• VIDEO

    Buxheti 2025, Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë: Projektet e vjetra na konsumojnë padrejtësisht paratë e buxhetit të ri! Duhet rregulluar siç e kërkon ligji

    Ministria e Financave parashikon t’i japë të njëjtëin buxhet për 2025-ën Qendrës Kombëtare Kinematografike. Kryetar prej 8 muajsh në këtë institucion, Eol Çashku thotë se qendra është në borxhe që mbarten dhe sfidë mbetet zbatimi i kuadrit ligjor për filmin në mënyrë që fondi që jepet nga buxheti i ri të mos konsumohet për borxhet e vjetra.  

  • VIDEO

    Dekonspiroi operacionet e policisë dhe i përfshirë në trafik droge, arrestohet efektivi i Dibrës

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e regjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:

  • VIDEO

    Emigrantët dërgohen nga Gjadri në Shëngjin, sonte kthehen në Itali

    Autoritetet italiane janë vënë menjëherë në lëvizje në zbatim të vendimit të Gjykatës për emigrantët.

    Këta të fundit janë transportuar nga kampi i Gjadrit drejt portit të Shëngjinit dhe sipas burimeve për Report Tv do të nisen sonte drejt Italisë. Bëhet fjalë për 7 emigrantët të cilët erdhën të premten me anijen Libra të marinës italiane.

    Edhe grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.

  • VIDEO

    Sulmet e opozitës ndaj SPAK, Elezi në Report Tv: Kanë sjellje agresive sepse do përfundojnë në burg, Gazetari: Ardhja në pushtet e Trump s’ndryshon asgjë për ‘non gratën’

    ‘Veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse do të përfundojnë në burg’. Kështu i ka cilësuar akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të tij Altin Dumani, ish- kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi.

  • VIDEO

    Marrëveshja 'frenon' sërish/ 7 emigrantët kthehen sonte në Itali! Gjyqtarët e Romës e çojnë çështjen Gjykatën Europiane të Drejtësisë

    Autoritetet italiane janë vënë menjëherë në lëvizje në zbatim të vendimit të Gjykatës për emigrantët.

    Këta të fundit janë transportuar nga kampi i Gjadrit drejt portit të Shëngjinit dhe sipas burimeve do të nisen sonte drejt Italisë. Bëhet fjalë për 7 emigrantët të cilet erdhën të premten me anijen Libra të marinës italiane.

    Xh.K/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    ‘Burrin e mora të madh,sepse s’isha…/Gruaja:Virgjërinë e humba 10 vjeç nga shoku i babait

    Një grua e dhunuar dhe e abuzuar seksualisht që në moshë të vogël… sot këto vuajtje i ka kthyer në forcë dhe është bërë frymëzim për shumë gra, ndërsa gjithmonë u vjen në ndihmë personave të pambrojtur… Historia e Aurora Dibrës është një histori romanesh…një udhëtim i dhimbshëm i filluar që në moshën e saj të vogël, 10 vjeçe…kohë kur u përdhunua për herë të parë nga një murator që po punonte afër shtëpisë. E frikësuar Aurora e vogël nuk i tregoi askujt asokohe por në moshën 17-vjeçare nga frika e paragjykimeve vendosi të martohej me një burrë 19 vite më të madh, i cili vinte nga një martesë e dështuar dhe ishte baba i një vajzë 9 vjeçe. I alkoolizuar ai shpesh ushtronte dhunë mbi Aurorën, me të cilën solli në jetë 3 fëmijë 1 vajzë me aftësi ndryshe dhe 2 djem. Ishte viti 2012 kur për herë të parë pas disa vitesh dhunë, nëna e 3 fëmijëve vendosi të denoncojë bashkëshortin e saj. Më pas ajo bëri divorcin me këtë të fundit edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakort. Me anë të urdhrave të mbrojtjes Aurora arriti që të emigronte drejt shtetit italian ku të kërkonte strehim por 3 fëmijët i la tek babai I tyre për 1 muaj e gjysëm pa e ditur se të njëjtin fat si nëna e saj do të kishte edhe ajo. 19-vjeçarja me aftësi ndryshe ra pre e abuzimit seksual nga i ati... Njëjtë si nëna e saj edhe ajo heshti… heshti deri një vit më parë kur kjo gjë u zbulua nga psikologia e të resë. Pasi përjetimit të kaq shumë sfidave, në vitin 2018 Aurora gjeti dashurinë dhe filloi një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo sot jeton në Itali me 3 fëmijët dhe me partnerin e ri Stefanon, i cili është bërë si një baba për to. Pas 4 vitesh hatërmbetje kur Aurora u martua me Stefanon, ajo arriti të rilidhë kontaktet me të atin i cili nuk ishte dakort për divorcin me burrin e parë dhe emigrimin në Itali. Por më në fund duket se çdo gjë është rregulluar mes tyre. Përtej këtyre historive të dhimbshme të jetës së saj, Aurora gjeti forcën për të treguar këtë rrugëtim të errët në librin e saj, të cilin e ka titulluar “Kutia e Errët”. Këtë libër 38-vjeçarja ia ka dedikuar të gjitha grave si ajo që po kalojnë një moment të errët në jetë. Fitimet e këtij libri Aurora i ka vënë në dispozicion për gratë të dhunuara për t’I ardhur sadopak në ndihmë. Por bamirësia e Aurorës nuk është vetëm kjo, ajo ka shpesh ka organizuar festa dhe ka dërguar ndihma në jetimoren e shkodrës për të sjellë sadopak gëzim në fytyrat e fëmijëve të institucionit. Historia e Aurora Dibrës është një dëshmi se edhe në momentet më të errëta, ne mund të gjejmë dritë në forcën tonë të brendshme, dhe ta kthejmë atë në fuqi që na ndihmon të kapërcejmë çdo situatë.

  • VIDEO

    SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohen për gjykim 9 të akuzuarit! Nga vrasje, vënie eksplozivi te vjedhje, zbulohen akuzat! Ngjarjet u zbardhën nga rrëfimi i Tafanit

    SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.

  • VIDEO

    Aksident në rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur

    Një aksident është shënuar sot në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rreshen pranë urës së Zogut.

    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

    Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit, bëjnë me dije burime për Report Tv.

  • VIDEO

    Nga nesër në mbrëmje reshje shiu, në veri të shoqëruara edhe me dëborë! Ulen temperaturat

    Meteorologia Anira Gjoni tha për Report Tv se përpos uljes së temperaturave, nesër në mbrëmje pritet të nisin reshje shiu në disa qarqe.

    “Për ditën e sorme kishim një rënie të menjëhershme të temperaturave, por s’kanë arritur në vlerat minus. Presim që mëngjesin e të martës presim të shënohen temperatura minimale -3 në zonat malore, në zonat e ulëta 7 gradë dhe në bregdet 9 gradë. Maksimalet për nesër qëndrojnë relativisht të larta, do të vijojnë të qëndrojën në vlerat 18 në bregdet, 17 në zonat e ulëta dhe në zonat malore deri në 8 gradë celsius”, tha Gjoni në Report Tv.

  • VIDEO

    Shuhet zjarri në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Leskovikut, u dogjën sipërfaqe me shkurre e ferra

    Zjarri i rënë  pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.

    Zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë, ku u dogjën rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte, ndërsa shpëtuan kurorat e pishave në zonën e zjarrit.

    Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.

  • VIDEO

    Komisioni i Sigurisë/ Vengu: Buxheti me rritje, kap 2% e vendosur nga NATO! Kampus i ri për ushtrinë, fonde për Emergjencat Civile, po shlyhen edhe 3 uzinat e armëve!

    U mbajt sot mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ku temë diskutimi ishte shqyrtim në parim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” të Ministrisë së Mbrojtjes.

    I pranishëm për diskutim dhe raportim ishte vetë ministri, Pirro Vengu, që deklaroi buxheti parashikon kapjen e standardit financiar të NATO-s për kuotën 2% të GDP-së. Po kështu ai njoftoi se ka edhe rritje të buxhetit për ushtrinë në krahasim me vitin e kaluar.

    Ministri bëri me dije edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në uzinat ushtarake të armëve Poliçan, Mjekës dhe Gramsh, nëpërmjet buxhetimit, si për personelin dhe ish-punonjësit, ashtu edhe detyrimeve të tjera.

  • VIDEO

    Udhëtimet e përbashkëta me Beqajn dhe Rjepajn, flet biznesmeni Rrapaj: Shkuam në Prishtinë me disa profesorë italianë, ministria na vuri në dispozicion makinën

    Sa i përket udhëtimeve të përbashkëta me ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv,ministrin Klodjan Rjepaj, avokati i Ilir Rrapaj ndërhyu ndaj kryetares së komisionit hetimor të Sterilizimit duke thënë të mos bëhen pyetje sugjestionuese. Sa i përket udhëtimit për në Prishtinë me makinën e ministrisë Rrapaj sqaroi në komision se kjo makinë u vu në dispozicion të disa profesorëve italianë me të cilët ishte për një takim zyrtar me rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv