-
VIDEO
Do dëshmojë në Komisionin hetimor të Sterilizimit, momenti kur biznesmeni Rrapaj mbërrin në Kuvend nga burgu i shoqëruar nga forcat policore
Report Tv sjell pamjet e mbërritjes në selinë e Kuvendit të biznesmenit Ilir Rrapaj për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.
-
VIDEO
Aksident në aksin Vlorë-Panaja, 3 mjete përplasen me njëra- tjetrën! Plagoset rëndë 1 person
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë - Panaja. Sipas burimeve të Report Tv, 3 mjete janë përplasur njëra me tjetrën.
-
VIDEO
'Agro fest’, reklamon bukuritë e Gurit të Zi në Shkodër! Duarartat e tezgjahut joshin turistët në këtë qytet
“Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operatorët turistikë, fermerë dhe banorë të zonës në një festë ku në fokus ka qene promovimi i resurseve natyrore dhe produkteve të kësaj zone në Bashkinë e Shkodrës.
-
VIDEO
Fier/ Mjeti në ecje përfshihet nga flakët! Shpëton mrekullisht shoferi
Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë Spitalit “Memorial”, në Fier. Drejtuesi i mjetit ka pikasur zjarrin në ecje dhe pasi ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa dëmtime.
-
VIDEO
Peqin/ Bie zjarr në kodrat me ullinj të fshatit Bishqem, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit për shuarjen
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bishqem të Bashkisë Peqin.
-
VIDEO
Sulm vettingut në Gjykatën e Strasburgut, 130 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar bëjnë padi në GJEDNJ! Vetëm 1 vendim i rrëzuar
“130 gjyqtarë dhe prokurorë i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të njeriut për të kundërshtuar proçesin e vettingut në Shqipëri”. Burime pranë kësaj gjykate, thanë për Report TV se të gjithë aplikantët janë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, të cilët duan rikthimin në sistem.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët lugina e Vjosës, rrezikohen parcelat me ullinj! Shërbimi zjarrfikës në vendngjarje
Një zjarr ka përfshirë luginën e Vjosës në krah të autostradës Levan- Tepelenë, pasditen e kësaj të diele (10 nëntor).
-
VIDEO
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj, nga filimi i transferimit të kompetencave nga Komisioneri Publik në SPAK, mbetet i paqartë tranzicioni institucional i procesit të vetingut. Komisioneri Publik lajmëroi me dy shkresa Komisionin e Ligjeve për ngërçin: Na miratoni strukturën organike! Bardhi: Çfarë ndodh nëse ky proces nuk përfundon brenda 3 muajve, do t'i lëmë dosjet që janë në proces rrugës?
-
VIDEO
Gara për drejtor policie në qarqe/ Burime: 12 kandidatët me pikët më të larta emërohen drejtues, ikin aktualët! Listën e kryeson Vilson Bala, mbetin jashtë Vocaj e Panganika! Renditja e 38 emrave me pikët e fituara
Listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbulloj në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm. Burime bëjnë me dije se Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës. Jashtë listës së fituesve Tonin Vocaj, Skënder Hita, Lorenc Panganika, Alket Shatro
-
VIDEO
Bulqizë/ Shoferi humbet kontrollin e mjetit, makina bie në lumë
Bulqizë-Një aksident është regjistruar sot në rrugën e Strikçanit në afërsi të Shupenzës.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka rënë nga një urë dy metra e lartë në lumë.
Pas ndihmës së dhënë nga kalimtarët shoferi dhe djali i tij u dërguan në spitalin e Bulqizës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Leonard Luzin
GJKKO lë në 'arrest me burg' Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt. Luzi u ekstradua dje nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit në Spanjë, ndërsa sot u njoh me masën e sigurisë.
47-vjeçari, i cili njihet dhe me emrin Leonard Sejno u arrestua në Spanjë në korrik 2024 dhe akuzohet se është organizatori dhe porositësi i atentatit të dështuar të ndodhur në gusht 2023.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
-
VIDEO
Çmontohet skema ‘Becchetti!’ Avokati dhe miku demaskojnë korrupsion në Arbitrazh, eksperti pranon mashtrimin: I falimentuar! Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin me 110 milionë euro
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Becchettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë janë siguruar nga një kompani private hetimi, e kontraktuar nga qeveria shqiptare dhe janë dorëzuar në gjykatë kundër vendimit të ICSID, Gjykata e Arbitrazhit e formuar nga Banka Botërore.