-
VIDEO
Ilir Proda në komisionin e sigurisë: Na financoni mjetet, 50 % e flotës e amortizuar, po përdorim makina me qira
Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në komisionin e sigurisë në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”.
-
VIDEO
Fier/ Arrestohet 18 vjeçari, u kap në flagrancë me dhjetëra doza kanabisi të cilat i shiste në qytet! I sekuestrohen edhe dy celularë
Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Fierit pasi u kap me dhjetëra doza kanabisi të cilat i shiste në qytet. A.Ç., u arrestua në flagrancë, teksa gjatë kontrollit fizik së bashku me dozat iu gjetën edhe dy celularë, të cilat u sekuestruan.
-
VIDEO
Tiranë/ Operacioni 'Swiss', trafikoi makina të vjedhura në Shqipëri, arrestohet 38 vjeçari banues në Zvicër! Sekuestrohet njëra prej automjeteve, po punohet për gjetjen e tjetrës
Vihet në pranga një 38 vjeçar banues në Zvicër, i cili kishte sjellë në Shqipëri dy makina të vjedhura me vlerë 150 mijë euro. Njëra prej automjeteve tip Audi Q8 është sekuestruar, ndërsa po punohet për gjetjen e makinës tjetër.
-
VIDEO
Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Laert Haxhiun! E konfirmon edhe Apeli i GJKKO-së! Vetë Dumani shkon në seancë: Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u vranë pa faj, shënjestra ishte Xhuljo Shkurti
TIRANË - Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me burg për jetë për Laert Haxhiun fajtor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes” e shënuar në vititn 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha. Për të mbrojtur akuzën shkoi vetë Altin Dumani. Laert Haxhiu nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati. Ndërsa seancën e ndoqi i ati i tij.
-
VIDEO
Çështjet Ligjore/ Debate për buxhetin e Kushtetueses, Metalia: Duhet ta rrëzonit marrëveshjen antikombëtare Rama-Meloni! Bushka: Respektoni vendimet e Drejtësisë
Mbledhja e radhës e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në lidhje me buxhetin 2025. Rendi i ditës parashikon dëgjesën e Gjykatës Kushtetuese, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Presidenca. PD akuza ndaj Kushtetueses për rrëzimin e padisë së saj për shfuqizimin e marrëveshjes së emigrantëve Itali-Shqipëri
-
VIDEO
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Ilir Beqaj rikthehet në Kuvend për dëshminë, me pranga poshtë xhaketës, Komisioni rimblidhet sot në orën 10:30! Çfarë pritet të ndodhë
Ish-ministri Beqaj sapo ka ardhur në ambjentet e Kuvendit për të dhënë dëshminë e lënë përgjysëm dje në Komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check up. Ky komision dështoi të marrë dëshminë e Ilir Beqaj ditën e djeshme. Për 9 orë me radhë PD dhe PS debatuan e ngritën tonet deri në ofendime.
-
VIDEO
Ish-ministri Beqaj shkon sërish tek Kuvendi për dëshminë tek 'Sterilizimi', me pranga në duar poshtë xhaketës
Ish ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish sot në Komisionin hetimor për shëndetësinë ku pritet të vijojë me dëshminë e tij, pasi dje seanca në komision u ndërpre prej debateve të opozitës dhe mazhorancës.
-
VIDEO
Marrëveshja për emigrantët/ Qeveria Meloni s’ndal operacionet me gjyqtarët e Romës do përballet në GJED
Edhe pse një tjetër vendim gjykate pezulloi dekretin e qeverisë Meloni për emigrantët, kryeminsitrja italiane nuk do të ndërpresë operacionet.
Gazeta 'La Repubblica' thotë se për qeverinë mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e famshme të vendeve të sigurta, është më mirë që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.
Gazeta mëngjesin pas rikthimit të grupit të fundit më 7 emigrantë në Itali thotë se qeveria do të veprojë me një sulm të dyfishtë, duke vijuar operacionet drejt shëngjinit dhe betejën me drejtësinë në anën tjetër duke apeluar qëndrimet e gjykatave.
-
VIDEO
One Albania garanci klientëve për Sigurinë Kibernetike
-
VIDEO
Atentati në Shkodër: Hoxha në Report Tv: Personi i 3 në makinë është Ibrahim Lici, policët e lanë të largohet! Softa: Kanë skema të njëjta, ja pse dështoi policia
‘Personi i 3 që ka qenë në makinë në momentin që u qëllua makina me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në Dobraç është Ibrahim Lici’. Kështu është shprehur gazetari Poli Hoxha, i cili ndër të tjera tha se për këtë arsye janë duke u hetuar edhe efektivët e policisë të cilët sipas tij e kanë lejuar atë që të largohet nga vendi ku ndodhi ngjarja.
-
VIDEO
Atentati në Shkodër, gazetari Dervishi në Report Tv: Ditën e ngjarjes kryepolici i Shkodrës ishte në Tiranë për të dhënë dorëheqjen! Në makinë ishte Ibrahim Lici
Atentati me 4 të vdekur në Shkodër ende nuk është zbardhur, ndërsa AMP kallëzoi sot efektivët në Prokuroi pasi dyshohet se kanë lejuar personin e tretë që ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që të largohet. Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në Report Tv thotë se përmes burimeve i është konfirmuar se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Licim.
-
VIDEO
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha në komisionin e Ekonomisë se buxheti i vitit 2025, parashikon për herë të parë financim të paketës së fertilizimit invitro për 150 çifte si dhe 600 proteza gjiri për 600 pacientë. Ajo njoftoi se do të përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, familjet me pjesëtarë të aftë për punë që refuzojnë 3 oferta pune.