegjësisë të gjithë drejtuesit e institucioneve. Ta dish ti për check up që ka nxjerrë gra me prostat dhe burra shtatzënë. Të vijë ta pyesim, si i lë me barrë burrat, si i nxjerr check up?! Nuk kam frikë nga debati. Për të qenë transparent, si do dalim para shqiptarëve, këtë shokun që propozoi këto akademi shkencash si i nxori këto PPP-të. Janë lek që i keni fut në dorë shqiptarëve.'
G.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Kurbin/ Përpunonte inertet që merrte pas gërryerjes së lumit Mat, arrestohet pronari i subjektit dhe gjobitet me 2 mln lekë (EMRI)
Një 48 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi gërryente shtratin e lumit Mat dhe merrte inerte.
Përparim Kurti po ashtu u gjobit edhe me 2 milionë lekë.
Sekuestrohen 3 mjete të rënda (1 kamionë, 2 ekskavatorë) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.