-
VIDEO
Rama batuta me Manjën para të rinjve, shpërthejnë të qeshurat: Të hysh në administratë duhet të jesh nga Dibra, kushëri i Ulsiut...
Teksa mori pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar për Programin e Praktikave të Punës, te “Pallati i Brigadave”, kryeministri Edi Rama nuk i mungoi edhe batutat me të rinjtë e pranishëm që aspirojnë Administratën shqiptare.
-
VIDEO
Tiranë/ Gruaja vdes në QSUT pas komplikacioneve, disa ditë më parë humbi foshnjen në bark! Zbardhet dëshmia e bashkëshortit në polici
Sipas informacioneve paraprake mësohet se gruas i kishte vdekur fetusi ne bark para disa ditësh në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë. Pak ditë pas qëndrimit në maternitetet ka pasur komplikacione dhe është dërguar në QSUT ku dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e 7 tetorit.
-
VIDEO
Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn
Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë të enjten e 10 tetorit, çdo gjë është bërë gati.Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë.
-
VIDEO
Kryemadhi kërkon 10% të fondeve të Partisë Lirisë! Ndryshim ligjor që u japin forumeve të grave buxhet për fushatat zgjedhore
Monika Kryemadhi është në proces divorci me bashkëshortin e saj, por nuk ka hequr dorë nga angazhimet politike dhe partiake. Kryemadhi kërkon ndryshime ligjore që u japin forumeve të grave automatikisht 10% të buxhetit shtetëror për fushatat zgjedhore.
-
VIDEO
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
Sali Berisha u përjashtua totalisht nga protesta e partisë së tij në atë që u quajt nisje e mosbindjes civile për qeveri teknike, por që erdhi me vandalizëm në 3 orë ecejake drejt institucioneve kryesore ku u hodhën dhe molotivë. Bardhi e Noka në drejtimin pa itinerar të qartë, nuk i çuan demonstruesit nën ballkonin e Berishës, i cili sot pas tubimit, foli për skenar me greva e ngujim. Argita mungoi, ndërsa dhëndri Malltezi nuk i bëri asnjë mbështetje publike protestës
-
VIDEO
Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranën
-
VIDEO
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
Sezoni turistik i vitit të ardhshëm do të zhvillohet me rregulla të reja, me fokus goditjen e informalitetit, pasi strukturat akomoduese nuk deklarojnë xhiron reale e numrin e pushuesve. Qeveria do tu caktojë hoteleve kapacitetin minimal të shfrytëzimit, ndërsa për të luftuar evazionin, Tatimet do shkëmbejnë informacion me Booking e AirBnB, që ti ballafaqojnë me deklarimet e bizneseve
-
VIDEO
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
Një grua shtatzënë e ka kryer dje procesin e lindjes në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës
-
VIDEO
Molotovë në PS, ‘pushtim’ godinës së PD në janar 2022! Berisha dhunuesi i selive partiake në Shqipëri! Nuk e bëri as komunizmi, s’ndodhi as në 1997
Selia e Partisë Socialiste ishte një prej objektivave të sulmeve me molotovë të Partisë Demokratike mbrëmjen e së hënës. Kjo shënoi rastin e parë në historinë e vendit kur selia e një partie kundërshtare dhunohet dhe sulmohet. Berisha është I vetmi lider që organizon sulme ndaj selive të partive, me PS-në që bëhet e dyta pas asaj të PD më 8 janar 2022.
-
VIDEO
Rama bën për ujë të ftohtë kryebashkiakët: Skandaloze, digjni fondet e shërbimeve sociale! Shpejtoni legalizimet! I pakënaqur me reagimet për përmbytjet e zjarret
I pakënaqur me mënyrën se si menaxhohen emergjencat civile nga pushteti vendor, kreu i qeverisë mblodhi në kryeministri 61 kryetarët e bashkive. Nga strukturat e bashkive kërkoi më shumë koordinim dhe reagim të shpejtë në raste përmbytjesh apo zjarresh, e paralelisht u kërkoi të përshpejtojnë procesin e legalizimeve.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
Bashkia e Vlorës dhe Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve po auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për përmbytjet dramatike që dëmtuan pronën publike e private. Burimet thanë se objekt i auditit janë tenderat dhe kontratat me privatët për disa investime që janë bërë kohet e fundit në qytet, si në rrugë ashtu dhe në rrjetin e kanalizimeve.
-
VIDEO
PD përdori fëmijë për 'mosbindjen civile!' Me maska e kapuç i hodhi në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë (Video të reja)
Misionin për hedhjen e molotovëve drejt kryeministrisë Partisë Socialiste, ministrisë së breshme, asaj të infrastrukturës ia kishin lënë adoleshëntëve.