-
VIDEO
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
rotestuesit e opozitës nuk kanë mjaftuar me sulmin ndaj Kryeministrisë, PS-së dhe Ministrisë së Brendshme me Molotov dhe lëndë të tjera djegëse.
Ata rrethuan më tej dhe sulmuan gjithashtu edhe godinën e Bashkisë së Tiranës.
Report TV ka transmetuar pamjet me dron nga lart të protestuesve, që edhe pse në një numër shumë të pakët, kanë qenë agresivë duke shkatërruar apo dëmtuar institucionet publike dheqë I shërbejnë qytetarëve të Tiranës dhe vendit.
-
VIDEO
Greqi/ Shoferi i dehur në timon përplas në trotuar me makinë 58-vjeçarin shqiptar dhe palestinezin! Shikoni momentin dramatik
Në videon prej 21 sekondash të marra nga kamerat e sigurisë në zonën e Kretës, dallohet mjeti me shpejtësi që godet këmbësorët dhe pas pak sekondash mblidhen qytetarët për t’u dhënë ndihmën e parë. Policia ndalon shoferin, njëri ka lëndime të rënda
-
VIDEO
Meta i bashkohet protestës së PD: Dënimi i Salianjit politik! Iu mungon Kryemadhi? Kreu i PL shmang përgjigjen
Meta u tregua i rezervuar për skenarët e protestës, ndërsa tha se dënimi i Salianjit është politik. I pyetur nëse i mungon Monika Kryemadhi në këtë aksion, Meta preferoi ta shmangë këtë përgjigje duke thënë se Partia e Lirisë është në rrugën e duhur dhe do t’i shkojë deri në fund kauzës për t’i kthyer lirinë shqiptarëve.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, mblidhen protestuesit e parë para Kryeministrisë
Opozita po zhvillon sot një protesë, e cila do të nis përpara Kryeministrisë, ndërsa tashmë janë mbledhur protestuesit e parë.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit kanë filluar që të mblidhen para Kryeministrisë, ndërsa dyert kryesore të Kryeministrisë janë veshur me veshje metalike.
-
VIDEO
Ende pa nisur protesta shënohet incidenti i parë, digjet një gomë makine tek Presidenca
Shënohet incidenti i parë në protestën e sotme të Pd dhe opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë.
-
VIDEO
Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit
Teksa pritet të nis protesta e PD dhe opozitës, përpara kryeministrisë është rreshtuar kordoni i parë policor.
PD ka marrë leje për protestën e sotme për orën nga 18:00 deri në 22:00. Ende nuk dihet agjenda e protestës dhe itinerari, përveç grumbullimit përpara kryeministrisë.
Forca të shumta të policisë dhe gardës ndodhen në institucionet kryesore në kryeqytet.
PD dhe lideri i saj Berisha kanë bërë thirrje për betejë vendimtare për qeveri teknike me mosbindje civile.
Burimet për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije edhe praninë e antiterrorit për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.
-
VIDEO
Protesta e PD, FNSH brenda Kryeministrisë! Autobotë me ujë jashtë godinës
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur edhe brenda godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të marrë për mbarëvajtjen e sigurisë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike.
Kryeministria është blinduar për të shmangur çdo incident që mund të krijohet nga protestuesit, ndërkohë që zona është e rrethuar me kamera me rezolucion të lartë.
Autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë.
-
VIDEO
‘Pakti për vdekjen e Universitetit;, protestuesit e parë para Kryeministrisë
Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur protestuesit e parë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Të rinj nga universiteti po protestojnë me një pankartë në të cilën shkruhet ‘Pakti për vdekjen e Universitetit’.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, blindohet edhe Kuvendi
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga PD ditën e sotme. Përveç kryeministrisë, është blinduar edhe Kuvendi.
Të dyja anët e Kryesisë së Kuvendit janë rrethuar nga forca policie dhe FNSH.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Në 18:00 nis protesta, FNSH prapa kryeministrisë, forcat Shqiponja tek kryesia e Kuvendit
Prapa kryesisë së Kuvendit u pozicionuan forcat Shqiponja. Ndërkohë forcat e FNSH-së prapa godinës së kryeministrisë bëhen gati.
-
VIDEO
Në 18:00 protesta/ PD merr 4 orë leje, por fsheh itinerarin! I bashkohet dhe PL e Metës! Mbi 1 mijë policë ruajnë rendin! Blindohet kryeministria e Institucionet
Policia tashmë ka nisur të pozicionohet para kryeministrisë ku në orën 18:00 pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita. Janë stacionuar dhe autobote me ujë. PD nuk zbulon itinerarin që do të ndjekë por policia ka njoftuar 15 akse të cilat priten të bllokohen.Edhe shtyllat pranë kryeministrisë u lyen me graso
-
VIDEO
Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi
Një foshnje vetëm 5 ditëshe humbi jetën më datë 4 tetor në spitalin rajonal të Vlorës, në rrethana ende të paqarta. Familjarët kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje, të cilët po kërkojnë drejtësi për foshnjën e tyre.