-
VIDEO
Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit
Me pjesmarrjen e artistëve të njohur të muzikës, por dhe panaire kulinari, sporte ujore u mbaj mbrëmë festivali i dritave në Shirokë të Shkodrës.
-
VIDEO
‘Siguria detare’, rrezikonin jetën e pushuesve, në 1 javë bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman
Policia ka bllokuar në një javë 32 mjete lundruese nga Ksamili në Koman.
Sipas policisë, mjetet e bllokuara janë 20 jet ski, 7 skafë, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
-
VIDEO
Ankimimi i opozitës për Himarën, KQZ e shqyrton më 21 gusht! BF ankimoi rezultatin, pretendoi parregullsi në zgjedhje
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë. Këto zgjedhje u fituan nga Vangjel Tavo me 1477 vota diferencë ndërsa përfundimi i akimimeve i hap rrugë betimit të tij
-
VIDEO
Vodhën 3 makina, 4 të arrestuar në Durrës! Njërin nga mjetet e morën duke u prezantuar si punonjës parkimi
Katër persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi dyshohet se kanë vjedhur 3 makina, të cilat tashmë janë sekuestruar.
-
VIDEO
Po shkonte të vriste kushëririn e tij, arrestohet 53-vjeçari në Lezhë (EMRI)
Luan Farruku është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka tentuar që të vrasë kushëririn e tij.
'Policia parandalon vrasjen e mundshme, arrestohet 53-vjeçari që kërkonte të vriste kushëririn e tij.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Cousin," nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
-
VIDEO
Policia Rrugore bën bilancin, rreth 24 mijë gjoba gjatë një javë, arrestohen 61 shoferë! Pezullohen 168 leje drejtimi
Policia Rrugore ka vendosur 24 729 gjoba gjatë kësaj jave që lamë pas, në të gjithë vendin.
Në bilancin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, bëhet më dije se shumica e gjobave rreth 7 234 janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave policia ka pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt si edhe janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr i madh në fshatin Labovë, zjarrfikësit me pompa shpine dhe mjete rrethanore
Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në fshatin Labovë, në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të Report Tv, në orën 03:30 minuta një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetes me kontratë u nisën për të ndërhyrë në zjarrin që ndodhej në mal mbi fshatin Labovë.
Me mbërritjen në vendngjarje zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Dukat i Ri në Vlorë, nuk rrezikohen banesa
Një zjarr i përmasave të mëdha ka marrë në pjesën lindore të fshatit Dukat i Ri ne Vlorë. Zjarri ka nisur qe prej orës 2 të mëngjesit dhe vazhdon ende.
Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe punonjes te Zonave të Mbrojtura, por e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të veshtirë malor.
Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara por vetëm për djegie shkurresh
-
VIDEO
'Opa', Ilir Meta hidhet nga shkëmbi, pas akuzave se i kanë bllokuar llogaritë
Ilir Meta u rikthye dy ditë në Tiranë, duke braktisur malet dhe lumenjtë, për të akuzuar Edi Ramën dhe Altin Dumanin se i kanë bllokuar llogaritë bankare të Partisë së Lirisë
-
VIDEO
Afera 'Partizani'/ Berisha vijon të shkelë 'arrestin shtëpiak' pa i hyrë gjemb në këmbë! Në shtëpi pret të pandehur, të dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të thyejë pa i hyrë gjemb në këmbë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ duke pritur në banesë jo vetëm miq e bashkëpunëtorë, por dhe personazhe me dritë hije, apo me probleme penale njësoj si ai.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim i patrullave për menaxhimin e situatës
Policia Rrugore në Elbasan ka reaguar për situatën në Rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku është krijuar radhë e gjatë automjetesh ditën e sotme.
-
VIDEO
Ndezi fishekzjarre gjatë një ditëlindje dhe shkaktoi zjarr, arrestohet i riu në Dhërmi
Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin Leonard Xhameta, 28 vjeç.
28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.