• VIDEO

    Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

    Pjesëmarrja në protestën e opozitës ishte më pak se u paralajmërua. E vërtetuan pamjet me dron të Report Tv në momentin kur protestuesit u mblodhën para kryeministrisë. E jo vetëm. Edhe ato protestues që ishin mbledhur që në fillim kishin firuar në pak siç shihen edhe nga pamjet e tjera me dron që Report tv solli nga selia e PD-së në një moment kur krerët e PD po vendosnin se çdo bënin për hapin e radhës.

  • VIDEO

    Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës

    Pak minuta pas përfundimit të protestës së dhunshme mbrëmjen e sotme, ku u sulmuan me Molotov institucione dhe shkatërruan prona publike të qytetarëve, kanë nisur hetimet dhe njëkohësisht rikthimi i qetësisë dhe normalitetit.

    Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha. Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme, protestantët lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund, ashtu edhe siç u transmetua me pamje televizive edhe nga Report TV.

    Menjëherë pas largimit të protestantëve, të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas. Vetë institucioni njoftoi pak më parë aksionin në terren, duke e shoqëruar edhe me një video.

  • VIDEO

    Mosbindja civile e PD-së zgjat me pak se 4 orë! Sulmohet me molotov selia e PS, kryeministria, ministritë e bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan

      Zgjati më pak se 4 orë 'mosbindja civile' e PD-së. Një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja ishte më pak se ishte paralajmëruar.  E vërtetojnë dhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv në momentin kulminant para Kryeministrisë, aty ku do të ishte pikënisja.

    • VIDEO

      Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 2 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici proda drejt Traumës, do vizitojnë policët

      Protesta e dhunshme e opozitës la pas shkatërrime dhe të lënduar në më pak se 4 orë protest me lëndë djegëse deri në Molotov.

      Por teksa ekspertët kanë nisur këqyrjen në vendngjarje dhe hetimet për të gjitha vatrat ku u sulmua, njoftohet edhe shoqërimi i 2 personave të parë të dyshuar si protestues, që janë identifikuar në sulmet e mësipërme te kryeministria, Bashkia, PS-ja, Ministria e Brendhsme dhe më tej.

      Gjithashtu bëhet me dije se ministry i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici i ri Ilir Proda, janë drejtuar për tek Spitali i Traumës, për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës. Raportohet se 10 prej tyre morën dëmtime, teksa ka të shtruar 3 të Trauma, 2 te QSUT dhe 1 te Sanatoriumi, të gjithë pa rrezik jete.

    • VIDEO

      Ekspertët e kriminalistikës tek Kryeministria, mbledhin provat pas shpërthimit të molotovëve

      Pas përfundimit të protestës, ekspertët e kriminalistikës kanë shkuar në godinën e Kryeministrisë.

      Ekspertët kanë mbërritur aty për të mbledhur provat pas shpërthimit të molotovëve nga protestuesit.

      Banderola dhe një pjesë e jashtme e godinës dhe disa pemë u përfshinë nga flakët pas plasjes së molotovëve.

    • VIDEO

      Berisha publikon videon nga shpërthimet me molotov: Beteja e mosbindjes civile vazhdon

      Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së opozitës në Tiranë.

      Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se beteja e mosbindjes civile do të vazhdojë, ndërsa krahas saj ka ndarë pamje nga shpërthimet me molotov në institucionet shtetërore.

      “Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon!”, ka shkruar Berisha.

    • VIDEO

      Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë

      Një tjetër detaj që ra në sy nga protesta e opozitës sot në mbrëmje (7 Tetor), ishte prania e shumë adoleshentëve, shumica e të cilëve ishin të mitur, dukshëm nën 18 vje135 apo nxënës shkollash.

      Duket se drejtuesit e protestës kishin përdorur edhe “skuadër fëmijësh” si guerrilsa për të shkatërruar dhe djegur çdo gjë anash rrugës, banderola, stacione autobusi, xhamat e reklama, kosha mbeturinash dhe më shumë.

      Një prej këtyre momenteve është ky që shihni në video dhe pamje, teksa një grup të rinjsh shkatërrojnë një prej reklamave anës rrugës me shkelma dhe sende të forta. Në kokë mbajnë kapuçë sportivë, por janë të idenfifikueshëm sit ë moshës së mitur.

    • VIDEO

      Protestuesit bllokojnë ambulancën në rrugë, nuk e lejojnë që të lëviz dhe e qëllojnë

      Një grup protestuesish kanë ndaluar një ambulancë tek 'Ruga e Barrikadave'.

      Me flakadanë në duar, protestuesit i kanë dalë përpara ambulancës duke e penguar që të lëviz nga aty.

    • VIDEO

      Iu afruan Kuvendit, hidhet gazlotsjellës ndaj protestuesve

      Forcat e policisë kanë hedhur në drejtim të protestuesve gazlotsjellës. Protetsuesit iu afruan Kuvendit, ndërsa policia i shpërndau me gazlotsjellës.

    • VIDEO

      Të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka, protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare

      Teksa po ecnin në zonën tek piazza pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.

      Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë.

      Nuk dihet pika e radhës e ndalës së protestuesve, por mendohet se do të shkojnë tek parlamenti, atje ku janë disa protestues tashmë.

      G.K/Shqiptarja.com

    • VIDEO

      PAMJET/ Protestuesit shembin edhe gardhin betono-metalik të Bashkisë

      Teksa shkonin drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar, por edhe duke e sulmuar me sende të forta dhe lëndë djegëse, atë dhe institucionet e tjera afër, si Ministria e Infrastrukturës dhe e Brendshmja, protestuesit “gjetën kohën” të merreshin edhe me gardhin metalik rrethues të Bashkisë.

      Të grupuar rreth gardhit betono-metalik, ata u përpoqën ta shkulnin dhe rrëzonin, duke harxhuar fuqitë për shkatërrim.

      Dhe pasi ia arritën qëllimit, vijuan rrugën më tej për “misionin” e radhës.

    • VIDEO

      I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

      Report Tv sjell pamje me dron dhe të protestës së opozitës që në një moment u zhvendos para selisë së PS-së.

      Protestuesit hodhën dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve.  Në një moment policia përdori gaz lotsjellës për ti tërhequr.

      Flakët e molotovëve dogjën dhe pankartat.

      Ka pasur me dhjetra molotovë duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë pasi molotovët hidheshin afër këmbëve’

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv