-
VIDEO
E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një shtetas amerikan, ka mbytur me litar gruan e tij, 2 qentë si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten.
-
VIDEO
Dy persona vriten me armë zjarri në plazhin e Velipojës, pamjet e para nga vendi i ngjarjes
Shkoder- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (19 gusht 2024) në plazhin e Velipojës në Shkodër. Dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.
Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit. Lexo me shume
-
VIDEO
Marshimi për vrasjen e Egli Progës, familjarët ndezin qirinj te shkallët e Kryeministrisë
Tek shkallët e kryeministrisë në Tiranë, familjarët kanë ndezur qirinj, pas marshimit në Bulevard për vrasjen Egli Progën, 42 vjeçarin që humbi jetën në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.
-
VIDEO
Spahiu: Protesta për vrasjen e Pogradecit, më e madhe se protestat e PD para bashkisë apo shtëpisë Berishës
Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv tha se protesta për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, do të jetë më e madhe se protestat e PD para bashkisë apo shtëpisë Berishës.
‘Mendoj se sot më shumë se kurrë kjo protestë duhet të marrë përmasa më të mëdha se protestat politike. Protesta të jenë përmasa të mëdha. Kam bindjen se do të jenë më të mëdha se protestate PD-së para bashkisë apo shtëpisë së Berishës. Të jenë në përmasa më të mëdha e të fuqishme se protestat politike ka ardhur një moment që të jenë më të mëdha sa ato politike.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se censura në Kosovë ka filluar të jetë e lartë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu theksoi se në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin.
-
VIDEO
Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin
Protestat për vrasjen e Egli Progës duhet të vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin. Kështu deklaroi një intervistë për Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, i cili tha se prokuroria është përgjegjëse për ndryshimin e akuzës.
‘Sot do doja të kisha qenë në Tiranë të bëhesha pjesë për atë vrasje makabër që ka ndodhur në Pogradec. Protesta të vazhdojë deri në shkarkimin e prokurores e cila është përgjegjëse për ndryshimin e akuzës dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila i dha oksigjen bandave dhe krimit duke rrëzuar autoritetin e shtetit dhe gjitha institucioneve.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu për skandalin e RTK: Adi Krasta duhet të bëhej palë me gazetarët e dorëhequr dhe jo me partinë
Debati që shpërtheu në Kosovë rreth lajmeve të rreme të prodhuara nga një portal boshnjak dhe më pas të transmetuar nga RTK, ku sulmoheshin mediat në drejtim të gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, kritikë të Albin Kurtit, se financohen nga Beogradi, ka sjellë reagime të shumta në Kosovë
-
VIDEO
Tiranë/ Marshim nga sheshi Skëndërbej për Egli Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e tij: Kundër gangove me pushtet
Qytetarë të shumtë u mblodhën për të marshuar për Egli Progën, 42 vjeçarin që humbi jetën në Pogradec 9 ditë më parë pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. Ata kërkojnë drejtësi për Eglin dhe vënien përpara përgjegjësisë së autorit.
-
VIDEO
Krujë/ E rëndë, 45 vjeçari gjen vdekjen! U ngjit tek pema e fiqve, por e zuri korrenti!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, teksa një 45 vjeçar u ngjit tek një pemë fiku, por humbi jetën pasi korrenti kishte elektrizuar pemën, dyshohet prej kabujve të firmave të internetit.
-
VIDEO
Lezhë/ Makina godet nga pas autobuzin e linjës Shkodër- Tiranë! Autovetura goditet me pas nga një kamion
Një aksident i cili ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, përgjatë superstrades Shkodër -Lezhë ka shkaktuar bllokim të trafikut.
-
VIDEO
Kodi i ri Zgjedhor në shtator shkon në ‘Kushtetuese’! Partitë e vogla do ‘bashkohen’ në një padi kundër listave
Ndryshimet në Kodin e ri zgjedhor për listat e kandidatëve do të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese në fillim të shtatorit. Partitë e vogla opozitare po përgatisin së bashku një padi për të kundërshtuar në kushtetuese mbylljen e listave në 1/3 e tyre, sikurse PD-PS e miratuan me 106 vota në seancën e fundit parlamentare
-
VIDEO
61-vjeçari ra nga kati i dytë i QSUT! Flet nëna e tij: E pamë që ra! Nuk vuan nga probleme shëndetësore
Një 61-vjeçar nga Burreli, Luan Hima, ra sot nga kati i dytë i QSUT, pasi kishte shkuar me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor.
Në një intervistë për Report Tv, nëna e 61 vjeçarit, tregoi se e panë kur ra nga dritarja e spitalit.
"Ai shkoi për të marr një letër për të firmosur, se e kam pas në orën 12 me vënë një koronare dhe kur e kam parë djalin që ra poshtë, s'di gjë tjetër më. Isha aty dhe e pash ra si parashutë dhe kemi shkuar i kemi dhënë ndihmën e shpejtë me gjithë vajzën time. Mjekët thonë se është mirë, po s'kemi shkuar që ta shohim ende, e kanë futur në operim. Po rridhte shumë gjak dhe ka marr plagë në kokë, po edhe ndonjë thyerje krahu. Nuk e di si nuk më la zemra, sepse erdhi për mua dhe po heq keq për veten e vet. Nuk e pamë se çfarë ishte duke bërë dhe se di pse ka rënë, dhe vetëm kur e pamë po i thërrisja, Luan", tha ajo.
Nëna e tij tha se i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe nuk vuante nga tensioni.
"Jo ishte mirë, kishte ardhur për mua, por se si ishte puna nuk di gjë unë", tha ajo..