-
VIDEO
Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËNQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe
Hysen Kryeziu, ish aktivist për të drejtat dhe liritë e Kosovës nën pushtimin serb, sot mësues, drejtues i një organizmi që merret me dëshmorët e luftës në Kosovë, ishte i ftuari i mbrëmjes në Esencë, që drejtohet nga Eljan Tanini.
-
VIDEO
Dëshmia e ish drejtuesit të gjykatës: E njihja avokatin e Becchetit, më bëri drejtues të Arbitrazhit në Singapor
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëshmshpërblim
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë/ Në mëngjes anija ‘Libra’ solli në Shëngjin 8 emigrantë, dy kthehen në Itali, 6 futen në kampin e Gjadrit
Do të kthehen në Itali 2 nga 8 emigrantët që u sollën sot në mëngjes në Shëngjin me anijen 'Libra' . Dy emigrantët janë futur në kategorinë 'vulnerabël'
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar kthehet në 2 vjet e 8 muaj burg. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime dënimi. Kthehet vepra e "shpërdorimit të detyrës". Konfiskim dhe pasurive
-
VIDEO
“Që kur lidh kontrata mendon arbitrazhin”, si zbuloi këshilltari italian i Beccheti të gjithë skemën
Videoja që demaskon të gjithë mënyrën se si biznesmeni italian Franchesco Bechetti funksionte për të fituar qindra milionë euro në arbitrazhe, se si ndikon emërimet e gjyqtarëve të arbitrazhit që marrin më pas vendime në favor të tij.
-
VIDEO
Krimi në familjen shqiptare në Massachusetts, flasin fqinjët: Në fillim dëgjuam ulërimat e gruas, më pas 6-7 të shtëna arme! Ishte e frikshme, s’i njihnim
Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pas të shtënave në një shtëpi në Worcester, Massachusetts, herët në mëngjesin e së enjtes.
-
VIDEO
U dëmtua nga përmbytjet, Gonxhja në Vlorë: Xhamia e Plumbit do restaurohet në 2025 me fondet e shtetit
Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka inspektuar xhaminë e Plumbit në Vlorë, monumenti kulture i kategorisë së parë, që u dëmtua nga përmbytjet.
-
VIDEO
Hetimori i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit të Komisionit: I pyetët dëshmitarët në mënyrë të njëanshme! PS kundër
Opozita kërkoi të shpallen të pavlefshme seancat e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, të zhvilluara pa praninë e tyre kur ishin të përjashtuar. Por, nënkryetari i PS Plarent Ndreca tha se demokratët u penalizuan për shkak të aksionit të tyre politik dhe se komisioni nuk mund të shtyhet pa mbarim në kushtet kur hetimi parlamentar i ka mundësitë të mbyllet në kohë.
-
VIDEO
Trafiku i kokainës nga Ekuadori në Itali! Shqiptarët Albert Turja dhe i vëllai Rolandi organizonin nxjerrjen e drogës nga porti i Livornos! Prindërit e Rolando pronarë të 'Power Hotel' në Durrës
Zbulohen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që trafikonte kokainë nga Ekuadori përmes detit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Albert Turja dhe vëllai i tij ishin në krye të koordinimit të këtij trafiku droge. Kokaina blihej në Kolumbi dhe mbërrinte në Livorno mes ngarkesave me banane e fruta ekzotike.
-
VIDEO
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2025, i cili për këtë institucion është 14.3 miliardë lekë. Gjatë fjalës së tij Manja tha se Ministria e Drejtësisë do të realizojë misionin e saj përmes 9 programeve buxhetore dhe peshën më të madhe, me gati 56% të buxhetit e zë programi i Burgjeve.
Duke u ndalur tek programi për Burgjet, ministri Manja tha se shumë shpejt do të ndërtohet një paraburgim i ri në Kukës. Manja tha se burgjet e trashëguara nga komunizmi do të mbyllen.
-
VIDEO
Ankorohet anija me mbetje, 102 kontejnerët vendosen në Porto Romano! Ruhen me policë e monitorim me kamera! Ministria: Analizat në Belgjikë e Zvicër
Në Portin e Durrësit zbarkuan sot 102 kontejnerët me mbetje që u kthyen nga Tajlanda me anijen 'Molivia'. Ato u transportuan në Porto Romano, në një zonë që monitorohet me kamera dhe policë. Report Tv sjell pamjet me dron. Kontejnerët nuk do të hapen, por do të qëndrojnë ashtu të mbyllur në Porto Romano deri në një moment të dytë.
-
VIDEO
SPAK 2.17 miliardë lekë në 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re
Projektbuxheti 2025 për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikohet në 2.17 miliardë lekë. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, prokurori Alfred Shehu u shpreh se SPAK ka kërkuar buxhet shtesë për pagat, por edhe ndërtimin e godinës së re.
“Në parashikimet buxhetore për këtë vit, edhe pse është reflektuar shqetësimi ynë lidhur me fondet buxhetore, sa i përket shpenzimeve kapitale, investimeve, konstatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”.
Ai u shpreh se në total diferenca nga kërkesa e SPAK me projektbuxhetin e miratuar është në shifrën 198.770.472 lekë.