-
VIDEO
Protesta e PD, në hetim Noka, Bardhi e Minarolli! Një në pranga, 9 në kërkim! Hetohen edhe 3 protestues, 2 prej tyre të mitur! Babë e bijë u plagosën nga molotovët (AKUZAT)
TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Minarolli janë vënë në hetim për manifestim të paligjshëm pas protestës me mololtovë pasditen e djeshme, ku u sulmua Kryeministria, ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe selia e PS.
-
VIDEO
Lindi dje në spitalin e traumës, ja gjendja e nënës e foshnjes flet drejtoresha e maternitetit
-
VIDEO
‘Mirë t'u bëhet, ç'ju duhej të dilnit në protestë’, aktivistja e PD: Më dogjën babin, një nga flakadanët iu hodh tek këmbët
Juli Emiri, me profesion aktore, por e njohur më së shumti si aktiviste e PD-së, thotë se protestuesi që mori flakë në protestën e 7 tetorit të opozitës, është babai i saj.
-
VIDEO
Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale
Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditen e sotme në fshatin Kakarriq të Lezhës.
Magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagwtitë u dogj e gjitha, ndërsa forcat zjarrëfikëse mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes për të parandaluar përhapjen e metejshme të zjarrit tek zonat e banuara.
Si pasojë e djegies së magazinës nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Si u zgjua Tirana një ditë pas 'mosbindjes civile' të PD? Selia PS pa banderolën gjigante të Ramës, xhama të thyer në rrugët që përshkuan militantët e Berishës
Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestantët lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund. Menjëherë pas largimit të protestantëve të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës dolën në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.
-
VIDEO
Rama përshëndet të zgjedhurit e PD në takim: Falënderoj edhe ata kryebashkiakë që nuk janë të PS, por janë me ne në partinë e punës
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me kryetarët e bashkive dhe ministrat Arbjan Mazniku, Albana Koçiu dhe Pirro Vëngu.
Gjatë nisjes së fjalës së tij Rama shprehu mirënjohje për kryetarët e bashkisë që i përkasin Partisë Demokratike, dhe se sipas tij pavarësisht ndasive politike, janë bërë bashkë në takim.
"Falënderoj edhe ata kryebashkiakë që nuk janë të PS, por janë me ne në partine e punës”, tha Rama.
-
VIDEO
Protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare
-
VIDEO
Komisioni Hetimor, debate mes deputetëve, Vokshi- Ndrecës: Po kërkoni të uzurponi komisionin, po përdorni gardën të ndalojë deputetët e opozitës
Komisioni hetimor ka nisur me debate, ku nënkryetrai i Komisionit Plarent Ndreca është përplasur me kryetaren e Komisionit Albana Vokshi.
-
VIDEO
Paloka e kallëzoi për shpërdorim detyre kur drejtonte Hipotekën, deputeti i PS Jurgis Çyrbja pyetet nga SPAK
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Burime jo zyrtare bëjnë me dije ligjvënësi socialist po pyetet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e durrësit.
-
VIDEO
Deputeti i PD, Isuf Çela paraqitet në SPAK
Deputeti demokrat, Isuf Çela është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Report Tv sjell pamjet ndërsa Çela futet në ambientet e SPAK.
-
VIDEO
PD protestë me molotovë, protestuesi merr flakë gjatë tubimit
Vazhdojnë incidentet në protestën e Opozitës.
Një nga protestuesit është përfshirë nga flakët, si pasojë e molotovëve të hedhur nga mbështetësit e opozitës.
-
VIDEO
'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vëtëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan
Zgjati vëtëm 3 orë 'mosbindja civile' e PD-së. Molotovëve nuk u shpëtoi as selia e PS, ndërsa ecjaket pa busull u udhëhoqën nga Bardhi e Noka. Pjesëmarrja ishte më pak se ishte paralajmëruar. E vërtetuan edhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv. 3 protestues të shoqëruar.