• VIDEO

    Dosja 'Babale'/ Apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së! Ervin Salianji: Vendimmarrje politike! Jam i nderuar, medalje që shndrit karrierën time

    Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë'

  • VIDEO

    Mandati i Olta Xhaçkës, Ina Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike! Sulmi ndaj KLSH i paprecedent

    Në Kryesinë e Kuvendi u zhvillua ditën e sotme një takim i kryetares së Kuvendin Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura. 

    Deputetja e PD Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj ngriti si shqetësimin mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

    Sipas saj, deputetes po i garantohet një mbrojtje politike.

    “Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke i garantuar një mbrojtje politike, Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit të cilat nuk duhet që të diskutohen, por duhet që të zbatohen”, tha ajo.

    Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve u duhet deri në 7 vite për të marr një vendim gjyqësor.   

    “Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme”, tha ajo.

    Zhupa i ka quajtur të paprecedenta sulmet që janë bërë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    "Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik", tha ajo.

    Fjala e plotë:

    1. Respekti ndaj pavarësisë së GJK, Kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK

    2. Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik.

    3. S’ka ndodhur kurrë që në institucionet e pavarura të mos ketë balancë. Të gjitha emërimet e Kuvendit janë bërë nga mazhoranca, pa asnjë diskutim dhe përfshirje të opozitës.

    Mandatet zgjaten jashtë afateve, duke i mbajtur peng, te lidhur me vullnetet e mazhorancës dhe pa forcën për vendimmarrje të pavarura. Kemi mandatet e KLGj, KLP, Avokat i Popullit etj.

    4. Politizimi i administratës publike, shndërrimi i tyre në ushtri elektorale është shqetësim madhor. 3 raporte të osbe-odihr për zgjedhjet në Shqipëri ngrenë shqetësimin për përdorimin e administratës publike në zgjedhje, edhe pse me ligj ato janë të depolitizuar, pushteti i përdor për zgjedhje. S’ka asnjë përmirësim, vetëm përkeqësim.

    5. Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme.

  • VIDEO

    Aksident në aksin Fier-Levan, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Ja si paraqitet gjendja e drejtuesit të automjetit

    Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në aksin Fier-Levan. Drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    Nga akuzat për korrupsion te kërcënimi për Britaninë, 'The Telegraph': Berisha betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të hequr 'non-grata-n'

    Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania, ndërsa ka cituar edhe pjesë nga dosja e SPAK, ku është marrë i pandehur për korrupsion pasiv për aferën ‘Partizani’. Ish kryeministri 79 vjeç, u përjashtua nga sekretari i atëhershëm i Brendshëm i  Britanisë së Madhe për shkak se kishte 'lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar'

  • VIDEO

    Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn

    Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe se Aleksandër Laho apo 'Rrumi i Shijakut'.

    Ai gjithashtu akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit por edhe personave të tjerë.

    Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.

  • VIDEO

    VIDEO/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të djalit të pronarit të ‘Lajthizës’! Edison Elezaj plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë

    Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari u arrestua në një hotel në Kukës, ku qëndronte i fshehur, pasi ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik

  • VIDEO

    Berisha drejt gjyqit/ Gazetarja: Një pjesë e dosjes shkon për gjykim, më pas mbetet hetimi pasuror! Bala: Nga 140 m2 u pasurua me 50 milion euro

    Dosja Berisha pritet të kalojë për gjykim, ndësa në Studio Live të ftuarit e Arbër Hitajt debatuan ashpër për fatin e ish-kryeministrit.

    • VIDEO

      Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia shpëton dy turistet angleze

      Policia e Tropojës u ka ardhur në ndihmë 2 turisteve angleze të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës

    • VIDEO

      SKEMA/ Si funksiononte grupi shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika Latine!

      Guardia di Financa ka bërë publike skemën si vepronte grupi shqiptar që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa bazat logjistike i kishte të vendosura në Italinë Qendrore dhe Veriore. Mësohet se ky grup ka importuar nga Amerika Latine në Itali të paktën 2.340 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë tregu afërsisht 200.000.000 euro.

    • VIDEO

      Rama- shqiptarëve të Amerikës: Sot e keni kokën lart kur thoni se jeni nga Shqipëria

      Në një takim me shqiptarë të diasporës në SHBA, kryeministri Edi Rama tha se ata që jetojnë jashtë mund ta kuptojnë më mirë se kushdo tjetër ndryshimin e madh që ka pësuar vendi.

       
    • VIDEO

      ‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore, cenohet Kushtetuta

      Ideja për krijimin e një Shteti Bektashi në Tiranë ka nxitur reagime, ndërsa ende është e paqartë se si do të funksionojë.

    • VIDEO

      'Iu pata thënë fëmijëve, zbatoni ligjin', Berisha: Më akuzojnë pse vajza më pagoi pushimet, në 30 vjet një herë kaluam pushime familjarisht

      Pasi SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat, ndërsa sulmoi dhe prokurorët. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv