-
VIDEO
Frikë në aeroportin e Fiumicinos, motori i avionit merr flakë gjatë ngritjes
Momente frike pranë aeroportit Fiumicino në Romë. Motori i një avioni mori flakë menjëherë pas ngritjes.
Një video e xhiruar pranë Isola Sacra, tregon flakët që dalin nga motori nën krahun e djathtë. Dëmtimi dyshohet se është shkaktuar nga përplasja me disa zogj në fluturim.
Avioni i linjës ajrore Hainan, u nis për në Shenzhen të Kinës dhe u ngrit rreth orës 10:30 të mëngjesit të së dielës së 10 nëntorit. Aeroplani, siç tregojnë pamjet e radarëve, ka bërë disa rrotullime në lartësi për të shkarkuar karburantin përpara se të bëjë një ulje emergjente.Në aeroport, zjarrfikësit kanë shkuar në pistë.
-
VIDEO
Policia e shtetit/ Mes 200 konkurentëve 10 gra në garë për t'u bërë shef komisariati! Mbyllet faza e parë e konkursit
Rreth 200 punonjës policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, kanë shfaqur interes në garën për 48 komisariatet në të gjithë vendit, e cila u mbyll të premten me fazën e parë të aplikimeve.
-
VIDEO
Policia Rrugore bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon! 66 të arrestuar, 25,158 masa administrative
Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës për të gjithë vendin, ku informojnë se kanë arrestuar 66 persona për shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon.
Ndërkohë raportojnë se kanë vendosur 25,158 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit, përfshirë këtu përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, parkim i gabuar etj.
-
VIDEO
Plagosi me thikë ish të dashurën e tij gjykata e Korçës cakton masën arrest me burg për 41 vjeçarin
Sipas mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore ilia Çami ka shprehur pendesë për plagosjen por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 mil lekë të vjetra.
Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthen lekët që i ka marrë.
Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën.
-
VIDEO
Shkodër, shpërthen eksploziv në derën e një banese, në gusht i vunë lëndë plasëse tek agjencia funerale
Shqiptarja.com mëson se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit në gusht iu vu eksploziv te agjensia funerale.
-
VIDEO
‘Potencial i jashtëzakonshëm turistik’, Rama thirrje të rinjve: Zgjidhni Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim lidhur me sektorin e turizmit, një prej fushave ku Qeveria pretendon se është zhvilluar shumë vitet e fundit.
Në rrjetin social, Rama ka publikuar një video me disa sekuenca, që sipas tij tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm turistik.
“Mirëmëngjes dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
Draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është detyrues për Kosovën thotë qeveria në Prishtinë, e cila shton se dokumenti non paper nuk do të dërgohet në Kushtetuese pavarësisht insistimit të BE-së dhe vendeve partnerëve.
-
VIDEO
Spahiu: Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe përfundoi tek kthesa e Rrogozhinës
Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi në Report Tv mosbindjen civile të opozitës dhe PD-së duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla në historinë e Partisë Demokratike në 34 vite.
-
VIDEO
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
Ish zëvendësdrejtoresha e Spitalit Brikena Qirjazi dhe specialistja Drilona Kishta te akuzuara par keqadministrimin e burimit të “Kobaltit” do të vijojnë të hetohen në një dosje me mjekët dhe grupin e të akuzuarve se linin pa ilaçe dhe pa shërbim pacientët me tumor në shtet dhe i detyronin të shkonin në privat.
-
VIDEO
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
Banorët e Senicës në Delvinë, me kontributet e tyre kanë rindërtuar Kishën e Shën Mëhillit, mbi themelet e kishës së vjetër bizantine që datonte në shek. XIV
-
VIDEO
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
Rruga që lidh qytetin e Kukësit me Urën e re që u inaugurua së fundmi është ndërtuar pa element sigurie. Njerëzit detyrohen të ecin në rrugën e makinës pasi s’ka trotuare.
-
VIDEO
Elbasan/ Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve të Inceneratorit, tymi dhe era e keqe pushtojnë zonën! PD: E qëllimshme! Policia: Aksident
Një numër zjarrfikësesh në mjete dhe punonjës u nisën menjëherë drejt vendngjarjes. Bëhet fjalë për fushën e mbetjeve ku ndodhet edhe inceneratori i Elbasanit. Hetime edhe për shkaqet e zjarrit, Policia njofton se shkak dyshohet shkëndija e krijuar nga përbërja e mbetjeve. Në vendngjarje shkojnë kryebashkiaku i Elbasanit, deputeti demokrat Qani Xhafa dhe kreu i PD, Bledi Himçi