-
VIDEO
Kamioni përfshihet nga flakët në bajpasin e Fierit
Një kamion është përfshirë nga flakët në Bypass- in e Fierit pranë Spitalit “ Memorial”.
-
VIDEO
Sarandë/ U godit për vdekje me sende në fytyrë, 62-vjeçari dërgohet në Tiranë! Jetonte me autorin në një shtëpi, i kërkoi të ulte muzikën pasi mbante zi për të bijën
62-vjeçari i mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë, dërgohet në Tiranë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. U godit për vdekje në fytyrë me sende dhe grushta nga një 40-vjeçar, me të cilin banonte në një shtëpi. Viktima i kërkoi autorit të ulte pak muziknë se mbante zi për të bijën që kishte ndërruar jetë 20 ditë më parë. Beqiri me akuzë të re pas arrestimit, "dhunë në familje"
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin lezhë-Shkodër, plagoset një grua! U karamboluan kamioni, vetura dhe furgoniE dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën
E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Aksident në aksin rrugor Fier- Patos! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, nuk ka të lënduar
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.
Dy automjete tip 'Toyota' dhe 'Peugeot' janë përplasur me njëra - tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë/ Dega e PD-së kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre: Kemi fakte dhe prova! Të nisin hetimet dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit
PD ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Vlorës lidhur me përmbytjet në këtë qytet pasditen e 4 tetorit. Dega e Vlorës së PD kërkon nisjen e hetimit, ku i vë në dispozicion prokurorisë fakte dhe prova, si dhe kërkon vënien përpara të përgjegjësisë të shkaktarëve të situatës që çoi në përmbytjet, pasi sipas tyre shkaku kryesor nuk ishin shirat e shumtë, por mosfunkskionimi i kanaleve të ujërave të larta.
-
VIDEO
Dosja 'Partizani'/ SPAK i mori të pandehur, Berisha dhe Malltezi dorëzojnë prapësimet në 250 faqe! Pretendojnë se pasuritë i kanë me burime të ligjshme
Me një material të përpiluar në 250 faqe, sa gjysma e dosjes që SPAK ka kopsituar për ta ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Ata janë marrë të pandehur për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, PD i kërkon 4 orë leje policisë, asnjë detaj për itinerarin
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, Policia harton planin e masave, apel organizatorëve: Distancohuni nga dhuna! 15 akset që bllokohen sot pas orës 18:00
Policia ka marrë masat për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës që pritet të nisë në orën 18:00. Drejtori i policisë së Shtetit ka porositur policët të bëjnë kujdes dhe të ruajnë qetësinë. Si dhe të identifikohen dhe izolohen personat me precedentë. Këto janë masat që merren në cdo protestë të organizuar.
-
VIDEO
Mblidhet grupi parlamentar i PS-së tek Kuvendi, diskutohet për agjendën e tyre politike dhe nismat në parlament! Ngrihet shqetësimi edhe për kaosin e krijuar nga PD seancat e fundit
Paraditen e sotme u mblodh në selinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste të cilët diskutuan për agjendën e tyre politike dhe nismat e fundit në Kuvend. Në mbledhje është diskutuar edhe për situatën e fundit të ndodhur në Kuvend me opozitën, ku ka qenë deputeti Xhemal Qefalia i cili ka ngritur shqetësimin për menaxhimin e situatës nga shërbimet e sigurisë seancën e së enjtes, kur deputetët e PD tentuan bllokimin në hyrje të atyre socialistë.
-
VIDEO
Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Do mbajë përgjegjësi kushdo që s'reagoi në kohë! Problem ishin kanalizimet
Prefekti i Vlorës Kristo Koço ka reguar lidhur me përmbytjet që u shkaktuan në Vlorë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rënë në datën 4 tetor.
-
VIDEO
20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, degët më të kërkuara IT dhe Mjekësia! Rama: Suksese atyre që ulen për herë të parë në auditore
Rreth 20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik 2024-2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë ku ishin 19.700 studentë.
-
VIDEO
Opozita sot në protestë, PD kërkoi leje për 4 orë tubim, mban sekret itinerarin! Mbi 1 mijë efektivë në terren për të ruajtur sigurinë! 'Fortifikohen' dyert e kryeministrisë
Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin. Policia bllokon lëvizjen e qytetarëve në 15 akse të bllokuara. Apeli i Policise: Distancohuni nga dhuna!